DISA BINDJE TË SHI’ITËVE
Abdullah bin Muhammed  
  numrin e vizitave : 103214  
DISA BINDJE TË SHI’ITËVE
     DISA BINDJE TË SHI’ITËVE
     PËLQIMI I DIJETARIT TË NDERUAR, ABDULAZIZ BIN ABDULLAH BIN BAZ
     PARATHËNIE
     KUSH JANË RAFIDITËT? KUR ËSHTË PARAQITUR SEKTI I RAFIDITËVE?
     PSE JANË QUAJTUR SHI’ITËT ME EMRIN RAFIDITË?
     NË SA GRUPE NDAHEN RAFIDITËT?
     ÇFARË ËSHTË BESIMI “EL-BEDA” I RAFIDITËVE?
     BESIMI I I RAFIDITËVE ÇFARË ËSHTË BESIMI I RAFIDITËVE NË CILËSITË E ALLAHUT?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NDAJ KUR’ANIT, I CILI GJENDET NË DUART TONA, DHE PËR TË CILIN ALLAHU KA PREMTUAR SE DO TA RUAJË?
     ÇFARË ËSHTË BESIMI I RAFIDITËVE NË SAHABËT E TË TË DËRGUARIT (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!)?
     ÇFARË JANË PIKAT E PËRGJASIMIT NË MES TË ÇIFUTËVE DHE RAFIDITËVE?
     ÇFARË ËSHTË BESIMI I RAFIDITËVE NË IMAMË?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA “ER-REXH’A” NË TË CILËN BESOJNË RAFIDITËT?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA “ET-TUKJJETU” TEK RAFIDITËT?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA “ET TINETU”, NË TË CILËN BESOJNË RAFIDITËT?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NDAJ EHLU SUNETIT?
     ÇFARË ËSHTË BESIMI I RAFIDITËVE NË “MUT’AH” DHE ÇFARË VLERE KA TEK ATA?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NË NEXHEF DHE NË QERBELA DHE ÇFARË ËSHTË VLERA E VIZITËS SË TYRE (SIPAS TYRE)?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NDAJ DITËS SË ASHUREVE DHE ÇFARË VLERE KA TEK ATA?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NË “EL-BEJ’A” (BESËLIDHJE)?
     ÇFARË JANË PIKAT E DALLIMIT MES SHI’ITËVE RAFIDITË DHE EHLU SUNETIT?
     ÇFARË ËSHTË VENDIMI I AFRIMIT MES EHLU SUNETIT MONOTEISTË DHE RAFIDITËVE POLITEISTË?
     ÇFARË JANË MENDIMET E DIJETARËVE TË MËHERSHËM E TË MËVONSHËM NDAJ RAFIDITËVE?
     TRILLIMET E RAFIDITËVE NË TEKSTE SUREJA VILAJE E SHPIKUR
     PLLAKA (LEVH) E FATIMES E SHPIKUR
     DUAJA E DY IDHUJVE TË KUREJSHËVE
     PASTHËNIE
     BIBLIOGRAFIA
     WEB-FAQE TË RËNDËSISHME
 
ÇFARË JANË MENDIMET E DIJETARËVE TË MËHERSHËM E TË MËVONSHËM NDAJ RAFIDITËVE?

Shejhul Islam Ibën Tejmije, (Allahu e mëshiroftë), thotë: “Të gjithë dijetarët janë të pajtimit, me argumente, se rafiditët janë grupi më përgënjështrues që ekziston, gënjeshtra tek ata i ka fillet shumë herët dhe është e vjetër, për këtë dijetarët e Islamit si shenjë të tyre e bënë gënjeshtrën e shumtë.”

Esh’heb bin Abdulaziz thotë se, është pyetur Maliku, (Allahu e mëshiroftë), për rafiditët dhe ka thënë: Mos iu fol atyre, e as mos transmeto nga ata, sepse ata gënjejnë. Maliku po ashtu ka thënë: Ai, i cili i fyen sahabët e të të Dërguarit (Lavdërimi dhe shpë­timi i Allahut qofshin mbi të!) nuk ka emër për të. Apo ka thënë: Për të nuk ka asgjë (hise) nga Islami.”

Ibën Kethiri në komentin e fjalës së Allahut subhanehu ve teala:

“Muhammedi është i Dërguar i Allahut, e ata që janë me të (sahabët) janë të ashpër kundër jobesimtarëve, ja­në të mëshirshëm ndërmjet vete, ti i sheh ata kah për­ulen (në rukuë), duke rënë me fytyrë në tokë (sexh­de), e kërkojnë prej Allahut që të ketë mëshirë dhe kë­na­qësinë e Tij ndaj tyre. Në fytyrat e tyre shihen she­njat e gjurmës së sexhdes. Përshkrimi i cilësive të tyre është në Tevrat dhe po ky përshkrim është edhe në In­xhil. Ata janë si një farë e mbjellë ku mbin filizi i vet, e ai trashet, përforcohet dhe qëndron në trungun e vet, ajo e mahnit mbjellësin. (Allahu i shumoi) Për t’ua shtu­ar me ta mllefin jobesimtarëve.”[1]

thotë: “Nga ky ajet Imam Maliku, (Allahu e mëshiroftë), për­fun­don, sipas një transmetimi nga ai, se rafiditët, të cilët i urrej­në sahabët, (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), janë kafirë.

Ai, ndër të tjera ka thënë: “Ngase ata mllefosen në sahabët, dhe kush mllefoset, sipas këtij ajeti, në ta është kafir.”

El-Kurtubiu thotë: “Mirë ka thënë Maliku në thënien e tij dhe ia ka qëlluar në shpjegimin e tij, sepse kush e nënçmon ndo­njërin prej tyre, apo e sulmon dhe akuzon në transmetimin e tij, tashmë e ka kundërshtuar Allahun, Zotin e botërave, dhe e ka zhvlerësuar Sheriatin e muslimanëve.”[2]

Ebu Hatim thotë: “Na ka treguar Harmeleh, i cili ka thënë: E kam dëgjuar Shafiun (Allahu e mëshiroftë!) duke thënë: Nuk kam parë ndokënd që përgënjështron më shumë se rafiditët.”

Muemil bin Ehab thotë: “E kam dëgjuar Jezid bin Harunin duke thënë: “Merret dhe shkruhet nga çdo bidatxhi nëse nuk thë­rret në bid’at me përjashtim të rafiditëve, ngase ata gënjejnë.”

Muhammed bin Seid el-Asbehani thotë: “E kam dëgjuar Shu­­rejkuni[3] duke thënë: Merre diturinë nga çdonjëri që e ta­kon me përjashtim të rafiditëve, ngase ata i shpikin hadithet, e pas­taj ato i marrin për fe.”

Muaviu thotë: “E kam dëgjuar el-A’meshin duke thënë: I vrojtova njerëzit dhe nuk i quanin ata (shi’itët) ndryshe vetëm se me emrin gënjeshtarë.” Me këtë ai synon pasuesit e el-Mugire bin Seid rafiditit gënjeshtar, ashtu si e ka përshkruar atë edh-Dhehebiu.[4]

Shejhul Islam Ibën Tejmije duke e komentuar atë, që e tha­në dijetarët e mëhershëm (selefët) thotë: Baza e bid’atit të ra­fi­ditëve është nga të dalurit nga feja, mosbesimi (ateizmi) dhe vetë zgjedhja e tyre. Në mesin e tyre është shumë e përhapur gë­njeshtra, ata këtë e pranojnë kur thonë: Feja jonë është tuk­ja, që ndonjëri prej tyre të thotë me gjuhën e tij të kundërtën e asaj që e ka në zemër, e kjo në fakt është gënjeshtër dhe hipokrizi.”[5]

Abdullah bin Ahmed bin Hanbel thotë: “E pyeta babain tim për rafiditët, e ai tha: Ata janë që e shajnë dhe ofendojnë Ebu Bekrin dhe Umerin.”

Imam Ahmedi është pyetur për Ebu Bekrin dhe Umerin dhe ka thënë: Duhet të kërkosh mëshirë për ata dy dhe duhet të largohesh prej atyre që e urrejnë Ebu Bekrin dhe Umerin.”[6]

El-Halali transmeton nga Ebu Bekr el-Mervezi, i cili thotë: “E kam pyetur Ebu Abdullahun për atë, i cili e shan Ebu Bek­rin, Umerin dhe Aishen, e ai tha: Nuk mendoj se ai është në Islam.”[7]

El-Halali transmeton dhe thotë: “Më ka informuar Harb bin Ismail el-Kermani, i cili ka thënë: Na ka treguar Musa bin Ha­run bin Zijad se ka thënë: E kam dëgjuar el-Ferjabin duke u për­gjigjur në pyetjen e një njeriu për personin, i cili e shan Ebu Bekrin dhe ka thënë: Ai (person që e shan Ebu Bekrin) ësh­të kafir. Kurse njeriu sërish pyeti: A i falet atij namazi i xhe­na­zes? Ai tha: Jo.”[8]

Ibën Hazmi thotë për rafiditët, kur ishte duke polemizuar me të krishterët e ata i sollën librat e rafiditëve që ta kun­dër­shtojnë me to: “Rafiditët nuk janë muslimanë, fjala e tyre nuk ësh­të e vërtetë (argument) në fe, sepse ata janë një sekt që ja­në paraqitur për herë të parë rreth njëzet e pesë vjet pas vdes­jes së të të Dërguarit tonë të dashur (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!). Zanafilla e tyre daton prej kur ata iu përgjigjën ftesës së intriguesve kundër Islamit. Ata janë një grup që ndje­kin hapat e çifutëve dhe të të krishterëve në gënjeshtër dhe kufër (mosbesim).”[9]

Ebu Zur’ate er-Razi thotë: “Kur ta shohësh ndonjë njeri se e nënçmon ndonjërin prej sahabëve të të Dërguarit tonë (Lavdë­rimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!), ta dish se ai është i pafe (zindik).”

Në Komisionin e Përhershëm për Fetva të Mbretërisë së Arabisë Saudite ka ardhur një shkresë ku shtrohej një pyetje. Aty thuhej:

- Pyetësi dhe një grup së bashku me të, gjenden në zonën kufitare të veriut në fqinjësi të bazës irakiane. Aty ekziston edhe një grup që i përmbahen medh-hebit xhaferij dhe disa prej nesh nuk e hanë mishin e shtazëve që ata i therin, e disa e hanë mishin e tyre. E pyetja jonë është: “A na lejohet ta hamë mishin e shtazëve që ata i therin, duke e pasur parasysh se ata i luten Aliut, Hasanit, Husejnit dhe zotërinjve tjerë të tyre, si në vështirësi ashtu edhe në lehtësi?”

Komisioni është përgjegjur në këtë pyetje në krye me shej­hun Abdulaziz bin Abdullah bin Baz, Abdurrezak Afifi, Ab­du­llah bin Gudejan, dhe Abdullah bin Ku’ud, Allahu i shpër­bleftë që të gjithë.

Përgjigjia:

- Falënderimi i takon vetëm Allahut, paqja dhe shpëtimi qof­shin mbi të Dërguarin e Tij, familjen dhe shokët e tij. Nëse çështja është ashtu siç e shtron pyetësi, se grupi i cili e pa­son medh-hebin xhaferij e lusin Aliun, Hasanin, Husejnin dhe zo­të­rinjtë e tyre, ata janë idhujtarë (mushrikë) të dalë nga feja, Allahu na ruajtë, dhe nuk lejohet të hahet mishi i shtazëve që ata i therin, ngase ajo është e ngordhur edhe nëse e përmen­din emrin e Allahut gjatë therjes.[10]

Është pyetur Abdullah bin Abdurrahman el-Xhibrin për një çështje ku thuhet:

- I nderuari shejh, në qytetin tonë gjendet një rafidit i cili punon si kasap dhe tek ai shkojnë Ehlu Suneti për therjen e shtazëve, po ashtu ekzistojnë edhe disa restorane që bashkë­pu­nojnë me këtë person dhe me rafiditë të tjerë që e punojnë të njëjtën punë. Çfarë është dispozita e bashkëpunimit me këtë rafidit dhe shokët e tij? Po ashtu, çfarë është dispozita e ther­jes nga ai. A është shtaza të cilën ai e ther hallall a haram? Na jepni fetva në këtë duke e lutur Allahun t’ju shpërblejë! Alla­hu është zotërues i udhëzimit dhe forcimit në të!

- Përgjigje:

Nuk lejohet therja e shtazës nga rafiditi, as ngrënia e shta­zës që ai e ka therur, ngase rafiditët në të shumtën janë idhuj­tarë (mushrikë) përderisa e lusin Ali bin Ebu Talibin çdoherë si në vështirësi ashtu edhe në lehtësi, madje edhe në Arafat, në tavaf dhe në sa’j, i lusin bijtë e Aliut dhe imamët e tyre sikur që i kemi dëgjuar sa herë, e ky është shirk i madh dhe dalje nga Islami, për të cilën ata e meritojnë të vriten.

Ata, po ashtu e tepruan ndaj Aliut (Allahu qoftë i kënaqur me të!) duke e përshkruar me cilësi të cilat nuk i takojnë askujt tjetër përveç Allahut, sikur që i kemi dëgjuar në Arafat, e me këtë ata janë të dalë nga feja (murted), ngase e bënë (llogaritën) Aliun zot dhe krijues, manipulues të gjithësisë, se e di të fsheh­tën, se disponon me të keqën dhe të mirën dhe ngja­shëm me këtë.

Ata e prekën edhe Kur’anin Fisnik, e sulmuan atë duke su­po­zuar me këmbëngulje se sahabët e ndryshuan atë, dhe ho­qën nga ai shumë gjëra që kishin të bënin me Ehlu Bejtin dhe armiqtë e tyre. Për këtë ata nuk e përfillin Kur’anin dhe nuk e marrin si argument.

Ata sulmuan edhe sahabët e mëdhenj, si tre kalifët, dhjetë sahabët tjerë, nënat e muslimanëve, dhe sahabët e njohur, si Ene­sin, Xhabirin, Ebu Hurejren e të tjerë. Nuk i pranojnë ha­di­thet e tyre, sepse ata, sipas tyre, janë kafirë!

Nuk punojnë me hadithet e dy Sahihave,[11] përveç nëse është nga Ehlu Bejti, dhe merren me hadithe të trilluara apo me hadithe, të cilat s’mund të jenë argument për atë që e thonë.

Mirëpo, ata megjithatë sillen me hipokrizi dhe flasin atë që nuk e kanë në zemrat e tyre, e fshehin atë që nuk ta paraqesin dhe thonë: “Ai që nuk ka tukje nuk ka fe.” Nuk pranohet fjala e tyre për vëllazëri në fe,[12] as për dashuri ndaj fesë, etj., sepse hipokrizia është besim tek ata. Allahu na ruajtë prej sherrit të tyre!

Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Muhammedin (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!), familjen, shokët dhe mbarë Umetin e tij![13]

 



[1] Fet’h, 29.

[2] “Usul Medhheb esh-Shiati el-Imamijjeti el-Ithna asherijjeti” - dr. Nasir el-Kafari, 3/1250.

[3] Shurejku është Shurejk bin Abdullah, gjykatës i Kufes.

[4] “Minhaxh es-Sunneh” - Shejhul Islam Ibën Tejmije, 1/59-60.

[5] “Minhaxh es-Sunneh” - Shejhul Islam Ibën Tejmije, 1/68.

[6] “El-Mesail ve er-Resail el-Mervijjeti an el-imam Ahmed bin Hanbel” - Abdul Ilah bin Sulejman el-Ahmedi.

[7] “Es-Sunneh” – el-Halali, 3/493. Nga kjo shihet qartë se Imam Ahmedi thotë se rafiditët janë kafirë.

[8] “Es-Sunneh” – el-Halali, 3/499.

[9] “El-Faslu fi el-Milel ue en-Nihal” - Ibën Hazm, 2/78.

[10] “Fetava el-Lexhneti ed-Daimeti li el-Iftai”, vëll. 2, fq. 264.

[11] Sahihul Buhari dhe Sahihu Muslim (sh.p.).

[12] Me muslimanët tjerë (sh.p.).

[13] Kjo fetva është lëshuar nga shejhu i nderuar pasi që i është bërë pyetje rreth dispozitës së bashkëpunimit me rafiditët në vitin 1414 h. (1993), dhe këtu dua ta sqaroj një gjë se, po sillet fjala në mesin e njerëzve se Abdullah el-Xhibrin është i vetmi që thotë se rafiditët janë kafirë, e kjo nuk është e vërtetë. E vërteta është se të gjithë imamët (dijetarët) e mëhershëm (selefë) dhe të mëvonshëm (halefë) janë të mendimit se pasuesit e këtij sekti janë kafirë. Kjo, ngase atyre u është paraqitur e vërteta me fakte dhe nuk mund të arsyetohen se nuk e kanë ditur.


 

 
Retour a la page principale
قسم الأخـبـار :: الدفاع عن السنة