DISA BINDJE TË SHI’ITËVE
Abdullah bin Muhammed  
  numrin e vizitave : 102848  
DISA BINDJE TË SHI’ITËVE
     DISA BINDJE TË SHI’ITËVE
     PËLQIMI I DIJETARIT TË NDERUAR, ABDULAZIZ BIN ABDULLAH BIN BAZ
     PARATHËNIE
     KUSH JANË RAFIDITËT? KUR ËSHTË PARAQITUR SEKTI I RAFIDITËVE?
     PSE JANË QUAJTUR SHI’ITËT ME EMRIN RAFIDITË?
     NË SA GRUPE NDAHEN RAFIDITËT?
     ÇFARË ËSHTË BESIMI “EL-BEDA” I RAFIDITËVE?
     BESIMI I I RAFIDITËVE ÇFARË ËSHTË BESIMI I RAFIDITËVE NË CILËSITË E ALLAHUT?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NDAJ KUR’ANIT, I CILI GJENDET NË DUART TONA, DHE PËR TË CILIN ALLAHU KA PREMTUAR SE DO TA RUAJË?
     ÇFARË ËSHTË BESIMI I RAFIDITËVE NË SAHABËT E TË TË DËRGUARIT (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!)?
     ÇFARË JANË PIKAT E PËRGJASIMIT NË MES TË ÇIFUTËVE DHE RAFIDITËVE?
     ÇFARË ËSHTË BESIMI I RAFIDITËVE NË IMAMË?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA “ER-REXH’A” NË TË CILËN BESOJNË RAFIDITËT?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA “ET-TUKJJETU” TEK RAFIDITËT?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA “ET TINETU”, NË TË CILËN BESOJNË RAFIDITËT?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NDAJ EHLU SUNETIT?
     ÇFARË ËSHTË BESIMI I RAFIDITËVE NË “MUT’AH” DHE ÇFARË VLERE KA TEK ATA?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NË NEXHEF DHE NË QERBELA DHE ÇFARË ËSHTË VLERA E VIZITËS SË TYRE (SIPAS TYRE)?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NDAJ DITËS SË ASHUREVE DHE ÇFARË VLERE KA TEK ATA?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NË “EL-BEJ’A” (BESËLIDHJE)?
     ÇFARË JANË PIKAT E DALLIMIT MES SHI’ITËVE RAFIDITË DHE EHLU SUNETIT?
     ÇFARË ËSHTË VENDIMI I AFRIMIT MES EHLU SUNETIT MONOTEISTË DHE RAFIDITËVE POLITEISTË?
     ÇFARË JANË MENDIMET E DIJETARËVE TË MËHERSHËM E TË MËVONSHËM NDAJ RAFIDITËVE?
     TRILLIMET E RAFIDITËVE NË TEKSTE SUREJA VILAJE E SHPIKUR
     PLLAKA (LEVH) E FATIMES E SHPIKUR
     DUAJA E DY IDHUJVE TË KUREJSHËVE
     PASTHËNIE
     BIBLIOGRAFIA
     WEB-FAQE TË RËNDËSISHME
 
NË SA GRUPE NDAHEN RAFIDITËT?

Në librin “Dairetu el-Mearif” (Enciklopedia e dijeve) thuhet: “Janë paraqitur grupe e nëngrupe të shi’itëve më shumë se 73 grupet e njohura.”[1]

Madje rafiditi Mejr Bakir ed-Damad[2] thotë se, të gjitha grupet e përmendura në hadith, (hadithi se do të përçahet Ume­ti në 73 grupe,[3] janë grupe të shi’itëve, e grupi i shpëtuar e fitimtar prej tyre janë imamitët.[4]

El-Makrizi[5] përmend se numri i grupeve të tyre arrin në 300.[6]

Esh-Shehristani thotë: “Rafiditët ndahen në pesë grupe: Kej­sa­nitët, Zejditët, Imamitët, Galitët dhe Ismailitët.[7]

El-Bagdadi thotë: “Rafiditët pas kohës së Aliut (Allahu qoftë i kënaqur me të!) janë katër llojesh: Zejditët, Imamitët, Kejsanitët dhe Gulatët.”[8] Duke e pasur parasysh se zejditët nuk janë prej rafiditëve me përjashtim të xharuditëve.

 



[1] ”Dairetu el-mearif”, 4/67.

[2] Ai është Muhammed Bakir bin Muhammed el-Istirabadi, i njohur si el-Mejr ed-Damad. Ka vdekur në vitin 1041. Shiko biografinë e tij në librin “El-Kuna ve el-Elkab” të autorit Abbas el-Kumi, 2/226. Ai është një prej dijetarëve të mëdhenj të shi’itëve.

[3] Transmetohet hadithi nga Muavije bin Ebu Sufjan, i cili thotë: I Dër­guari i Allahut (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!) ishte në mesin tonë dhe tha: “Ata që ishin para jush, Ehlu Kitabi (çifutët dhe të krishterët), janë përçarë në 72 grupe, ndërsa ky popull do të përçahet në 73 grupe. 72 janë në zjarr, e një në xhenet, e ai është xhema’ah.” Ndërsa në hadithin nga Enesi thuhet: Nga i Dërguari (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!), i cili ka thënë: “Beni israilët janë përçarë në 71 grupe, kurse Umeti im do të përçahet në 72 grupe. Të gjithë janë në zjarr, përveç një grupi, e ai është xhema’ah.” Xhema’ah janë muslimanët e bashkuar në Kur’an dhe Sunet. Hadithi është përcjellur te ne me disa transmetime. Dijetarët për këtë hadith kanë këto qëndrime:

a. Disa e kanë bërë të dobët (daif), dhe nuk bën të argumentohet me të, si Ibën Hazmi.

b. Disa e lejojnë argumentimin me të duke i pasur parasysh rrugët e shumta të transmetimit të tij dhe numrin e sahabëve që e transmetuan kuptimin e këtij hadithi nga i Dërguari (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!).

c. Disa u përpoqën që në pajtim me hadithin t’i numërojnë grupet e gjendura, si el-Bagdadi e të tjerë. Shejhul Islam Ibën Tejmije kur flet për sektet për këtë hadith thotë: “Hadithi i përçarjes në 72 grupe nuk është në dy Sahihat (Buhari e Muslim), disa prej dijetarëve e llogaritin të dobët (daif) si Ibën Hazmi e të tjerë, disa e llogaritin të mirë (hasen), e disa e llogaritin të vërtetë (sahih) si el-Hakim e të tjerë. E trans­me­tojnë autorët e Suneneve (Ebu Davudi, Tirmidhiu, Nesaiu dhe Ibën Ma­­xhe) me shumë rrugë transmetimi.” Ndërsa, në “Mexhmu’ el-Fatava” thotë “Hadithi është i vërtetë (sahih), i njohur në Sunene dhe Mus­­nede, si Suneni i Ebu Davudit, Suneni i Tirmidhiut, Suneni i Nesaiut” (sh.p.).

[4] Imamitët është emër tjetër për ithna-asheritët, marrë nga fjala imam. Janë quajtur me këtë emër për shkak të angazhimit të tyre rreth imamatit si­kur që shihet në veprat e tyre, apo për shkak të bindjes së tyre se Pej­gam­beri alejhi selam e ka caktuar imamatin vetëm për Aliun dhe pasardhësit e tij, apo për shkak të pritjes së tyre të imamit të fshehur, sipas bindjes së tyre (sh.p.).

[5] Dijetar islam (sh.p.).

[6] El-Makrizi në “El-hitat”, 2/351.

[7] “El-milel ve en-nihal” - Esh-Shehristani, fq. 147.

[8] “El-ferku bejne el-firek” - El-Bagdadi, fq.41.


 
Retour a la page principale
قسم الأخـبـار :: الدفاع عن السنة