DISA BINDJE TË SHI’ITËVE
Abdullah bin Muhammed  
  numrin e vizitave : 101622  
DISA BINDJE TË SHI’ITËVE
     DISA BINDJE TË SHI’ITËVE
     PËLQIMI I DIJETARIT TË NDERUAR, ABDULAZIZ BIN ABDULLAH BIN BAZ
     PARATHËNIE
     KUSH JANË RAFIDITËT? KUR ËSHTË PARAQITUR SEKTI I RAFIDITËVE?
     PSE JANË QUAJTUR SHI’ITËT ME EMRIN RAFIDITË?
     NË SA GRUPE NDAHEN RAFIDITËT?
     ÇFARË ËSHTË BESIMI “EL-BEDA” I RAFIDITËVE?
     BESIMI I I RAFIDITËVE ÇFARË ËSHTË BESIMI I RAFIDITËVE NË CILËSITË E ALLAHUT?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NDAJ KUR’ANIT, I CILI GJENDET NË DUART TONA, DHE PËR TË CILIN ALLAHU KA PREMTUAR SE DO TA RUAJË?
     ÇFARË ËSHTË BESIMI I RAFIDITËVE NË SAHABËT E TË TË DËRGUARIT (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!)?
     ÇFARË JANË PIKAT E PËRGJASIMIT NË MES TË ÇIFUTËVE DHE RAFIDITËVE?
     ÇFARË ËSHTË BESIMI I RAFIDITËVE NË IMAMË?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA “ER-REXH’A” NË TË CILËN BESOJNË RAFIDITËT?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA “ET-TUKJJETU” TEK RAFIDITËT?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA “ET TINETU”, NË TË CILËN BESOJNË RAFIDITËT?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NDAJ EHLU SUNETIT?
     ÇFARË ËSHTË BESIMI I RAFIDITËVE NË “MUT’AH” DHE ÇFARË VLERE KA TEK ATA?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NË NEXHEF DHE NË QERBELA DHE ÇFARË ËSHTË VLERA E VIZITËS SË TYRE (SIPAS TYRE)?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NDAJ DITËS SË ASHUREVE DHE ÇFARË VLERE KA TEK ATA?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NË “EL-BEJ’A” (BESËLIDHJE)?
     ÇFARË JANË PIKAT E DALLIMIT MES SHI’ITËVE RAFIDITË DHE EHLU SUNETIT?
     ÇFARË ËSHTË VENDIMI I AFRIMIT MES EHLU SUNETIT MONOTEISTË DHE RAFIDITËVE POLITEISTË?
     ÇFARË JANË MENDIMET E DIJETARËVE TË MËHERSHËM E TË MËVONSHËM NDAJ RAFIDITËVE?
     TRILLIMET E RAFIDITËVE NË TEKSTE SUREJA VILAJE E SHPIKUR
     PLLAKA (LEVH) E FATIMES E SHPIKUR
     DUAJA E DY IDHUJVE TË KUREJSHËVE
     PASTHËNIE
     BIBLIOGRAFIA
     WEB-FAQE TË RËNDËSISHME
 
ÇFARË ËSHTË BINDJA “ET-TUKJJETU” TEK RAFIDITËT?

Termin “tukje” na e bën të njohur njëri prej dijetarëve të tyre bashkëkohorë duke thënë: “Tukje është të flasësh apo të pu­nosh në të kundërtën e asaj që beson, për të larguar dëmin nga vetja, apo nga pasuria jote, ose që ta ruash nderin tënd.”[1]

Madje, supozojnë se i Dërguari i Allahut (Lavdërimi dhe shpë­timi i Allahut qofshin mbi të!) e ka bërë këtë me rastin e vdekjes së Abdullah bin Ebu Ubejje Selul, koka e hipokritëve, kur erdhi për lutje ndajs tij, Umeri i tha: A nuk të ka ndaluar Allahu nga kjo? (d.m.th. të ngritesh mbi varrin e këtij munafiku). Ia ktheu i Dërguari i Allahut (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!) du­ke thënë: Po ku e di ti se çfarë thashë? Unë thashë: O Zot, di­gje flakë me zjarr, mbushja varrin zjarr dhe dërgoje në zjarr![2]

Vëlla musliman, shiko se si ia veshin Pejgamberit alejhi se­lam gënjeshtrat!? A është e logjikshme që shokët e të Dër­gua­rit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!) të luten e kër­koj­në mëshirë për këtë, kur vetë i Dërguari e ka mallkuar atë!?

El-Kulejni citon në “Usul el-Kafi”: “Ka thënë Ebu Abdu­lla­hu: “O Ebu Umer, me të vërtetë 9/10 e fesë janë në tukje, nuk ka fe ai, i cili nuk ka tukje, tukja është në çdo send me përjashtim të verës dhe të mes’hut (fërkimit) mbi meste.”

El-Kulejni transmeton nga Ebu Abdullahu edhe këtë, i cili thotë: “Keni frikë ndaj fesë suaj dhe mbrojeni atë me tukje, sepse nuk ka iman ai, i cili nuk ka tukje.”[3]

Madje, gjendja e tyre ka shkuar aq larg sa dhe e lejojnë be­ti­min në diçka tjetër përveç Allahut, duke vepruar sipas pa­ri­mit të tukjes, Allahu na ruajtë!!

El-Hurr el-Amilij përmend në librin e tij “Uesail esh-Shia­ti” në transmetimin nga Ebu Bukejr, e ky nga Zurarete, nga Xhaferi alejhi selam, i cili ka thënë: “I thashë atij: Ne kalojmë pranë këtyre njerëzve dhe na kërkojnë të betohemi për pasu­ritë tona se a kemi paguar zekatin e tyre. Ai tha: O Zurarete! Nëse frikësohesh, betohu për ta në çfarë ata dëshirojnë. I tha­shë: U flijofsha për ty, a edhe në shkurorëzim dhe lirim me shpërblesë? Ai tha: Me çfarë ata dëshirojnë.”

Transmetohet nga Sema’ate nga Ebu Abdullahu alejhi se­lam, i cili ka thënë: “Nëse njeriu betohet, sipas tukjes, nuk i bën dëm atij nëse për këtë ka qenë i detyruar.”[4]

Rafiditët tukjen e shohin si farz (obligim), pa të cilën nuk ka fe dhe mbi të cilën e ndërtojnë ideologjinë e tyre. I mësojnë ba­zat e saj fshehtas dhe haptas, dhe veprojnë me të, e sidomos kur përballen me kushte e situata të vështira.

Pra, o ju muslimanë, keni kujdes nga rafiditët!!!

 



[1] “Esh-Shiatu fi el-Mizan” - Muhammed Xhevad Mugnije, fq. 48.

[2] “Furu’ el-Kafi”, në kapitullin (Kitab el-Xhenaiz), fq. 188.

[3] “Usul el-Kafi”, fq. 482-483.

[4] “Uesail esh-Shiati” – El-Hurr el-Amilij, 16/136-137.


 

 
Retour a la page principale
قسم الأخـبـار :: الدفاع عن السنة