DISA BINDJE TË SHI’ITËVE
Abdullah bin Muhammed  
  numrin e vizitave : 103215  
DISA BINDJE TË SHI’ITËVE
     DISA BINDJE TË SHI’ITËVE
     PËLQIMI I DIJETARIT TË NDERUAR, ABDULAZIZ BIN ABDULLAH BIN BAZ
     PARATHËNIE
     KUSH JANË RAFIDITËT? KUR ËSHTË PARAQITUR SEKTI I RAFIDITËVE?
     PSE JANË QUAJTUR SHI’ITËT ME EMRIN RAFIDITË?
     NË SA GRUPE NDAHEN RAFIDITËT?
     ÇFARË ËSHTË BESIMI “EL-BEDA” I RAFIDITËVE?
     BESIMI I I RAFIDITËVE ÇFARË ËSHTË BESIMI I RAFIDITËVE NË CILËSITË E ALLAHUT?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NDAJ KUR’ANIT, I CILI GJENDET NË DUART TONA, DHE PËR TË CILIN ALLAHU KA PREMTUAR SE DO TA RUAJË?
     ÇFARË ËSHTË BESIMI I RAFIDITËVE NË SAHABËT E TË TË DËRGUARIT (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!)?
     ÇFARË JANË PIKAT E PËRGJASIMIT NË MES TË ÇIFUTËVE DHE RAFIDITËVE?
     ÇFARË ËSHTË BESIMI I RAFIDITËVE NË IMAMË?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA “ER-REXH’A” NË TË CILËN BESOJNË RAFIDITËT?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA “ET-TUKJJETU” TEK RAFIDITËT?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA “ET TINETU”, NË TË CILËN BESOJNË RAFIDITËT?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NDAJ EHLU SUNETIT?
     ÇFARË ËSHTË BESIMI I RAFIDITËVE NË “MUT’AH” DHE ÇFARË VLERE KA TEK ATA?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NË NEXHEF DHE NË QERBELA DHE ÇFARË ËSHTË VLERA E VIZITËS SË TYRE (SIPAS TYRE)?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NDAJ DITËS SË ASHUREVE DHE ÇFARË VLERE KA TEK ATA?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NË “EL-BEJ’A” (BESËLIDHJE)?
     ÇFARË JANË PIKAT E DALLIMIT MES SHI’ITËVE RAFIDITË DHE EHLU SUNETIT?
     ÇFARË ËSHTË VENDIMI I AFRIMIT MES EHLU SUNETIT MONOTEISTË DHE RAFIDITËVE POLITEISTË?
     ÇFARË JANË MENDIMET E DIJETARËVE TË MËHERSHËM E TË MËVONSHËM NDAJ RAFIDITËVE?
     TRILLIMET E RAFIDITËVE NË TEKSTE SUREJA VILAJE E SHPIKUR
     PLLAKA (LEVH) E FATIMES E SHPIKUR
     DUAJA E DY IDHUJVE TË KUREJSHËVE
     PASTHËNIE
     BIBLIOGRAFIA
     WEB-FAQE TË RËNDËSISHME
 
PSE JANË QUAJTUR SHI’ITËT ME EMRIN RAFIDITË?

Dijetari i shi’itëve el-Mexhlisij e përmend këtë emër në librin e tij “El-Bihar” dhe thotë: Kapitulli “Fadlu er-Rafidati ue Med’h et-Tesmijjeti biha” - (Vlera e rafiditëve dhe mburrja e emër­timit me të), pastaj përmend nga Sulejman el-A’mesh, i cili ka thënë:

Hyra te Ebu Abdullah Xhafer bin Muhammed dhe i thashë: U flijofsha për ty! Njerëzit po na quajnë rafiditë, çka do me thënë rafiditë (revafid)? Ai tha: Vallahi ata nuk u kanë quajtur juve me këtë emërtim, por Allahu ju përmend me këtë emër në Tevrat dhe në Inxhil përmes gjuhës së Musait dhe Isait.[1]

Thuhet të jenë quajtur rafiditë, ngase kur ata erdhën te Zejdi i biri i Aliut, birit të Husejnit i thanë: Largohu nga Ebu Bek­ri e Umeri, në mënyrë që të jemi me ty. Ai u është për­gje­gjur: Ata janë shokë të gjyshit tim, përkundrazi unë i pasoj ata dy dhe i dua. E ata i thanë: Atëherë të refuzojmë, dhe për këtë u quajtën rafiditë, e ata që u pajtuan me atë (Zejdin) e i dhanë besën u quajtën zejditë.[2]

Thuhet të jenë quajtur rafiditë, ngase e refuzuan imamatin (udhëheqjen) e Ebu Bekrit dhe Umerit.[3]

Ndër të tjera, thuhet të jenë quajtur me këtë emër, ngase e refuzuan fenë.[4]

 



[1] Shiko: “Bihar el-Envar” - El-Mexhlisij, 65/97, (ky është një prej librave bazë të tyre në kohën e tashme).

[2] “Et-Ta’likatu ala Metni lum’at el-I’tikadi” - Abdullah el-Xhibrin, fq.108.

[3] Shiko në fusnotë: ”Hamish mekalat el-islamijjin” - Muhjiddin Abdul­hamid, 1/89.

[4] “Mekalat el-Islamijjin”, 1/ 89.


 

 
Retour a la page principale
قسم الأخـبـار :: الدفاع عن السنة