DISA BINDJE TË SHI’ITËVE
Abdullah bin Muhammed  
  numrin e vizitave : 100751  
DISA BINDJE TË SHI’ITËVE
     DISA BINDJE TË SHI’ITËVE
     PËLQIMI I DIJETARIT TË NDERUAR, ABDULAZIZ BIN ABDULLAH BIN BAZ
     PARATHËNIE
     KUSH JANË RAFIDITËT? KUR ËSHTË PARAQITUR SEKTI I RAFIDITËVE?
     PSE JANË QUAJTUR SHI’ITËT ME EMRIN RAFIDITË?
     NË SA GRUPE NDAHEN RAFIDITËT?
     ÇFARË ËSHTË BESIMI “EL-BEDA” I RAFIDITËVE?
     BESIMI I I RAFIDITËVE ÇFARË ËSHTË BESIMI I RAFIDITËVE NË CILËSITË E ALLAHUT?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NDAJ KUR’ANIT, I CILI GJENDET NË DUART TONA, DHE PËR TË CILIN ALLAHU KA PREMTUAR SE DO TA RUAJË?
     ÇFARË ËSHTË BESIMI I RAFIDITËVE NË SAHABËT E TË TË DËRGUARIT (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!)?
     ÇFARË JANË PIKAT E PËRGJASIMIT NË MES TË ÇIFUTËVE DHE RAFIDITËVE?
     ÇFARË ËSHTË BESIMI I RAFIDITËVE NË IMAMË?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA “ER-REXH’A” NË TË CILËN BESOJNË RAFIDITËT?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA “ET-TUKJJETU” TEK RAFIDITËT?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA “ET TINETU”, NË TË CILËN BESOJNË RAFIDITËT?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NDAJ EHLU SUNETIT?
     ÇFARË ËSHTË BESIMI I RAFIDITËVE NË “MUT’AH” DHE ÇFARË VLERE KA TEK ATA?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NË NEXHEF DHE NË QERBELA DHE ÇFARË ËSHTË VLERA E VIZITËS SË TYRE (SIPAS TYRE)?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NDAJ DITËS SË ASHUREVE DHE ÇFARË VLERE KA TEK ATA?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NË “EL-BEJ’A” (BESËLIDHJE)?
     ÇFARË JANË PIKAT E DALLIMIT MES SHI’ITËVE RAFIDITË DHE EHLU SUNETIT?
     ÇFARË ËSHTË VENDIMI I AFRIMIT MES EHLU SUNETIT MONOTEISTË DHE RAFIDITËVE POLITEISTË?
     ÇFARË JANË MENDIMET E DIJETARËVE TË MËHERSHËM E TË MËVONSHËM NDAJ RAFIDITËVE?
     TRILLIMET E RAFIDITËVE NË TEKSTE SUREJA VILAJE E SHPIKUR
     PLLAKA (LEVH) E FATIMES E SHPIKUR
     DUAJA E DY IDHUJVE TË KUREJSHËVE
     PASTHËNIE
     BIBLIOGRAFIA
     WEB-FAQE TË RËNDËSISHME
 
PARATHËNIE

Falënderimi i takon vetëm Allahut, paqja dhe shpëtimi qof­shin mbi të Dërguarin e Allahut, familjen dhe shokët e tij.

Shkak i shkrimit të këtij libri është fakti se, kohëve të fun­dit është vërejtur shtimi i aktiviteteve të rafiditëve[1] (shi’i­tëve)[2] për thirrjen në ideologjinë e tyre në nivel të Botës Islame, si dhe rreziku që i kanoset Fesë Islame nga ky sekt shkatërrues, dhe pakujdesia e mosnjohja e shumë muslimanëve për rre­zi­kun e këtij sekti. Si dhe çfarë përmban besimi i tyre, idhujtari (shirk), sulm ndaj Kur’anit Fisnik dhe ndaj sahabëve radi­Allahu anhum,[3] teprimit në imamë (guluv),[4] vendosa ta shkruaj këtë libër dhe të përgjigjem në shumë problematika që gjenden në këtë çështje në formë të shkurtër, duke e pasuar shejhun tonë, dijetarin Abdullah bin Abdurrahman el-Xhibrin në librin e tij “Et-Ta’likatu ala Metni Lum’ati el-I’tikad.”

Kam bartur citate e fragmente nga librat e njohur të rafi­di­tëve, si dhe nga librat e Ehlu Sunetit nga imamët e mëhershëm dhe të mëvonshëm, të cilët u ngritën kundër tyre duke e sqa­ruar besimin e tyre të prishur të bazuar në idhujtari (shirk), tep­rim (guluv), gënjeshtra, sharje, ofendim, sulm dhe njollosje.

Jam përpjekur që në këtë libër të shkurtër e modeste t’i gjykoj shi’itët në bazë të librave e veprave të tyre, në të cilat ata mbështeten, siç ka thënë dijetari Ibrahim bin Sulejman el-Xhebhan: “Të gjykoj ty o shi’it nga goja jote.”

Në fund e lus Zotin e Lartmadhërishëm që të gjithë të kenë dobi nga ky libër, siç thotë i Lartësuari:

“Në të gjitha këto, për atë që ka mendje të shëndoshë dhe që i ka vënë veshin me vëmendje, ka argumente.”[5] [6]

I falënderoj të gjithë ata që kontribuan në nxjerrjen e këtij libri, dhe lus Allahun që t’i shpërblejë me të mira për punën e tyre. Allahu është më i Dijshmi dhe Paqja e Mëshira e Allahut qofshin mbi të Dërguarin tonë - Muhammedin (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem),[7] familjen dhe shokët e tij!

 

 

Abdullah bin Muhammed

 



[1] Rafiditët është fjalë arabe, që në kuptimin etimologjik do të thotë: lënie, refuzim. Gjuhëtarët e definojnë këtë fjalë duke e ilustruar me shembull: Rafiditët janë ushtarët, të cilët e lënë komandantin e tyre. Ndërsa, për kup­timin terminologjik dijetarët kanë dhënë definicionin e tyre duke thënë: Rafiditët është emër për grupin, i cili disponon me qëndrime, mendime dhe ideologji fetare, të cilët e mohojnë kalifatin e Ebu Bekrit, Umerit e të shu­më sahabëve. Ata pretendojnë se kalifati i takon vetëm Aliut dhe pa­sardhësve të tij me tekst nga Pejgamberi (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe kalifati i të tjerëve është jolegjitim (sh.p.).

[2] Shi’itët: Kjo fjalë është përgjithësuar në kuptimin etimologjik dhe i ka kë­to kuptime: pasues, përkrahës, ithtar, ndjekës dhe rreth i ngushtë. Ndër­sa, në kuptimin terminologjik, shi’itët është emër për ata, të cilët e llo­ga­ri­tin Aliun para Hulefau Rashidinëve (Ebu Bekrit, Umerit e Uth­manit) (Alla­hu qoftë i kënaqur me ta!), dhe pretendojnë se vetëm Ehlu Bejti e meritojnë kalifatin. Çdo kalifat tjetër përveç tyre është jolegjitim dhe pa të drejtë (sh.p.).

[3] Kjo lutje bëhet për sahabët, ka kuptimin: “Kënaqësia e Allahut qoftë mbi ta!” Tash e tutje këtë lutje do ta përdorim në origjinal (sh.p.).

[4] Guluv: Është fjalë arabe, ka kuptimin teprim. Këtu është për qëllim tep­rimi i shi’itëve që e bëjnë ndaj imamëve të tyre duke i ngritur aq lartë sa që shumë gjëra që i pretendojnë për ta janë të pamundshme, apo janë en­kas vetëm për Allahun subhanehu ve teala. Thonë: Imamët janë të mbroj­tur nga gabimet, të shtyrë nga kjo bindje i ngritën imamët më lartë se sa pej­gamberët e Allahut. Po ashtu thonë: Imamët e dinë të fshehtën, një pje­së e Allahut zuri vend në ta, përsosmëria është cilësi e tyre. Më në fund thonë: Ata janë depo e dijes së Allahut, ndërmjetës të çështjes së Allahut, janë të pagabueshëm, është urdhëruar që patjetër duhet të pasohen e kurrsesi të kundërshtohen. Vazhdojnë të thonë: Ata janë argument i qartë i Allahut në qiej dhe në tokë, e dinë kadan dhe kaderin (caktimin dhe vendi­min e Allahut), dhe tërë këtë e trashëgojnë njëri pas tjetrit fshehtas. (sh.p.)

[5] Kaf, 37 .

[6] Përkthimet e ajeteve kur’anore janë marrë nga “Kur’an-i Përkthim me komentim në gjuhën shqipe” të Sherif Ahmetit.

[7] Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: Kjo thënie ka kuptimin: Lavdërimi dhe shpë­timi i Allahut qoftë mbi të! Duhet thënë sa herë që të përmendet i Dërguari i Allahut, në të folur dhe në të shkruar, që njëherit është edhe ur­dhër i Allahut në Kur’an ku thotë: “Është e vërtetë se Allahu dhe engjëjt e Tij me madhërim e mëshirojnë të Dërguarin. O ju që keni besuar, ma­dhë­rojeni pra atë (duke rënë salavatë) dhe përshëndeteni me selam.” (Ahzab, 56). Tash e tutje do ta përdorim në shqip. (sh.p.)

 
Retour a la page principale
قسم الأخـبـار :: الدفاع عن السنة