DISA BINDJE TË SHI’ITËVE
Abdullah bin Muhammed  
  numrin e vizitave : 103179  
DISA BINDJE TË SHI’ITËVE
     DISA BINDJE TË SHI’ITËVE
     PËLQIMI I DIJETARIT TË NDERUAR, ABDULAZIZ BIN ABDULLAH BIN BAZ
     PARATHËNIE
     KUSH JANË RAFIDITËT? KUR ËSHTË PARAQITUR SEKTI I RAFIDITËVE?
     PSE JANË QUAJTUR SHI’ITËT ME EMRIN RAFIDITË?
     NË SA GRUPE NDAHEN RAFIDITËT?
     ÇFARË ËSHTË BESIMI “EL-BEDA” I RAFIDITËVE?
     BESIMI I I RAFIDITËVE ÇFARË ËSHTË BESIMI I RAFIDITËVE NË CILËSITË E ALLAHUT?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NDAJ KUR’ANIT, I CILI GJENDET NË DUART TONA, DHE PËR TË CILIN ALLAHU KA PREMTUAR SE DO TA RUAJË?
     ÇFARË ËSHTË BESIMI I RAFIDITËVE NË SAHABËT E TË TË DËRGUARIT (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!)?
     ÇFARË JANË PIKAT E PËRGJASIMIT NË MES TË ÇIFUTËVE DHE RAFIDITËVE?
     ÇFARË ËSHTË BESIMI I RAFIDITËVE NË IMAMË?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA “ER-REXH’A” NË TË CILËN BESOJNË RAFIDITËT?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA “ET-TUKJJETU” TEK RAFIDITËT?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA “ET TINETU”, NË TË CILËN BESOJNË RAFIDITËT?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NDAJ EHLU SUNETIT?
     ÇFARË ËSHTË BESIMI I RAFIDITËVE NË “MUT’AH” DHE ÇFARË VLERE KA TEK ATA?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NË NEXHEF DHE NË QERBELA DHE ÇFARË ËSHTË VLERA E VIZITËS SË TYRE (SIPAS TYRE)?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NDAJ DITËS SË ASHUREVE DHE ÇFARË VLERE KA TEK ATA?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NË “EL-BEJ’A” (BESËLIDHJE)?
     ÇFARË JANË PIKAT E DALLIMIT MES SHI’ITËVE RAFIDITË DHE EHLU SUNETIT?
     ÇFARË ËSHTË VENDIMI I AFRIMIT MES EHLU SUNETIT MONOTEISTË DHE RAFIDITËVE POLITEISTË?
     ÇFARË JANË MENDIMET E DIJETARËVE TË MËHERSHËM E TË MËVONSHËM NDAJ RAFIDITËVE?
     TRILLIMET E RAFIDITËVE NË TEKSTE SUREJA VILAJE E SHPIKUR
     PLLAKA (LEVH) E FATIMES E SHPIKUR
     DUAJA E DY IDHUJVE TË KUREJSHËVE
     PASTHËNIE
     BIBLIOGRAFIA
     WEB-FAQE TË RËNDËSISHME
 
DUAJA E DY IDHUJVE TË KUREJSHËVE

Me këtë kanë për qëllim duanë kundër Ebu Bekrit dhe Umerit (Allahu qoftë i kënaqur me ta!).

“Me emrin e Allahut, Gjithmëshirshmit, Mëshiruesit.

O Zot, ke mëshirë ndaj Muhammedit dhe familjes së tij!

O Zot, mallkoji dy idhujt e kurejshëve, dy tiranët, dy djaj­të e tyre, dy shpifësit e tyre, dhe dy bijat e tyre, të cilët e thyen urdhërin tënd, e refuzuan shpalljen tënde, i mo­huan begatitë tua dhe nuk e pasuan të dërguarin tënd. E ndërruan fenë tënde, e ndryshuan librin tënd, shfaqën da­shuri ndaj armiqëve tu e i mohuan të mirat tua, i zhvle­rë­suan dispozitat tua, i asgjësuan obligimet tua dhe shfaqën mosbesim në argumentet tua, shpallën armiqësi ndaj nje­rëz­ve tu të dashur, u lidhën me armiqtë tu dhe i luftuan ven­det tua, i prishën robërit e tu.

O Zot, mallkoji ata dy dhe pasuesit, të dashurit, ithta­rët, dhe simpatizuesit e tyre, ngase ata e shkatërruan shtë­pinë e pejgamberllëkut, e thyen derën e saj, e rrëzuan kul­min e saj, ia puqën qiellin me tokën e saj, pjesën e sipërme me të poshtmen, të jashtmen me të brendshmen, i ndoqën banorët e saj, i zhdukën përkrahësit e tyre, i vranë fëmijët e tyre, e lanë minberin e saj të zbrazët duke e larguar nga ai trashëgimtarin me testament, i cili ishte i ditur dhe ia mohuan imamatin e tij!

I bënë shirk (rival) Zotit të tyre, është rritur mëkati i ty­re, dhe për këtë do të jenë përjetë në Sekar,[1] e ku di ti se ç’është Sekar, ai nuk lë send pa e djegur.

O Zot, mallkoji me numrin e të këqiave që i bënë, e të vër­te­tave që i fshehën, e minberit që e ngritën, e besim­ta­rëve që i dëshiruan (i bënë për vete), e hipokritëve që i bënë miq, e trashëgimtarëve që i dëmtuan, e të larguarve që u ofruan strehim, e të sinqertëve që i përjashtuan, e ka­fi­rëve që u ndihmuan, e imamëve që me forcë mbi ta do­mi­nuan, e obligimeve që i ndryshuan, e argumenteve që i mohuan dhe problemeve që i nxitën, e gjakut që e der­dhën, e të mirave që i zëvendësuan, e kufrit që e përhapën, e të gënjeshtrës që e trilluan, e të trashëgimisë që e para­menduan, e të presë që e plaçkitën, e të haramit (ryshfetit) që e hëngrën, e një të pestës që e bënë hallall, e të kotës që e themeluan, e tiranisë që e ushtruan, e hipokrizisë që e mbaj­tën fshehtë, e pabesisë që e mbuluan, e dhunës që e zgje­ruan, e premtimit që e thyen, e besës që e tradhtuan, e ma­rrëveshjes që e shkelën, e hallallit që e bënë haram, e ha­ramit që e bënë hallall, e barqeve që i shqyen, e fëmijëve (në bark të nënave) që i dështuan, e brinjve (të trupit) që i copëtuan, e fakteve që i asgjësuan, e unitetit që e shpar­ta­lluan, e të ndershmes që e poshtërsuan, e të poshtërtës që e lartësuan, e të vërtetës që e ndaluan, e gënjeshtrës që e shpi­fën, e rregullores që e përvetësuan, e imamëve që i kundërshtuan!

O Zot, mallkoji me numrin e ajeteve që i ndryshuan, e farzeve (obligimeve) që i lanë, e suneteve që i ndërruan, e dispozitave që i asgjësuan, e tatimeve që i detyruan, e po­ro­sisë (amanetit) që e zëvendësuan, e gjërave që i kanë humbur, e besës së dhënë që e shkelën, e dëshmive që i mbu­luan, e ankesave që i anuluan, e fakteve që i urryen, e hileve që i bënë, e tradhtive që i realizuan, e pengesave që i ngritën, e spekulimeve që i bënë, e kënaqësive që i për­jetuan!

O Zot, mallkoji ata në fshehtësi të thellë dhe haptas me një mallkim të përhershëm, të përjetshëm, të shumtë, të rëndë, të gjithmonshëm, të pambarim, të pafund, mallkim që i dihet fillimi e nuk i dihet mbarimi, mallkim mbi ata dhe mbi ithtarët, përkrahësit, simpatizuesit, e pasuesit e ty­re, të nënshtruarit ndaj tyre, kërkuesit prej tyre, brohori­tësit me deklaratat e tyre, thirrësit në anën e tyre, konfir­mues­ve të gjithçkasë me fjalët e tyre dhe bindësit ndaj ven­dimeve të tyre!

(Thuaj katër herë): O Zot, dënoji ata me një dënim të rëndë, nga i cili kërkojnë ruajtje banorët e zjarrit, o Zot ti që je Zot i botërave, Amin!

(Pastaj thuaj katër herë): O Zot, mallkoji ata të gjithë, o Zot ke mëshirë ndaj Muhammedit dhe familjes së tij, më mjafto me hallallin tënd nga harami yt, më mbroj nga varfëria!

O Zot, me të vërtetë unë kam gabuar, i kam bërë vetes të padrejtën, i pranoj gabimet e mia dhe ja tani jam para teje, merr ç’të duash nga unë! Ty të takon të jesh i kënaqur me ne, nuk e përsëris më këtë, e nëse e përsëris, më trajto me falje e ndjesë, të drejtohem ty me madhërinë, bujarinë, faljen, dhe fisnikërinë tënde, o më i Mëshirshmi i mëshiruesve.

Paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi Zotëriun e të Dërguarve dhe Vulën e Pejgamberëve, mbi familjen e tij të mirë e të pastër me mëshirën Tënde o më Mëshirshmi i mëshiruesve!”[2]

 



[1] Sekar është emër i xhehenemit, në të cilin janë dënimet më të rënda dhe të cilin e mbikëqyrin 19 melekë të ashpër (sh.p.).

[2] “Mefatih el-Xhinan” - Abbas el-Kumi, fq. 114.


 

 
Retour a la page principale
قسم الأخـبـار :: الدفاع عن السنة