DISA BINDJE TË SHI’ITËVE
Abdullah bin Muhammed  
  numrin e vizitave : 69663  
DISA BINDJE TË SHI’ITËVE
     DISA BINDJE TË SHI’ITËVE
     PËLQIMI I DIJETARIT TË NDERUAR, ABDULAZIZ BIN ABDULLAH BIN BAZ
     PARATHËNIE
     KUSH JANË RAFIDITËT? KUR ËSHTË PARAQITUR SEKTI I RAFIDITËVE?
     PSE JANË QUAJTUR SHI’ITËT ME EMRIN RAFIDITË?
     NË SA GRUPE NDAHEN RAFIDITËT?
     ÇFARË ËSHTË BESIMI “EL-BEDA” I RAFIDITËVE?
     BESIMI I I RAFIDITËVE ÇFARË ËSHTË BESIMI I RAFIDITËVE NË CILËSITË E ALLAHUT?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NDAJ KUR’ANIT, I CILI GJENDET NË DUART TONA, DHE PËR TË CILIN ALLAHU KA PREMTUAR SE DO TA RUAJË?
     ÇFARË ËSHTË BESIMI I RAFIDITËVE NË SAHABËT E TË TË DËRGUARIT (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!)?
     ÇFARË JANË PIKAT E PËRGJASIMIT NË MES TË ÇIFUTËVE DHE RAFIDITËVE?
     ÇFARË ËSHTË BESIMI I RAFIDITËVE NË IMAMË?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA “ER-REXH’A” NË TË CILËN BESOJNË RAFIDITËT?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA “ET-TUKJJETU” TEK RAFIDITËT?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA “ET TINETU”, NË TË CILËN BESOJNË RAFIDITËT?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NDAJ EHLU SUNETIT?
     ÇFARË ËSHTË BESIMI I RAFIDITËVE NË “MUT’AH” DHE ÇFARË VLERE KA TEK ATA?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NË NEXHEF DHE NË QERBELA DHE ÇFARË ËSHTË VLERA E VIZITËS SË TYRE (SIPAS TYRE)?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NDAJ DITËS SË ASHUREVE DHE ÇFARË VLERE KA TEK ATA?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NË “EL-BEJ’A” (BESËLIDHJE)?
     ÇFARË JANË PIKAT E DALLIMIT MES SHI’ITËVE RAFIDITË DHE EHLU SUNETIT?
     ÇFARË ËSHTË VENDIMI I AFRIMIT MES EHLU SUNETIT MONOTEISTË DHE RAFIDITËVE POLITEISTË?
     ÇFARË JANË MENDIMET E DIJETARËVE TË MËHERSHËM E TË MËVONSHËM NDAJ RAFIDITËVE?
     TRILLIMET E RAFIDITËVE NË TEKSTE SUREJA VILAJE E SHPIKUR
     PLLAKA (LEVH) E FATIMES E SHPIKUR
     DUAJA E DY IDHUJVE TË KUREJSHËVE
     PASTHËNIE
     BIBLIOGRAFIA
     WEB-FAQE TË RËNDËSISHME
 
PLLAKA (LEVH) E FATIMES E SHPIKUR

Ky libër është nga Allahu i Gjithëfuqishëm e i Urtë për Muhammedin, pejgamberin, dritën, të dërguarin, ndërmje­tësin dhe argumentin e Tij, e zbriti Shpirti Fisnik (Er Ru­hul-Emin) nga Zoti i botërave.

Muhammed, madhëroji emrat e Mi, falëndero për bega­ti­të dhe mos i moho të mirat e Mia.

Unë jam Allahu, nuk ka Zot tjetër që meriton të adhu­rohet përveç Meje, Unë jam nënshtrues i kryeneçëve tira­në, e ndihmues i atyre që u është bërë padrejtësi, jam ven­dosës i fesë e i ligjit. Me të vërtetë Unë jam Allahu, nuk ka Zot tjetër përveç Meje, kush shpreson dhuntitë nga tjetër­kush e jo nga Unë dhe ka frikë nga pushteti i tjetërkujt do ta dënoj me një dënim të atillë, me çfarë nuk e dënoj di­kënd tjetër nga botërat. Vetëm Mua më adhuro dhe vetëm në Mua mbështetu.

Nuk kam dërguar pejgamber, i cili pasi i ka plotësuar ditët dhe e ka kryer misionin e tij me kohë, e që nuk i kam bërë atij trashëgimtar me porosi. Ty të kam veçuar nga pej­gamberët tjerë, edhe trashëgimtarin tënd e kam veçuar nga trashëgimtarët tjerë.

Të kam nderuar me dy nipat, dy luanjtë e vegjël Ha­sanin dhe Husejnin, e kam bërë Hasanin burim të dijes si­me pas përfundimit të kohës së babait të tij, ndërsa Husej­nin e kam bërë thesarmbajtës të shpalljes sime dhe e kam nderuar me rënien shehid (dëshmor), ia kam përfunduar jetën me kënaqësi.

Ai është më i miri prej të gjithëve që kanë rënë dësh­mo­rë dhe e ka shkallën e dëshmorit më të lartë. E ven­do­sa fjalën time të plotë me të dhe argumentin tim të qartë tek ai. Me forcën e tij shpërblej dhe ndëshkoj.

I pari prej tyre është Aliu, zotëriu i adhuruesve dhe sto­lia e të dashurve të Mi të parë, i biri është sikur gjyshi i tij i lavdëruar Muhammed el-Bakir, dija ime dhe baza e urtë­sisë sime.

Do të shkatërrohen ata që dyshojnë në Xhaferin. Ai që e kundërshton atë është sikur ai që më kundërshton Mua. Fjala ime (vendimi im) ka marrë fund se do ta nderoj ven­din e Xhaferit dhe do ta gëzoj me ithtarët, përkrahësit dhe simpatizuesit e tij.

I është nënshtruar Musa pas tij sprovës së të verbërve të Handesit, ngase filli i detyrimit tim nuk këputet, argu­menti im nuk fshehet, dhe të dashurit e mi do të pijnë me gotën më të çmuar. Kush e mohon ndonjërin prej tyre ai veç e ka mohuar begatinë time, e kush e ndryshon një ajet të vetëm nga libri im ai veç ka shpifur ndaj meje. Mje­rë për shpifësit, mohuesit me rastin e përfundimit të kohës së Musës, robit të dashur, dhe të zgjedhurit tim, Aliut, të dashurit dhe ndihmësit tim (...)[1] i pejgamberllë­kut. Do ta sprovoj me kapardisjen e saj, e vret atë Ifriti mendjemadh, varroset në Medinë, të cilën e ndërtoi robi i mirë pranë sherrit të krijesave të mia.

Ka marrë fund fjala ime (vendimi im) se do ta urdhëroj me të Muhammedin, të birin dhe kalifin (zëvendësin) e tij, trashëgimtarin e dijes së tij, ai është bazë e dijes sime, vend i fshehtësisë sime, argumenti im mbi krijimin. Nuk ka rob që beson në të e të mos ia bëj vendbanimin e tij në xhenet, ia jap të drejtën e ndërmjetësimit për shta­tëdhjetë vetë nga familja e tij, të cilët e meritonin zjarrin e xhehenemit dhe ua përfundoj jetën e tyre me kënaqësi, për shkak të birit të tij Aliut, të dashurit dhe ndihmësit tim, dëshmitarit të krijimit dhe besnikut të shpalljes sime.

Nxjerr nga ai thirrës për në rrugën time dhe thesar­mbaj­tës të dijes sime, ai është Hasani, pastaj e plotësoj kë­të me birin e tij (...)[2] mëshirë për botërat, në të është për­sosmëria e Musës, bukuria e Isës, sabri (durimi) i Ejubit.

Do të poshtërohen të dashurit e mi në kohën e tij, dhe do të shkëmbehen si dhuratë kokat e tyre, sikur shkëmbe­hen dhuratë kokat e pjestarëve turk dhe dejlem, vriten e digjen, janë të frikësuar, të tmerruar, e të shqetësuar, toka laget me gjakun e tyre, përhapet mjerimi e gjëma në mesin e grave të tyre. Të tillët me të vërtetë janë të dashurit e mi, me ata e evitoj çdo bela (sprovë e telashe) të të verbërve të Handesit, e përmes tyre i ekspozoj tërmetet, i largoj ndësh­kimet dhe prangat.

Të tillët janë që te Zoti i tyre kanë bekime e mëshirë dhe të tillët janë ata të udhëzuarit në rrugën e drejtë.

Abdurrahman bin Salim thotë: Ka thënë Ebu Busajr: Po të mos dëgjoje në kohën tënde tjetër përveç këtij ha­dithi do të të mjaftonte, dhe mbroje atë nga të tjerët.[3] [4]

 



[1] Fjalë e palexuar në origjinal, për këtë nuk pat mundësi për shkrimin e saj (shënim i autorit).

[2] Fjalë e palexuar në origjinal, për këtë nuk pat mundësi për shkrimin e saj (shënim i autorit).

[3] “El-Kafi” - Kulejni, 1/527. “El-Uafi” - Fejd el-Kashani, vëll. 1, 2/72. “Ik­mal ed-Din” - Ibën Babevejh el-Kumi, fq. 301-304. “I’lam el-Vera” - Ebu Ali et-Tabersi, fq. 152.

[4] Rafiditët thonë, madje besojnë se Pllaka (Levh) e Fatimes i ka zbritur Fa­­times (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përmes Xhibrilit alejhi selam pas vdek­jes së të Dërguarit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe Ali bin Ebu Talibi shënonte çdo gjë që i thoshte Xhibrili Fatimes (e tërë kjo sipas variantit të el-Kulejnit të përmendur në librin e tij “El-Kafi”, 1/240-241). Kjo është gënjeshtër dhe shpifje e madhe, ngase dihet se shpallja ësh­të ndër­prerë me vdekjen e të Dërguarit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!). Mirëpo, megjithatë kjo Pllakë (Levh) e rreme ka vlerë tek ata sikur Kur’ani tek Ehlu Suneti.


 

 
Retour a la page principale
قسم الأخـبـار :: الدفاع عن السنة