DISA BINDJE TË SHI’ITËVE
Abdullah bin Muhammed  
  numrin e vizitave : 69661  
DISA BINDJE TË SHI’ITËVE
     DISA BINDJE TË SHI’ITËVE
     PËLQIMI I DIJETARIT TË NDERUAR, ABDULAZIZ BIN ABDULLAH BIN BAZ
     PARATHËNIE
     KUSH JANË RAFIDITËT? KUR ËSHTË PARAQITUR SEKTI I RAFIDITËVE?
     PSE JANË QUAJTUR SHI’ITËT ME EMRIN RAFIDITË?
     NË SA GRUPE NDAHEN RAFIDITËT?
     ÇFARË ËSHTË BESIMI “EL-BEDA” I RAFIDITËVE?
     BESIMI I I RAFIDITËVE ÇFARË ËSHTË BESIMI I RAFIDITËVE NË CILËSITË E ALLAHUT?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NDAJ KUR’ANIT, I CILI GJENDET NË DUART TONA, DHE PËR TË CILIN ALLAHU KA PREMTUAR SE DO TA RUAJË?
     ÇFARË ËSHTË BESIMI I RAFIDITËVE NË SAHABËT E TË TË DËRGUARIT (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!)?
     ÇFARË JANË PIKAT E PËRGJASIMIT NË MES TË ÇIFUTËVE DHE RAFIDITËVE?
     ÇFARË ËSHTË BESIMI I RAFIDITËVE NË IMAMË?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA “ER-REXH’A” NË TË CILËN BESOJNË RAFIDITËT?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA “ET-TUKJJETU” TEK RAFIDITËT?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA “ET TINETU”, NË TË CILËN BESOJNË RAFIDITËT?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NDAJ EHLU SUNETIT?
     ÇFARË ËSHTË BESIMI I RAFIDITËVE NË “MUT’AH” DHE ÇFARË VLERE KA TEK ATA?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NË NEXHEF DHE NË QERBELA DHE ÇFARË ËSHTË VLERA E VIZITËS SË TYRE (SIPAS TYRE)?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NDAJ DITËS SË ASHUREVE DHE ÇFARË VLERE KA TEK ATA?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NË “EL-BEJ’A” (BESËLIDHJE)?
     ÇFARË JANË PIKAT E DALLIMIT MES SHI’ITËVE RAFIDITË DHE EHLU SUNETIT?
     ÇFARË ËSHTË VENDIMI I AFRIMIT MES EHLU SUNETIT MONOTEISTË DHE RAFIDITËVE POLITEISTË?
     ÇFARË JANË MENDIMET E DIJETARËVE TË MËHERSHËM E TË MËVONSHËM NDAJ RAFIDITËVE?
     TRILLIMET E RAFIDITËVE NË TEKSTE SUREJA VILAJE E SHPIKUR
     PLLAKA (LEVH) E FATIMES E SHPIKUR
     DUAJA E DY IDHUJVE TË KUREJSHËVE
     PASTHËNIE
     BIBLIOGRAFIA
     WEB-FAQE TË RËNDËSISHME
 
ÇFARË ËSHTË BESIMI I RAFIDITËVE NË SAHABËT E TË TË DËRGUARIT (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!)?

Besimi i rafiditëve ndërtohet në sharjen, fyerjen dhe nxjerrjen e sahabëve (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) nga feja.

El-Kulejni e cek në “Furu’ el-Kafi” nga Xhaferi alejhi se­lam: “Të gjithë njerëzit ishin dezertorë e renegatë (janë lar­gu­ar nga feja) pas Pejgamberit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!), përveç tre personave. I thashë: Kush janë këta tre? Tha: el-Mikdad bin el-Esved, Ebu Dherr el-Gafari dhe Selman el-Farisi.”[1]

El-Mexhlisij e përmend në “Bihar el-Envar” se një shërbë­tor i Ali bin el-Husejnit ka thënë: Isha me të (Ali bin el-Hu­sejn) alejhi selam në disa raste në ndejat e tij. I thashë: “Më ke borxh, përveç nëse më tregon për këta dy njerëz: Ebu Bekrin dhe Umerin?

Ai tha: Ata, të dy janë kafirë (jobesimtarë), edhe ai që i do këta dy është kafir.” Transmetohet nga Ebu Hamza eth-The­ma­lij se e ka pyetur Ali bin el-Husejn për ata dy, dhe i është përgjigjur: “Ata, të dy janë kafirë (jobesimtarë), edhe ai që i do këta dy, apo i pason, është kafir.”[2]

Në tefsirin e el-Kumit tek fjala e Allahut: “... e ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna.”[3] thonë: imoraliteti (el-fahshau) është Ebu Bekri, e neveritura (el-munker) është Umeri, ndërsa dhuna (el-bag’ju) është Uthmani.[4]

El-Mexhlisij përmend në “Bihar el-Envar” dhe thotë: Infor­ma­­cionet dhe argumentet që tregojnë për kufrin e Ebu Bekrit dhe Umerit, dhe të ngjashëm me ta, shpërblimi për mallikimin e tyre dhe distancimi nga ata dhe përmbajtja heretike e tyre, janë të shumta, sa nuk mund të përmend në këtë vëllim të lib­rit, apo edhe në disa vëllime. Por kjo që kemi sjellur është e mjaftueshme për atë që dëshiron Allahu ta udhëzojë në rrugën e drejtë.[5]

Madje, el-Mexhlisj përmend në “Bihar el-Envar” disa tran­s­me­time që citojnë se Ebu Bekri, Umeri, Uthmani dhe Mua­vije (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), që të gjithë do të jenë në tabute (arkivole) të zjarrit. Allahu na ruajtë.[6]

Në librin e tyre “Ihkak el-Hakk” të el-Mer’ashij[7] thonë: “O Zot, ke mëshirë ndaj Muhammedit dhe ndaj familjes së tij, mallkoji dy idhujt e kurejshëve, dy tiranët, dy djajtë e tyre dhe dy bijat e tyre... etj..[8] Me këtë kanë për qëllim Ebu Bekrin, Umerin, Aishen dhe Hafsen (Allahu qoftë i kënaqur me ta!).

El-Mexhlisij përmend në letrën e tij, të quajtur “El-Akaid” dhe thotë: Prej gjërave të domosdoshme që llogariten në fenë e imamitëve është lejimi i mut’ah[9], haxhi temetu’u[10] dhe dis­tan­cimi nga treshja (Ebu Bekri, Umeri dhe Uthmani), nga Mua­vije, nga Jezid bin Muavije dhe nga secili që e luftoi emi­rin e besimtarëve (Aliun).[11]

Në Ditën e Ashureve e marrin një qen, e emërtojnë me em­rin Umer, pastaj i vërsulen duke e goditur me shkop dhe gjuaj­­tur me gurë derisa të ngordhë. Pastaj e marrin një edh apo një qengj të sapolindur, e emërtojnë me emrin Aishe, fi­lloj­në t’ia heqin qimet, pastaj i vërsulën duke e goditur me kë­pu­cë derisa të ngordhë.[12] Po ashtu, ata e festojnë edhe ditën, në të cilën u vra Umer el-Faruk bin Hattab, ndërsa vrasësin e tij Ebu Lu’lu’ el-Mexhusi e quajnë Hero i Fesë.[13]

Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë sahabët dhe me nënat e besimtarëve!

Shiko vëlla musliman, sa i keq dhe ziliqar është ky grup i lar­guar nga feja. Çfarë thonë për më të mirët e njerëzimit, pas pejgamberëve alejhimu selam, të cilët i ka lavdëruar Allahu dhe i Dërguari i Tij, dhe i tërë Umeti janë të pajtimit për drej­tësinë dhe vlerën e tyre, sa dhe historia, ngjarjet dhe gjërat e njohura domosdomërisht dëshmuan për mirësinë, kontri­bu­tin dhe angazhimin e tyre në Islam.

 



[1] “Furu’ el-Kafi” - el-Kulejni, fq.115.

[2] “Bihar el-Envar” – el-Mexhlisij, 69/137-138, këtu duhet të merret pa­ra­sysh se Ali bin el-Husejn dhe Ehlu Bejti janë të pastër dhe larg nga tërë kë­to që ua shpifën atyre rafiditët. Allahu i vraftë kudo qofshin, për shpifjet që i bëjnë!

[3] Nahl, 90.

[4] “Tefsir el-Kumi”, 1/390.

[5] “Bihar el-Envar” - el-Mexhlisij, 30/230.

[6] “Bihar el-Envar” - el-Mexhlisij, 30/236.

[7] Dijetar i shi’itëve (sh.p.).

[8] “Ihkak el-Hakk”, 1/337. Shiko: Duaja e dy idhujve të kurejshëve, në fund të librit.

[9] Shiko po në këtë libër kapitullin: Çfarë është besimi i rafiditëve në “mut’ah” dhe çfarë vlere ka tek ata? (sh.p.).

[10] Kryerja e haxhit dhe umres në një udhëtim (sh.p.).

[11] “Risaletu el-Akaid” - el-Mexhlisij, fq.58.

[12] “Tebdid edh-Dhalam ue Tenbih en-Nijam” - Ibrahim el-Xhebhan, fq.27.

[13] “El-Kuna ue el-Elkab” - Abbas el-Kumi, 2/55.

 
Retour a la page principale
قسم الأخـبـار :: الدفاع عن السنة