DISA BINDJE TË SHI’ITËVE
Abdullah bin Muhammed  
  numrin e vizitave : 70105  
DISA BINDJE TË SHI’ITËVE
     DISA BINDJE TË SHI’ITËVE
     PËLQIMI I DIJETARIT TË NDERUAR, ABDULAZIZ BIN ABDULLAH BIN BAZ
     PARATHËNIE
     KUSH JANË RAFIDITËT? KUR ËSHTË PARAQITUR SEKTI I RAFIDITËVE?
     PSE JANË QUAJTUR SHI’ITËT ME EMRIN RAFIDITË?
     NË SA GRUPE NDAHEN RAFIDITËT?
     ÇFARË ËSHTË BESIMI “EL-BEDA” I RAFIDITËVE?
     BESIMI I I RAFIDITËVE ÇFARË ËSHTË BESIMI I RAFIDITËVE NË CILËSITË E ALLAHUT?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NDAJ KUR’ANIT, I CILI GJENDET NË DUART TONA, DHE PËR TË CILIN ALLAHU KA PREMTUAR SE DO TA RUAJË?
     ÇFARË ËSHTË BESIMI I RAFIDITËVE NË SAHABËT E TË TË DËRGUARIT (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!)?
     ÇFARË JANË PIKAT E PËRGJASIMIT NË MES TË ÇIFUTËVE DHE RAFIDITËVE?
     ÇFARË ËSHTË BESIMI I RAFIDITËVE NË IMAMË?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA “ER-REXH’A” NË TË CILËN BESOJNË RAFIDITËT?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA “ET-TUKJJETU” TEK RAFIDITËT?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA “ET TINETU”, NË TË CILËN BESOJNË RAFIDITËT?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NDAJ EHLU SUNETIT?
     ÇFARË ËSHTË BESIMI I RAFIDITËVE NË “MUT’AH” DHE ÇFARË VLERE KA TEK ATA?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NË NEXHEF DHE NË QERBELA DHE ÇFARË ËSHTË VLERA E VIZITËS SË TYRE (SIPAS TYRE)?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NDAJ DITËS SË ASHUREVE DHE ÇFARË VLERE KA TEK ATA?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NË “EL-BEJ’A” (BESËLIDHJE)?
     ÇFARË JANË PIKAT E DALLIMIT MES SHI’ITËVE RAFIDITË DHE EHLU SUNETIT?
     ÇFARË ËSHTË VENDIMI I AFRIMIT MES EHLU SUNETIT MONOTEISTË DHE RAFIDITËVE POLITEISTË?
     ÇFARË JANË MENDIMET E DIJETARËVE TË MËHERSHËM E TË MËVONSHËM NDAJ RAFIDITËVE?
     TRILLIMET E RAFIDITËVE NË TEKSTE SUREJA VILAJE E SHPIKUR
     PLLAKA (LEVH) E FATIMES E SHPIKUR
     DUAJA E DY IDHUJVE TË KUREJSHËVE
     PASTHËNIE
     BIBLIOGRAFIA
     WEB-FAQE TË RËNDËSISHME
 
ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NDAJ KUR’ANIT, I CILI GJENDET NË DUART TONA, DHE PËR TË CILIN ALLAHU KA PREMTUAR SE DO TA RUAJË?

Rafiditët, të cilët në kohën tonë quhen shi’itë, thonë se Kur’­ani, i cili gjendet te ne (muslimanët), nuk është Kur’ani, të cilin Allahu i Lartësuar ia zbriti Muhammedit (Lavdërimi dhe shpë­timi i Allahut qofshin mbi të!), por është ndryshuar e ndërruar, është shtuar në të dhe është hequr nga ai.

Shumica e muhadithëve (dijetarë të hadithit) të shi’itëve men­dojnë se në Kur’an janë bërë ndryshime, sikur përmendet nga Nuri et-Tabersi[1] në librin e tij të quajtur “Fasl el-Hitab fi Tahrif Kitab Rabb el-Erbab.”[2]

Muhammed bin Jakub el-Kulejni[3] thotë në “Usul el-Kafi” në kapitullin (Nuk e ka mbledhur askush Kur’anin komplet për­­veç se imamët): ”Nga Xhabiri, i cili thotë: E kam dëgjuar Ebu Xhaferin duke thënë: Ai, i cili thotë se e ka mbledhur Kur’­anin komplet, ashtu si e ka zbritur Allahu, është gënjesh­tar, sepse askush nuk e ka mbledhur dhe ruajtur Kur’anin ashtu si ka zbritur nga Allahu përveç Ali bin Ebu Talibit dhe imamët që ishin pas tij.”[4]

Transmetohet nga Xhabiri, e ky transmeton nga Ebu Xha­fe­ri alejhi selam, i cili ka thënë:

“Askush nuk mund të pretendojë se e ka tërë Kur’anin, të publikuarat dhe të fshehtat e tij, përveç atyre që janë të po­ro­situr (evsijau).”[5]

Ndërsa Hisham bin Salim transmeton nga Ebu Abdullahu alej­hi selam, i cili ka thënë: “Kur’ani, me të cilin ka ardhur Xhib­rili (alejhi selam) te Muhammedi (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!), i ka shtatëmbëdhjetë mijë ajete.”[6]

Kuptimi i kësaj është se Kur’ani, të cilin e supozjnë rafi­di­tët, ka më shumë ajete se sa Kur’ani që e kemi ne në duart tona, dhe për të cilin Allahu është zotuar tri herë se do ta ruajë atë!! Allahu na ruajt prej tyre.

Ahmed et-Tabersi[7] përmend në “El-Ihtixhaxh” dhe Mula el-Hasen në tefsirin e tij “Es-Safi” se Umeri i ka thënë Zejd bin Thabitit: “Aliu ka ardhur me Kur’anin, dhe në të ka nën­çmim ndaj muhaxhirëve[8] dhe ensarëve,[9] mendojmë që ta shkruajmë Kur’anin dhe t’i heqim nga ai të gjitha përuljet dhe nënçmimet e muhaxhirëve dhe ensarëve. Zejdi u pajtua me të në këtë çështje, e pastaj tha: ‘Nëse unë përfundoj Kur’anin ash­tu si e kërkoni, e kur ta paraqesë Aliu Kur’anin, të cilin e ka shkruar ai vetë, a nuk ua hedh poshtë gjithë atë që e bëtë?’ Në atë çast Umeri tha: Çfarë të bëjmë? Zejdi i tha: Ju e dini më mirë se çfarë të bëni. Atëherë Umeri tha: ‘Nuk ka zgjidhje tje­tër përveç se ta vrasim dhe të pushojmë nga ai.’ E bënë pla­nin për vrasjen e tij me angazhimin e Halid bin el-Velidit, mi­rë­po nuk arritën ta realizojnë.”

Kur u zgjodh Umeri kalif, kërkuan prej Aliut (Allahu qoftë i kë­na­qur me të!) që t’ua sjellë atyre Kur’anin dhe ta ndryshojnë në mesin e tyre. Umeri i ka thënë: ‘O Ebu el-Hasan, sikur ta sillje Kur’­anin ashtu siç ia solle Ebu Bekrit dhe të pajtohemi për for­mën e tij përfundimtare!’ Aliu tha: ‘Kurrsesi, nuk ka kurr­farë mundësie. Ia kam sjellë Ebu Bekrit që të jetë argu­ment kundër jush, në mënyrë që të mos thoni në Ditën e Gjykimit: “Ne nga ky (dëshmim) ishim të panjohur.”[10] ose të thoni: “Nuk na ke ardhur...”[11] Këtë Kur’an nuk e prek as­kush, përveç njerëzve të pastër dhe të të porositurve me testa­ment nga djali im. Umeri i tha: ‘A ka ndonjë kohë të caktuar për paraqitjen e tij?’ Aliu u përgjegj: ‘Po, kur të ngritet i ar­dhuri (i ngrituri) nga djali im, e do ta paraqesë atë dhe i drej­ton njerëzit në të.”[12]

Sado që shi’itët paraqiten me distancim nga libri i en-Nuri et-Tabersi, duke e pasuar bindjen e tukjes,[13] libri përmban qin­dra tekste e citate të dijetarëve të tyre në librat e tyre bazë (në të cilat mbështeten), e kjo vërteton se ata janë të bindur se ka ndodhur ndryshimi (i Kur’anit) dhe besojnë në këtë, mirë­po nuk duan që të nxitet polemika e të diskutohet rreth këtij besimi të tyre në Kur’an.

Sipas tërë kësaj rezulton se ekzistojnë dy “kur’ana”, njëri është i njohur, e tjetri është special dhe i fshehur, e në të cilin është sureja Vilaje, sipas shi’itëve-rafiditëve, që e cek en-Nuri et-Tabersi në librin e tij “Fasl el-Hitab fi Tahrif Kitab Rabb el-Erbab” është hequr nga Kur’ani edhe një ajet, e ai është: “(Ve refa’na leke dhikreke bi Alijin sihrek) – Dhe Ne, ta ngritëm lart famën tënde me Aliun si dhëndër tëndin”, është he­qur nga sureja Inshirah (Elem neshrah leke sadrek).[14]

Ata nuk brengosen për këtë edhe pse e dinë se kjo sure është mekase e në atë kohë Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) nuk ish­te dhëndër i Pejgamberit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!) në Mekë.


 

 



[1] Dijetar i shi’itëve (sh.p.).

[2] “Fasl el-Hitab” - Husejn bin Muhammed Tekijj en-Nuri et-Tabersi, fq. 32.

[3] Dijetar i shi’itëve (sh.p.).

[4] “Usul el-Kafi” - el-Kulejni, 1/284.

[5] “Usul el-Kafi” - el-Kulejni, 1/285.

[6] “Usul el-Kafi” - el-Kulejni, 2/634. Dijetari i tyre el-Mexhlisij e regjistroi kë­të transmetim dhe thotë në librin e tij “Mir’at el-ukul” 12/525: “Hadithi është i besueshëm.” Pasaj thotë: “Informacioni është i saktë, dhe ky indor­ma­cion dhe shumë informacione tjera të sakta tregojnë qartë për man­gë­si­në dhe ndryshimin e Kur’anit. Informacionet që disponoj në këtë kapitull janë në shkallë të lartë të përcjelljes së kuptimit.”

[7] Dijetar i shi’itëve (sh.p.).

[8] Muhaxhirët: Kjo fjalë ka kuptimin: të shpërngulurit. Këtu janë për që­llim muslimanët e Mekës të shpërngulur në Medinë para çlirimit të Mekës, duke ikur prej torturave të idhujtarëve kurejshë dhe duke lënë tërë pasurinë dhe familjet e tyre. Ata vendosen në Medinë, dhe nën udhëheqjen e Pej­gamberit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!) së bashku me ensarët e themeluan shtetin e parë islam (sh.p.).

[9] Ensarët: Kjo fjalë ka kuptimin: përkrahësit. Këtu për qëllim janë mus­li­manët e Medinës, të cilët për herë të parë e bënë besëlidhjen me Pejgam­be­rin (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!) në Akabe gjatë ceremonisë së haxhit dhe i ofruan Pejgamberit alejhi selam dhe muhaxhirëve strehim dhe çdo ndihmë. Nga dashuria e tyre e madhe për Islamin u bë vëllazërimi i tyre me muhaxhirët. Në krye me Pejgamberin (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!) u themelua shteti i parë islam me qendër në Medinë. Më pas vijuan shumë luftëra mes muslimanëve dhe jomuslimanëve, ku pas Allahut subhanehu ve teala, ensarët ishin shkak i rëndësishëm për fitoren e shumë betejave (sh.p.).

[10] A’raf, 172.

[11] A’raf, 129.

[12] “El-Ihtixhaxh” - et-Tabersi, fq.156, dhe “Fasl el-hitab”, fq.7.

[13] “Et-Tukjjeh” është fjalë arabe që në kuptimin etimologjik do të thotë: vërejtje, kujdes. Ndërsa, sipas botëkuptimit të shi’itëve është: Paraqitja e personit haptas të kundërtën e asaj që e përmban brenda (fshehtë). Që në fakt është hipokrizi, gënjeshtër, manipulim dhe mashtrim i njerëzve, e nuk është ajo tukje që e lejon Allahu për të detyruarin në raste të rënda. Me fjalë tjera, të thuash diç e të synosh diç tjetër, apo të bësh vepra (ibadete) para njerëzve e grupeve të tjera, e ti të mos besosh në to, e pastaj t’i bësh në shtëpinë tënde ashtu si ti beson. Tukje te shi’itët ka një pozitë të lartë e trajtim të veçantë, sa që e llogaritin, sipas bindjes së tyre, prej bazave të fesë, pra nuk i lejohet askujt të largohet nga ajo. Kjo zë vend të shquar në librat, studimet e punimet e tyre.

Për ta treguar rëndësinë e tukjes tek shi’itët po i përmendim disa shembuj:

1- Tukje është bazë e fesë, ai që nuk e pranon atë s’ka fe.

2- Besojnë se tukje është krenari e fesë, ndërsa shpallja (publikimi) është nënçmim i fesë.

3- Kush e lë tukjen është njësoj si ai që e lë namazin, etj.etj. (sh.p.).

[14] Shiko librin: “Fasl el-hitab fi tahrif kitab rabb el-erbab” – En-Nuri et-Tabersi, fq.347.


 

 
Retour a la page principale
قسم الأخـبـار :: الدفاع عن السنة