DISA BINDJE TË SHI’ITËVE
Abdullah bin Muhammed  
  numrin e vizitave : 70832  
DISA BINDJE TË SHI’ITËVE
     DISA BINDJE TË SHI’ITËVE
     PËLQIMI I DIJETARIT TË NDERUAR, ABDULAZIZ BIN ABDULLAH BIN BAZ
     PARATHËNIE
     KUSH JANË RAFIDITËT? KUR ËSHTË PARAQITUR SEKTI I RAFIDITËVE?
     PSE JANË QUAJTUR SHI’ITËT ME EMRIN RAFIDITË?
     NË SA GRUPE NDAHEN RAFIDITËT?
     ÇFARË ËSHTË BESIMI “EL-BEDA” I RAFIDITËVE?
     BESIMI I I RAFIDITËVE ÇFARË ËSHTË BESIMI I RAFIDITËVE NË CILËSITË E ALLAHUT?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NDAJ KUR’ANIT, I CILI GJENDET NË DUART TONA, DHE PËR TË CILIN ALLAHU KA PREMTUAR SE DO TA RUAJË?
     ÇFARË ËSHTË BESIMI I RAFIDITËVE NË SAHABËT E TË TË DËRGUARIT (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!)?
     ÇFARË JANË PIKAT E PËRGJASIMIT NË MES TË ÇIFUTËVE DHE RAFIDITËVE?
     ÇFARË ËSHTË BESIMI I RAFIDITËVE NË IMAMË?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA “ER-REXH’A” NË TË CILËN BESOJNË RAFIDITËT?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA “ET-TUKJJETU” TEK RAFIDITËT?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA “ET TINETU”, NË TË CILËN BESOJNË RAFIDITËT?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NDAJ EHLU SUNETIT?
     ÇFARË ËSHTË BESIMI I RAFIDITËVE NË “MUT’AH” DHE ÇFARË VLERE KA TEK ATA?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NË NEXHEF DHE NË QERBELA DHE ÇFARË ËSHTË VLERA E VIZITËS SË TYRE (SIPAS TYRE)?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NDAJ DITËS SË ASHUREVE DHE ÇFARË VLERE KA TEK ATA?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NË “EL-BEJ’A” (BESËLIDHJE)?
     ÇFARË JANË PIKAT E DALLIMIT MES SHI’ITËVE RAFIDITË DHE EHLU SUNETIT?
     ÇFARË ËSHTË VENDIMI I AFRIMIT MES EHLU SUNETIT MONOTEISTË DHE RAFIDITËVE POLITEISTË?
     ÇFARË JANË MENDIMET E DIJETARËVE TË MËHERSHËM E TË MËVONSHËM NDAJ RAFIDITËVE?
     TRILLIMET E RAFIDITËVE NË TEKSTE SUREJA VILAJE E SHPIKUR
     PLLAKA (LEVH) E FATIMES E SHPIKUR
     DUAJA E DY IDHUJVE TË KUREJSHËVE
     PASTHËNIE
     BIBLIOGRAFIA
     WEB-FAQE TË RËNDËSISHME
 
KUSH JANË RAFIDITËT? KUR ËSHTË PARAQITUR SEKTI I RAFIDITËVE?

Fillet e sektit të rafiditëve janë në paraqitjen e një personi çi­fut të quajtur Abdullah bin Sebe’,[1] i cili kinse e pranoi Islamin dhe shfaqi dashurinë ndaj Al Bejtit.[2]

Ai e teproi lavdërimin e Aliut (Allahu qoftë i kënaqur me të!) duke thi­rrur se testamenti për kalifat (udhëheqje të shtetit islam) ka qenë për të, sa që e ngriti në shkallën e hyjnisë. Gjëra, të cilat i cekin vetë librat e shi’itëve.

El-Kumi[3] duke e përmendur në librin e tij të titulluar “El-Mekalatu uel-Firek”[4] e pranon ekzistimin e tij dhe e llogarit atë të parin, i cili foli për domosdoshmërinë e udhëheqjes së Aliut dhe procesit të kthimit të tij pas vdekjes - (er-Rexh’a),[5] dhe e shpalli haptas sharjen dhe ofendimin ndaj Ebu Bekrit, Ume­rit, Uthmanit dhe sahabëve të tjerë. Këtë e përmend edhe en-Nubahti[6] në librin e tij “Firek esh-Shiati”[7], si dhe el-Ku­shi[8] në librin e tij të njohur “Rixhal el-Kushi.”[9]

Prej shi’itëve bashkëkohorë që pranojnë ekzistimin e Abdullah bin Sebe’ është dhe Muhammed Ali el-Mual-lim në librin e tij “Abdullah bin Sebe’ el-Hakikatu el-Mexhhuletu.”[10]

Pranimi dhe deklarimi janë zotëri të argumenteve, e këta të gjithë janë njerëz të mëdhenj (dijetarë) të rafiditëve.

El-Bagdadi[11] thotë: “Seb’itët janë pasues të Abdullah bin Sebe’, i cili e lavdëroi tej mase Aliun (Allahu qoftë i kënaqur me të!) du­ke besuar se ai ishte i dërguar i Allahut, saqë më në fund thi­rri dhe besoi se ai është vetë Allahu.”

Po ashtu thotë: “Ibën Sevda (pra Abdullah bin Sebe’) ishte me prejardhje çifute nga banorët e Hires, e shfaqi Islamin dhe dëshironte që te banorët e Kufes të ketë dominim dhe pre­si­den­cë dhe mu për këtë ua përmendi atyre se e ka gjetur në Teu­­rat se çdo pejgamber ka trashëgimtar me testament, e Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) është trashëgimtar i Muhammedit (Lavdë­rimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!).”

Esh-Shehristani[12] e cek se Ibën Sebe’ është i pari, i cili e shpa­lli mendimin se Aliut i takon udhëheqja (imamati) me tekst të shkruar,[13] dhe përmend se seb’itët janë sekti i parë, i cili thotë për ndalje (tevekuf) në fshehjen e imamit të pritur (el-Gajbetu)[14] dhe kthim (er-Rexh’a),[15] pastaj e trashëguan atë shi’itët më vonë me gjithë numrin e madh të sekteve dhe ndry­shimeve në mes vete.

Mendimi se Aliut i takon imamati dhe kalifati me tekst të shkruar dhe me testament, është prej gjërave që la pas vete Ibën Sebe’, i cili shkaktoi më vonë ndarjen e shi’itëve në dhjet­ra sekte dhe përçarjen e tyre në mendime të ndryshme.

Shi’itët kështu shpikën mendimin për testamentin, kthimin (er-Rexh’a),[16] fshehjen e imamëve, madje edhe hyjnëzimin e ima­mëve.[17] E tërë kjo duke e ndjekur rrugën e çifutit Ibën Sebe’.

 



[1] Abdullah bin Sebe’ është çifut nga banorët e Jemenit, nga San’a. E shpa­lli Islamin e tij në kohën e Uthmanit radijallahu anhu, tërë këtë për masht­­ri­me dhe kurthe kundër muslimanëve. Është prej nxitësve kryesor kundër Uth­manit derisa ndodhi vrasja e Uthmanit. Ai është themeluesi i parë i shi’iz­mit, në teprimin ndaj Ehlu Bejtit. Ishte shumë aktiv dhe kalonte prej një vendi në tjetrin duke thirrur në ideologjinë e tij kundër Uthmanit dhe tep­rimit në Aliun (Allahu qoftë i kënaqur me ta!). Kaloi në Hixhaz, Basra, Kufe, Sham derisa u vendos në Egjipt, pa dyshim se tërë këtë lëvizje e financuan çifutët. Ai përhapi shumë ide e mendime të ndryshme, së pari ngritja kun­dër Uthmanit, pastaj teprimi i lavdërimit të Aliut, pastaj ngritja e Ehlu Bej­tit dhe caktimi i kalifatit vetëm për ata me tekst të shkruar nga Pejgamberi - Muhammedi (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!), pastaj ideja e kthimit, e më në fund hyjnëzimi i Aliut deri sa e shpalli zot (sh.p.).

[2] Al Bejti ose Ehlu Bejti për qëllim janë një. Këta janë familja dhe pas­ar­dhësit e Muhammedit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!). Mirëpo, shi’itët e përkufizojnë Al Bejtin vetëm në Aliun (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe pasardhësit e tij (sh.p.).

[3] Dijetar i shi’itëve (sh.p.).

[4] Shiko: “El-Mekalatu uel-Firek” - El-Kumi, fq.10-21.

[5] Në besimin e shi’itëve ekziston se, Pejgamberi-Muhammedi (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe Ehlu Bejti, Aliu, Husejni, Hasani dhe imamët tjerë do të kthehen. Po ashtu do të kthehen edhe Ebu Bekri, Umeri, Uthmani, Muaviu, Jezidi, Ibën Dhil Xhushen dhe të gjithë të tjerët që e kanë lënduar, ngacmuar dhe njollosur Ehlu Bejtin sipas bindjes së tyre. Të gjithë ata do të kthehen në dunja edhe njëherë para se të dalin në Ditën e Kijametit, do të kthehen në kohën e daljes haptas të Mehdiut, ashtu si ua ka paraqitur këtë atyre armiku i Allahut Ibën Sebe’, ata do të kthehen që të plotësohet ndëshkimi ndaj tyre, ngase ata e dëmtuan Ehlu Bejtin duke i luftuar ata dhe duke ua mohuar të drejtat, për këtë ata do ta vuajnë dënimin e rëndë e pastaj do të vdesin të gjithë. Pas kësaj do të ngjallen në Ditën e Gjykimit që të dënohen përsëri dhe ta marrin dënimin përfundimtar (sh.p.).

[6] Dijetar i shi’itëve (sh.p.).

[7] “Firek esh-Shiati” - En-Nubahti, fq.19-20. 

[8] Dijetar i shi’itëve (sh.p.).

[9] Shiko: Në atë që el-Kushi e cek këtë në disa transmetime për Ibën Sebe’ dhe doktrinat e tij, shiko nr.170, 171, 172, 173, 174 nga faqja 106-108.

[10] Ky libër është kundërpërgjigje ndaj librit që e shkroi një shi’it i quajtur Murteda el-Askerij me titutll “Abdullah bin Sebe’ ve esatirun uhra”, në të cilin ai mohoi personalitetin e Abdullah bin Sebe’.

[11] Dijetar islam (sh.p.).

[12] Dijetar islam (sh.p.).

[13] D.m.th. me argument hyjnor (sh.p.).

[14] El-Gajbetu: Kjo shprehje bazën e ka në fjalën el-gajb që do të thotë: i fshehur. Shi’itët me këtë fjalë kanë për qëllim fshehjen e imamëve të tyre, e veçanërisht të imamit të dymbëdhjetë, Muhammed bin Hasan el-Askerij, i cili është fshehur diku rreth vitit 260 h (880), e që patjetër do të kthehet dhe do ta mbulojë tokën me drejtësi absolute (sh.p.).

[15] Shiko shënimin nr.12.

[16] Shiko shënimin nr.12.

[17] ”Usul I’tikad Ehli es-Sunneti ue el-Xhema’ati” - El-Lalekai, 1/22-23.


 

 
Retour a la page principale
قسم الأخـبـار :: الدفاع عن السنة