DISA BINDJE TË SHI’ITËVE
Abdullah bin Muhammed  
  numrin e vizitave : 70159  
DISA BINDJE TË SHI’ITËVE
     DISA BINDJE TË SHI’ITËVE
     PËLQIMI I DIJETARIT TË NDERUAR, ABDULAZIZ BIN ABDULLAH BIN BAZ
     PARATHËNIE
     KUSH JANË RAFIDITËT? KUR ËSHTË PARAQITUR SEKTI I RAFIDITËVE?
     PSE JANË QUAJTUR SHI’ITËT ME EMRIN RAFIDITË?
     NË SA GRUPE NDAHEN RAFIDITËT?
     ÇFARË ËSHTË BESIMI “EL-BEDA” I RAFIDITËVE?
     BESIMI I I RAFIDITËVE ÇFARË ËSHTË BESIMI I RAFIDITËVE NË CILËSITË E ALLAHUT?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NDAJ KUR’ANIT, I CILI GJENDET NË DUART TONA, DHE PËR TË CILIN ALLAHU KA PREMTUAR SE DO TA RUAJË?
     ÇFARË ËSHTË BESIMI I RAFIDITËVE NË SAHABËT E TË TË DËRGUARIT (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!)?
     ÇFARË JANË PIKAT E PËRGJASIMIT NË MES TË ÇIFUTËVE DHE RAFIDITËVE?
     ÇFARË ËSHTË BESIMI I RAFIDITËVE NË IMAMË?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA “ER-REXH’A” NË TË CILËN BESOJNË RAFIDITËT?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA “ET-TUKJJETU” TEK RAFIDITËT?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA “ET TINETU”, NË TË CILËN BESOJNË RAFIDITËT?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NDAJ EHLU SUNETIT?
     ÇFARË ËSHTË BESIMI I RAFIDITËVE NË “MUT’AH” DHE ÇFARË VLERE KA TEK ATA?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NË NEXHEF DHE NË QERBELA DHE ÇFARË ËSHTË VLERA E VIZITËS SË TYRE (SIPAS TYRE)?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NDAJ DITËS SË ASHUREVE DHE ÇFARË VLERE KA TEK ATA?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NË “EL-BEJ’A” (BESËLIDHJE)?
     ÇFARË JANË PIKAT E DALLIMIT MES SHI’ITËVE RAFIDITË DHE EHLU SUNETIT?
     ÇFARË ËSHTË VENDIMI I AFRIMIT MES EHLU SUNETIT MONOTEISTË DHE RAFIDITËVE POLITEISTË?
     ÇFARË JANË MENDIMET E DIJETARËVE TË MËHERSHËM E TË MËVONSHËM NDAJ RAFIDITËVE?
     TRILLIMET E RAFIDITËVE NË TEKSTE SUREJA VILAJE E SHPIKUR
     PLLAKA (LEVH) E FATIMES E SHPIKUR
     DUAJA E DY IDHUJVE TË KUREJSHËVE
     PASTHËNIE
     BIBLIOGRAFIA
     WEB-FAQE TË RËNDËSISHME
 
BESIMI I I RAFIDITËVE ÇFARË ËSHTË BESIMI I RAFIDITËVE NË CILËSITË E ALLAHUT?

Rafiditët janë të parët, të cilët e thanë fjalën për antropo­morfizëm.[1]

Shejhul Islam Ibën Tejmije[2] përmend se ata që e udhë­ho­qën këtë grup nga rafiditët janë: Hisham bin el-Hakem,[3] Hi­sham bin Salim el-Xhevaliki, Junus bin Abdurrahman el-Ku­mi, dhe Ebu Xhafer el-Ahvel.[4]

Të gjithë këta të përmendur janë prej dijetarëve të mëdhenj të ithna-asheritëve.[5]

Më pastaj kanë kaluar në xhehmijë[6] dhe muatile,[7] sikur që e përshkruajnë një varg transmetimesh të tyre Zotin e botërave (Allahun) me cilësi negative, të cilat ia bashkangjitën cilësive të Allahut (i Lartë është Allahu nga ato).

Ibën Babevejh transmeton më tepër se shtatëdhjetë tran­s­metime, të cilat thonë se, Allahu nuk përshkruhet me kohë, as me vend, as me mënyrë, as me lëvizje, as me transferim, nuk për­shkruhet me cilësitë e trupave, as me ndjenjë, as trup, as formë.”[8]

Dijetarët e tyre e trasuan këtë rrugë të shtrembër duke i zhvle­rësuar e mohuar cilësitë që janë përmendur në Kur’an dhe Sunet.

Ata po ashtu e mohojnë zbritjen e Allahut (xhel-le shanuhu). Thonë se Kur’ani është i krijuar,[9] e mohojnë shikimin e Allahut në Ahiret. Në librin “Bihar el-Envar” thuhet se është pyetur Ebu Abdullah Xhafer es-Sadik: ‘A do të shihet Allahu në Ditën e Gjykimit?’ Ai është përgjigjur: ‘I pastër dhe i lartë ësh­të Allahu nga kjo. Syri nuk sheh përveç se sende që kanë ngjy­­rë e formë, e Allahu është krijues i ngjyrave dhe formave.’[10]

Madje thonë: Nëse dikush ia përshkruan Allahut disa cilësi, si p.sh. të pamurit e Tij në Ditën e Gjykimit, gjykohet me lar­gim nga feja si dezertor e renegat,[11] sikur që përmendet nga dijetari i tyre Xhafer en-Nexhefi në librin “Keshf el-Gita.”[12]

Ne e dimë se të pamurit e Allahut në Ditën e Gjykimit ësh­të e vërtetë e argumentuar me Kur’an dhe Sunet pa kurrfarë dyshimi dhe pa përshkrim të mënyrës, sikur që Allahu thotë në Kur’an:

“Atë ditë do të ketë fytyra të shkëlqyera (të gëzuara). Që Zotin e tyre e shikojnë.”[13]

Nga Suneti kemi hadithin, i cili gjendet në Sahihun e Bu­hariut dhe Muslimit, nga Xherir bin Abdullah el-Bexheli, i cili thotë: Ishim ulur me Pejgamberin (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!), dhe e shikoi hënën në natën e katërmbëdhjetë dhe tha:

“Ju do ta shihni Zotin tuaj qartë sikur që e shihni këtë (hënën) pa u shtyrë e ngucur në mes vete (pa dyshuar) në të pamurit e saj.”[14]

Ajetet dhe hadithet që trajtojnë këtë çështje janë të shumta, nuk mund t’i përmendim të gjitha këtu.[15]


 

 



[1] Kjo fjalë ka kuptimin: T’i japësh formë e trup diçkasë, e këtu rafiditët synojnë Allahun duke i dhënë Atij trup e formë të caktuar (sh.p.).

[2] Dijetar islam (sh.p.).

[3] “Minhaxh es-Sunneh” - Shejhul Islam Ibën Tejmije, 1/20.

[4] “I’tikadat Firek el-Muslimine uel-Mushrikine”, fq.97.

[5] Ithna-asheritët: Këta janë rryma kryesore dhe fytyra e dukshme e shi’i­të­ve të sotëm. Bëjnë shumë punë në përhapjen e ideologjisë së tyre ra­fidite dhe shpenzojnë shuma të mëdha të hollash në aktivitetet e tyre, në rrugë e forma të ndryshme. Për këtë kanë realizuar shumë qëllime të tyre në Botën Islame, duke pasur parasysh edhe ndihmat materiale e morale që i ofruan në këtë drejtim. Ky është grupi i shi’itëve më i njohur dhe më i përhapur në botë. Këtij grupi i takojnë shumica e shi’itëve në Iran, Irak, Pakistan e gje­tiu. Kohëve të fundit ata kanë aktivitet të gjërë në shumë ven­de, sa që do­ra e tyre ka arritur edhe në vende, në të cilat nuk u është për­mendur as em­ri e lëre më të kenë pasur ithtarë. Përbrenda grupit kanë shu­më mospajtime e mendime të ndryshme, disa i kanë të shpallura pub­li­kisht, e disa të mbajtura fshehtë. Por, qëllimi i tyre i përbashkët është ngritja e drej­timit ithna-asheritë xhaferitë. Homeini ka supozuar se ky grup nu­mëron mbi dyqind milionë shi’itë, të parët e këtij grupi, sipas tyre, kanë qenë Pejgamberi (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!), Ali bin Ebu Talib dhe Hatixhja, ku Pejgamberi (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!) e filloi thirrjen në shi’izëm prej zeros. Janë quajtur me këtë emër për shkak të besimit të tyre në imamatin e dymbëdhjetë njerëzve nga Al Bejti. Është caktuar imamati i tyre, sipas bindjes së tyre, me tekst nga Pej­gamberi (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!), dhe çdonjëri prej tyre e cakton trashëgimtarin e tij me testament. I pari prej tyre është Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!), e i fundit është Muhammed bin Hasan Askerij i ima­gjinuar, i cili është fshehur në vitin 260 h (880). Ai do të kthehet, sipas besimit të tyre, do ta mbush tokën me drejtësi, do të përhapet mirësia në mes njerëzve, etj.. Esh-Shirazi thotë: Këta quhen ithna-asheritët për shkak të besimit të tyre në imamatin e dymbëdhjetë imamëve.

E këta janë: 1. Ali bin Ebu Talib, 2. Hasan bin Ali, 3. Husejn bin Ali, 4. Ali bin Husejn, 5. Muhammed bin Ali bin Husejn el-Bakir, 6. Xhafer bin Muhammed bin Husejn-Ebu Abdullah-esSadik, 7. Musa bin Xhafer el-Kadhim, 8.Ali bin Musa, 9. Muhammed bin Ali-el-Xhevad, 10. Ali bin Mu­ha­mmed el-Hadi, 11. Hasan bin Ali el-Askerij, 12. Muhammed bin Ha­san el-Askerij i fshehur e i imagjinuar. Nga kjo vërehet se ithna-asheri­tët i përkufizuan imamët vetëm në pasar­dhësit e Husejnit duke mos i llo­ga­ritur pasardhësit e Hasanit. E kanë bërë këtë, ndoshta për shkak se Husejn bin Ali e ka martuar të bijën e mbretit të Persisë Jezdexhred, nga e cila lindi Ali bin Husejn (sh.p.).

[6] Xhehmijët janë një grup në fushën e Ilmu Kelamit (apologjetikës), të cilët e numërojnë veten prej pjestarëve të Islamit dhe disponojnë me men­di­me e qëndrime ideologjike. Mendimet e tyre në të kuptuarit e besimit (ima­nit) dhe në të kuptuarit e emrave dhe cilësive të Allahut janë të gabua­ra. Fillet e këtij grupi janë te Xhehm bin Safvan et-Tirmidhij, i cili është themelues dhe bajraktar i tij. Xhehm bin Safvan është nga Horasani, është pa­raqitur në vitin 102 h. Është nga xheberitët dhe është i pari, i cili e shpi­ku idenë se Kur’ani është i krijuar dhe i pari, i cili foli në asgjësimin e cilë­si­ve të Allahut subhanehu ve teala. Të gjitha këto bindje e mendime bu­ri­min e kanë nga çifutët, sabi’inët, idhujtarët dhe filozofët e humbur (sh.p.).

[7] Muatile janë ata që i zhvlerësojnë cilësitë e Allahut, duke i mohuar çfarë janë në fakt dhe duke i komentuar ndryshe sipas mendjes së tyre, gjoja duke ikur nga përgjasimi i Allahut me krijesat e Tij, kështuqë bien viktimë të intrigave të tyre (sh.p.).

[8] “Et-Teuhid” - Ibën Babevejh, fq.57.

[9] Qëndrimi i Ehlu Sunetit ndaj Kur’anit: A është fjalë e Allahut apo është i krijuar? Kjo çështje ndërlidhet me pranimin apo mos pranimin e cilësisë së të folurit (kelam) për Allahun. Shi’itët dhe shumë sekte tjera nuk e pra­noj­në të folurit (kelam) si cilësi të Allahut, ndërsa argumentet që e vërte­tojnë këtë cilësi për Allahun i asgjësojnë apo i shpjegojnë me komente të devijuara. Nga kjo pikëpamje ata pretendojnë se Kur’ani është i krijuar, dhe Allahu nuk flet, por është përmendur të folurit e Tij në formë ale­gorike. Apo, të folurit është kuptim në Qenien e Tij, e i krijuar në krijesa. Apo, të folurit është përmbledhje e shprehjeve dhe kuptimeve, shprehjet janë të krijuara e kuptimet janë të vjetra së bashku me Qenien e Lartë, e shumë komente tjera të kota. Ehlu Suneti e pranojnë dhe ia vërtetojnë Allahut këtë cilësi. Argumentojnë me ajetin kur’anor: “...ti strehoje në mënyrë që t’i dëgjojë fjalët e Allahut (Kur’anin).” (Teube, 6). Po ashtu edhe me hadithin e Ibën Mes’udit: “Allahu kur flet me shpallje e dëgjojnë banorët e qiejve. Kur ua largon frikën nga zemrat e tyre dhe zëri qetë­sohet, e kuptojnë se të folurit ishte e vërtetë.” Dhe me hadithin e Ebu Hu­rejres, i cili thotë: Ka thënë i Dërguari (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!): “Allahu i Lartësuar kur e don një njeri e thërret Xhibrilin e i thotë: Allahu e don filanin, duaje edhe ti atë. Xhibrili e don atë, pastaj thërret në qiell duke thënë: Allahu e don filanin, duane edhe ju atë, dhe banorët e qiellit që të gjithë e duan atë.” Shënon Buhariu 6/303. E nga kjo rezulton se Kur’ani është fjalë e Allahut, ashtu siç besojnë Ehlu Suneti, nuk i kanoset atij asnjëherë zhdukja, ndryshimi apo ndërhyrja në të. Allahu e ka marrë përsipër ruajtjen e tij, në Kur’an thotë: “Ne me madhërinë Tonë e shpallëm Kur’anin dhe Ne gjithsesi jemi mbrojtës të tij.” (Hixhr, 9). Po ashtu thotë: “Sikur të trillonte ai (Muhammedi) për Ne ndonjë fja­lë! Ne do ta kapnim atë me fuqinë Tonë. E pastaj do t’ia këputnim arte­rien e zemrës.” (Hakka, 44-46). E ka zbritur atë Xhibrili Bes­nik në zemrën e Muhammedit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!). Na e mësoi neve atë i Dërguari i Allahut ashtu si iu shpall atij. Nje­rëzimi do të jenë në mir­ësi të panumërta, në dynja dhe në ahiret, nëse vazhdojnë me mësimin dhe praktikimin e Kur’anit dhe Sunetit (sh.p.).

[10] Shiko librin “Bihar el-Envar” - el-Mexhlisij, 4/31.

[11] Që nënkuptohet se ai duhet të luftohet (sh.p.).

[12] Shiko librin “Keshf el-Gita” - Xha’fer en-Nexhefi, fq.417

[13] Kijame, 22-23.

[14] E shënon Buhariu në hadithin nr.544, ndërsa Muslimi në hadithin nr. 633.

[15] Për këtë shiko librat e dijetarëve të Ehlu Sunetit që flasin rreth të pa­mu­rit të Allahut në Ditën e Gjykimit, si libri “Er- Ru’jeh” i Darekutnit, lib­ri i Imam Lalekait, e të tjerë.


 

 
Retour a la page principale
قسم الأخـبـار :: الدفاع عن السنة