DISA BINDJE TË SHI’ITËVE
Abdullah bin Muhammed  
  numrin e vizitave : 70157  
DISA BINDJE TË SHI’ITËVE
     DISA BINDJE TË SHI’ITËVE
     PËLQIMI I DIJETARIT TË NDERUAR, ABDULAZIZ BIN ABDULLAH BIN BAZ
     PARATHËNIE
     KUSH JANË RAFIDITËT? KUR ËSHTË PARAQITUR SEKTI I RAFIDITËVE?
     PSE JANË QUAJTUR SHI’ITËT ME EMRIN RAFIDITË?
     NË SA GRUPE NDAHEN RAFIDITËT?
     ÇFARË ËSHTË BESIMI “EL-BEDA” I RAFIDITËVE?
     BESIMI I I RAFIDITËVE ÇFARË ËSHTË BESIMI I RAFIDITËVE NË CILËSITË E ALLAHUT?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NDAJ KUR’ANIT, I CILI GJENDET NË DUART TONA, DHE PËR TË CILIN ALLAHU KA PREMTUAR SE DO TA RUAJË?
     ÇFARË ËSHTË BESIMI I RAFIDITËVE NË SAHABËT E TË TË DËRGUARIT (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!)?
     ÇFARË JANË PIKAT E PËRGJASIMIT NË MES TË ÇIFUTËVE DHE RAFIDITËVE?
     ÇFARË ËSHTË BESIMI I RAFIDITËVE NË IMAMË?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA “ER-REXH’A” NË TË CILËN BESOJNË RAFIDITËT?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA “ET-TUKJJETU” TEK RAFIDITËT?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA “ET TINETU”, NË TË CILËN BESOJNË RAFIDITËT?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NDAJ EHLU SUNETIT?
     ÇFARË ËSHTË BESIMI I RAFIDITËVE NË “MUT’AH” DHE ÇFARË VLERE KA TEK ATA?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NË NEXHEF DHE NË QERBELA DHE ÇFARË ËSHTË VLERA E VIZITËS SË TYRE (SIPAS TYRE)?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NDAJ DITËS SË ASHUREVE DHE ÇFARË VLERE KA TEK ATA?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NË “EL-BEJ’A” (BESËLIDHJE)?
     ÇFARË JANË PIKAT E DALLIMIT MES SHI’ITËVE RAFIDITË DHE EHLU SUNETIT?
     ÇFARË ËSHTË VENDIMI I AFRIMIT MES EHLU SUNETIT MONOTEISTË DHE RAFIDITËVE POLITEISTË?
     ÇFARË JANË MENDIMET E DIJETARËVE TË MËHERSHËM E TË MËVONSHËM NDAJ RAFIDITËVE?
     TRILLIMET E RAFIDITËVE NË TEKSTE SUREJA VILAJE E SHPIKUR
     PLLAKA (LEVH) E FATIMES E SHPIKUR
     DUAJA E DY IDHUJVE TË KUREJSHËVE
     PASTHËNIE
     BIBLIOGRAFIA
     WEB-FAQE TË RËNDËSISHME
 
TRILLIMET E RAFIDITËVE NË TEKSTE SUREJA VILAJE E SHPIKUR

Marrë nga libri “Fasl el-Hitab”:

“O ju të cilët keni besuar, besoni dy dritat, të cilat i kemi zbritur, ua lexojnë juve ajetet e mia dhe ua tërheqin vërejtjen nga dënimi në Ditën e Madhe. Dy dritat, të cilat janë të përbëra nga njëra tjetra, e Unë jam Gjithëdëgjues e i Gjithëdijshëm.

Me të vërtetë ata, të cilët e zbatojnë atë me argumente dhe i Dërguari i Tij, për ata janë xhenetet e begatshme. Ndërsa, ata, të cilët mohojnë pasi që besuan duke e thyer besën e dhënë dhe duke e shkelur atë që ua premtoi i Dërguari, do të hudhen në xhehenem.

Ata i bënë padrejtësi (zullum) vetvetes dhe nuk e pasuan të porositurin e dërguar, ata do të pinë nga uji i vluar (shumë i nxehtë).

Allahu është Ai, i Cili shndriti qiejt e tokën me çka dë­shiroi, zgjodhi disa nga melekët, bëri nga krijesat besim­tarë, këta janë pjesë e krijimit të Tij, Allahu bën çfarë të dojë, nuk ka Zot tjetër përveç Tij, Ai është i Gjithë­më­shirshëm dhe Mëshirues.

Ata që ishin para tyre bënë mashtrime e dredhi ndaj pejgamberëve, e Unë i ndëshkova me mashtrimin e tyre.

Me të vërtetë ndëshkimi Im është i rëndë dhe i hidhur!

Allahu i shkatërroi Adin dhe Themudin për punët që i bënin, i bëri ata përkujtim (mësim) për ju dhe ju nuk frikësoheni?! Edhe faraoni kur e teproi ndaj Musës dhe vëllaut të tij Harunit, e përmbyta në ujë me gjithë pasuesit e tij.

Le të jetë për ju argument, sepse shumica prej jush janë mëkatarë.

Allahu gjithsesi do t’i mbledh ata në Ditën e Tubimit dhe nuk do të mund të përgjigjen kur do të pyeten. Xhe­he­nemi do të jetë vendstrehimi i tyre, Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.

O i Dërguar, kumtoje vërejtjen time dhe ata do ta mësojnë atë. Janë të humbur ata, të cilët kundërshtuan argumentet e Mia dhe ligjin Tim.

Ata, të cilët e zbatojnë atë, që të kanë premtuar ty, të tillët i shpërblej me xhenete të begatshme. Me të vërtetë Allahu është Falës dhe Shpërblyes i Madh.

Aliu është prej të devotshmëve. Do t’ia japim atij ha­kun (të drejtën) e tij në Ditën e Gjykimit. Nuk jemi të pakujdesshëm ndaj padrejtësisë që i është bërë atij.

E kemi nderuar atë në familjen tënde, mbi të gjithë. Vërtetë, ai dhe pasardhësit e tij janë durimtarë.

Armiku i tyre është udhëheqës i kriminelëve.

Thuaju atyre, të cilët mohuan pasi që besuan, e kërkuat bukurinë e dunjasë, nxituat në shijimin e saj, e harruat atë që ua premtoi Allahu dhe i Dërguari i Tij dhe e thyet besën pasi që e lidhët, u kemi sjellur shumë shembuj në mënyrë që të udhëzoheni.

O i Dërguar, të kemi zbritur ty ajete të qarta, ka prej njerëzve që i zbatojnë duke i besuar, e ata që vijnë pas teje i refuzojnë. Largohu prej tyre, sepse ata janë kundërshtarë.

Ne do t’i tubojmë ata në një ditë, në të cilën nuk do t’u bëjë atyre dobi asgjë, e as nuk do të mëshirohen. Xhe­henemi do të jetë vendqëndrim i tyre e nuk do të nxirren nga ai.

Madhëroje larg të metave Zotin tënd dhe bëhu prej të përulurve (që bien në sexhde)!

Ne e dërguam Musën dhe Harunin, e la Harunin në vend të tij e ata iu kërcënuan atij. Durimi (sabri) është i mirë. I shndërruam ata në majmunë e derra dhe i mall­kuam deri në Ditën e Ringjalljes.

Duro, se do ta dinë mirë!

Ta kemi dhënë ty urtësinë sikur ua kemi dhënë pej­gamberëve tjerë para teje. Prej tyre e kemi bërë një tra­shëgimtar për ty, ndoshta ata kthehen. Kush largohet nga urdhëri Im, vendkthimi i tij jam Unë, le të kënaqen pak me kufrin e tyre dhe mos pyet për shkelësit e besës.

O i Dërguar, ne kemi bërë një besë për ty mbi qafat e atyre që besuan, merre atë dhe bëhu prej falënderuesve. Me të vërtetë Aliu lutet natën duke bërë sexhde, ka frikë Ahiretin dhe shpreson shpërblimin e Zotit të tij.

Thuaj: A janë të barabartë ata që bëjnë padrejtësi dhe për dënimin tim ata janë të informuar. Do t’ua vëmë prangat në qafat e tyre dhe do të pendohen për punët e tyre.

Ne të përgëzuam ty me pasardhësit e tij të mirë. Ata nuk e thyejnë urdhërin Tonë. Ata në Ditën e Ringjalljes kanë nga Unë bekime dhe mëshirë, të gjallë dhe të vdekur, ndërsa, ata që pas teje bënë ndaj tyre padrejtësi, mbi ta do të jetë hidhërimi Im, se me të vërtetë ata janë popull i keq dhe i humbur.

Kush e ndjek rrugën e tyre, mbi ta do të jetë mëshira Ime dhe do të jenë në dhoma të larta të shpëtuar. Falë­nderimi i takon vetëm Allahut, Zotit të botëve.[1]

 



[1] Kjo është Sureja Vilaje e shpikur, e bartur nga libri “Fasl el-hitab fi Ith­bat Tahrif Kitab Rabb el-Erbab”, është bërë botimi i saj në mënyrë që le­xuesi ta shohë se si bien këta në kundërshtim me Allahun, i Cili ka premtuar se do ta ruajë Librin e Tij nga çdo ndryshim dhe ndërhyrje.


 

 
Retour a la page principale
قسم الأخـبـار :: الدفاع عن السنة