DISA BINDJE TË SHI’ITËVE
Abdullah bin Muhammed  
  numrin e vizitave : 73242  
DISA BINDJE TË SHI’ITËVE
     DISA BINDJE TË SHI’ITËVE
     PËLQIMI I DIJETARIT TË NDERUAR, ABDULAZIZ BIN ABDULLAH BIN BAZ
     PARATHËNIE
     KUSH JANË RAFIDITËT? KUR ËSHTË PARAQITUR SEKTI I RAFIDITËVE?
     PSE JANË QUAJTUR SHI’ITËT ME EMRIN RAFIDITË?
     NË SA GRUPE NDAHEN RAFIDITËT?
     ÇFARË ËSHTË BESIMI “EL-BEDA” I RAFIDITËVE?
     BESIMI I I RAFIDITËVE ÇFARË ËSHTË BESIMI I RAFIDITËVE NË CILËSITË E ALLAHUT?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NDAJ KUR’ANIT, I CILI GJENDET NË DUART TONA, DHE PËR TË CILIN ALLAHU KA PREMTUAR SE DO TA RUAJË?
     ÇFARË ËSHTË BESIMI I RAFIDITËVE NË SAHABËT E TË TË DËRGUARIT (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!)?
     ÇFARË JANË PIKAT E PËRGJASIMIT NË MES TË ÇIFUTËVE DHE RAFIDITËVE?
     ÇFARË ËSHTË BESIMI I RAFIDITËVE NË IMAMË?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA “ER-REXH’A” NË TË CILËN BESOJNË RAFIDITËT?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA “ET-TUKJJETU” TEK RAFIDITËT?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA “ET TINETU”, NË TË CILËN BESOJNË RAFIDITËT?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NDAJ EHLU SUNETIT?
     ÇFARË ËSHTË BESIMI I RAFIDITËVE NË “MUT’AH” DHE ÇFARË VLERE KA TEK ATA?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NË NEXHEF DHE NË QERBELA DHE ÇFARË ËSHTË VLERA E VIZITËS SË TYRE (SIPAS TYRE)?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NDAJ DITËS SË ASHUREVE DHE ÇFARË VLERE KA TEK ATA?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NË “EL-BEJ’A” (BESËLIDHJE)?
     ÇFARË JANË PIKAT E DALLIMIT MES SHI’ITËVE RAFIDITË DHE EHLU SUNETIT?
     ÇFARË ËSHTË VENDIMI I AFRIMIT MES EHLU SUNETIT MONOTEISTË DHE RAFIDITËVE POLITEISTË?
     ÇFARË JANË MENDIMET E DIJETARËVE TË MËHERSHËM E TË MËVONSHËM NDAJ RAFIDITËVE?
     TRILLIMET E RAFIDITËVE NË TEKSTE SUREJA VILAJE E SHPIKUR
     PLLAKA (LEVH) E FATIMES E SHPIKUR
     DUAJA E DY IDHUJVE TË KUREJSHËVE
     PASTHËNIE
     BIBLIOGRAFIA
     WEB-FAQE TË RËNDËSISHME
 
ÇFARË JANË PIKAT E DALLIMIT MES SHI’ITËVE RAFIDITË DHE EHLU SUNETIT?

Nidhamuddin Muhammed el-A’dhami[1] në parathënie të lib­rit “Esh-Shiatu uel-Mut’ah” thotë: “Dallimi mes nesh dhe atyre nuk përqendrohet vetëm në dallimet sekondare të fikhut si çësh­tja e mut’as, jo kurrsesi, por dallimi është në bazë (burim).

Dallimi në akide (besim) përqëndrohet në pikat vijuese:

1. Rafiditët thonë se Kur’ani është i ndryshuar dhe i man­gët.

- Ne themi se Kur’ani është fjalë e Allahut, i plotë, jo i man­gët, nuk i është kanosur e as nuk do t’i nënshtrohet as­një­herë ndërrimit, as mangësimit, as ndryshimit përde­risa të jetë toka e banuar dhe çka ka në të. Sikur që Alla­hu i Lartësuar thotë:

“Ne me madhërinë Tonë e shpallëm Kur’anin dhe Ne gjithsesi jemi mbrojtës të tij.”[2]

2. Rafiditët thonë se sahabët e të Dërguarit të Allahut (Lavdë­rimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!), me përjashtim të disave, janë larguar nga Islami, janë bërë dezertorë, pas vdekjes së të Dërguarit të Allahut, devijuan nga e mira, e thyen besën dhe tradhtuan fenë, e sidomos tre kalifët: es-Siddiku,[3] el-Faruku[4] dhe Dhu en-Nurejni.[5] Për këtë, këta të tre janë te rafiditët njerëzit më të humbur dhe që kanë më së shumti kufër e poshtërsi.

-  Ne themi se sahabët e të Dërguarit të Allahut (Lav­dë­­rimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!) janë më të mirët e njerëzimit pas pejgamberëve salavatullahi alejhim exhmein, se ata të gjithë janë të drejtë dhe besnikë, nuk synojnë asnjë­he­rë gënjeshtrën ndaj pejgamberit të tyre, janë të saktë e të besueshëm në transmetimet e tyre.

3. Rafiditët thonë se imamë janë imamët e rafiditëve - të dym­bëdhjetit, (ithna-asheritët), të cilët janë të mbrojtur nga gabimet, të cilët e dinë të fshehtën (gajbin) dhe i di­në të gjitha dijet e njohuritë, të cilat u janë paraqitur me­le­këve, të dërguarve dhe pejgamberëve, se ata dinë gjith­çka që ka qenë dhe çka do të jetë, nuk iu fshehet atyre as­gjë, ata i dinë të gjitha gjuhët e botës dhe toka në të­rësi është e tyre.

-  Ne themi se ata janë njerëz si të gjithë të tjerët, s’ka da­llim mes tyre, prej tyre ka dijetarë, fakihë[6] e kalifë,[7] nuk ia veshim atë që nuk e kanë pasur, apo që nuk e ka­në pretenduar për vete, madje ata i kanë ndaluar këto gjë­ra dhe janë larguar sa më larg prej tyre.”[8]

 



[1] Dijetar islam (sh.p.).

[2] Hixhr, 9.

[3] Ebu Bekri.

[4] Umeri.

[5] Uthmani.

[6] Dijetarë të Jurisprudencës (sh.p.).

[7] Prijës (sh.p.).

[8] Parathënia e Nidhamuddin Muhammed el-A’dhamit në librin “Esh-Shiatu uel-Mut’ah”, fq. 6.


 

 
Retour a la page principale
قسم الأخـبـار :: الدفاع عن السنة