DISA BINDJE TË SHI’ITËVE
Abdullah bin Muhammed  
  numrin e vizitave : 103213  
DISA BINDJE TË SHI’ITËVE
     DISA BINDJE TË SHI’ITËVE
     PËLQIMI I DIJETARIT TË NDERUAR, ABDULAZIZ BIN ABDULLAH BIN BAZ
     PARATHËNIE
     KUSH JANË RAFIDITËT? KUR ËSHTË PARAQITUR SEKTI I RAFIDITËVE?
     PSE JANË QUAJTUR SHI’ITËT ME EMRIN RAFIDITË?
     NË SA GRUPE NDAHEN RAFIDITËT?
     ÇFARË ËSHTË BESIMI “EL-BEDA” I RAFIDITËVE?
     BESIMI I I RAFIDITËVE ÇFARË ËSHTË BESIMI I RAFIDITËVE NË CILËSITË E ALLAHUT?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NDAJ KUR’ANIT, I CILI GJENDET NË DUART TONA, DHE PËR TË CILIN ALLAHU KA PREMTUAR SE DO TA RUAJË?
     ÇFARË ËSHTË BESIMI I RAFIDITËVE NË SAHABËT E TË TË DËRGUARIT (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!)?
     ÇFARË JANË PIKAT E PËRGJASIMIT NË MES TË ÇIFUTËVE DHE RAFIDITËVE?
     ÇFARË ËSHTË BESIMI I RAFIDITËVE NË IMAMË?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA “ER-REXH’A” NË TË CILËN BESOJNË RAFIDITËT?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA “ET-TUKJJETU” TEK RAFIDITËT?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA “ET TINETU”, NË TË CILËN BESOJNË RAFIDITËT?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NDAJ EHLU SUNETIT?
     ÇFARË ËSHTË BESIMI I RAFIDITËVE NË “MUT’AH” DHE ÇFARË VLERE KA TEK ATA?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NË NEXHEF DHE NË QERBELA DHE ÇFARË ËSHTË VLERA E VIZITËS SË TYRE (SIPAS TYRE)?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NDAJ DITËS SË ASHUREVE DHE ÇFARË VLERE KA TEK ATA?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NË “EL-BEJ’A” (BESËLIDHJE)?
     ÇFARË JANË PIKAT E DALLIMIT MES SHI’ITËVE RAFIDITË DHE EHLU SUNETIT?
     ÇFARË ËSHTË VENDIMI I AFRIMIT MES EHLU SUNETIT MONOTEISTË DHE RAFIDITËVE POLITEISTË?
     ÇFARË JANË MENDIMET E DIJETARËVE TË MËHERSHËM E TË MËVONSHËM NDAJ RAFIDITËVE?
     TRILLIMET E RAFIDITËVE NË TEKSTE SUREJA VILAJE E SHPIKUR
     PLLAKA (LEVH) E FATIMES E SHPIKUR
     DUAJA E DY IDHUJVE TË KUREJSHËVE
     PASTHËNIE
     BIBLIOGRAFIA
     WEB-FAQE TË RËNDËSISHME
 
ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NË “EL-BEJ’A” (BESËLIDHJE)?

Rafiditët çdo pushtet tjetër, përveç pushtetit nën udhëheqjen e ithna-asheritëve, e llogaritin jolegjitim dhe të kotë.

Përmendet në “El-Kafi bi Sherh el-Mazenderani” dhe në “El-Gajbeh” të en-Nu’manit nga Ebu Xhaferi, i cili ka thënë: “Çdo pushtet që ngritet para pushtetit të të ngriturit, Mehdiut të rafiditëve, udhëheqësi i tij është tagut[1].”[2]

Nuk lejohet pasimi i një udhëheqësi që nuk është nga Alla­hu, përveç se nën parimin e tukjes. Të qenit imam tiran, mi­zor, i paaftë për udhëheqje, si dhe cilësi tjera të ngjash­me iu ve­shen udhëheqësve muslimanë, me përjashtim të ima­­mëve të tyre, e në krye të të cilëve janë Hulefau Rashidinë (Prijësit e Udhëzuar), Ebu Bekri, Umeri dhe Uth­mani (Allahu qoftë i kënaqur me ta!).

Rafiditi el-Mexhlisij, i cili është njëri prej prijësve të tyre në humbje dhe autor i librit “Bihar el-Envar”, për tre kalifët rashidinë thotë: “Ata nuk ishin tjetër veçse grabitës, mizorë, dezertorë të dalë nga feja, mallkimi i Allahut qoftë mbi ta dhe mbi ata, të cilët i pasuan në tirani e padrejtësi ndaj Ehlu Bejtit nga të mëhershmit dhe të mëvonshmit.”[3]

Kjo është që e thotë imami i tyre el-Mexhlisij, ku libri i tij llo­garitet prej burimeve më të rëndësishme, bazë, në temën se cili popull është më i vlefshëm pas të dërguarve të Allahut dhe pejgamberëve të Tij. Nisur nga ky parim dhe qëndrim i tyre ndaj udhë­heqësve muslimanë, çdonjërin që bashkëpunon me ta e lloga­risin tagut dhe mizor.

El-Kulejni transmeton nga Umer bin Handhaleh, i cili ka thë­në: “E kam pyetur Ebu Abdullahun për problemin e dy per­sonave nga njerëzit tanë, të cilët kanë mosmarrëveshje rreth borxhit apo trashëgimisë, dhe kërkojnë zgjedhjen e prob­lemit në vendimin e sulltanit (udhëheqësit të shtetit), apo në gjy­ki­min e gjykatës: A lejohet kjo gjë? Ai tha: Kush kërkon gjy­ki­min e tyre me të drejtë apo pa të drejtë, ai ka kërkuar gjy­kimin e tagutit. Po edhe nëse gjykohet në favor të tij, po edhe në qoftë se është me të vërtetë pronë e tij, ai e merr atë pa të drejtë, ngase e ka marrë me vendimin e tagutit.”[4]

Homeini, ky humbës, duke e plotësuar fjalën e tyre thotë: “Edhe vetë Imami ndalohet që të kthehet tek udhëheqësit e shte­tit dhe gjykatat e tyre, ngase ky kthim do të thotë kthim te tagutët.”[5]

Përmendet në librin “Et-Tukjetu fi Fikh Ehlul-Bejt” në ka­pi­­tu­llin e nëntë tek “Tukja në xhihad”, i cili është përcaktim i hu­lum­timeve të Ajatullah el-Haxhxh esh-Shejh Muslim ed-Da­­vu­rij lidhur me punën tek sulltani zullumqar. Me sulltanin zu­llum­qar synohet sundimtari sunit dhe thotë: “Hyrja për të pu­­nuar te sulltani është tre llojesh: Nganjëherë hyrja në këtë pu­­në është me qëllim për të ndihmuar besimtarët[6], për të kry­er punë në favor të tyre si dhe për të kryer nevojat e tyre. Dis­pozita lidhur me këtë kategori është preferimi (el-Istih­bab), që dukshëm vërehet nxitja në këtë punë nga transme­ti­met e më­hershme. Nganjëherë hyrja bëhet me qëllim të jetesës dhe leh­tësimit ndaj vetes. Dispozita e kësaj kategorie është lejimi me qor­tim nëse ndihmon vëllezërit e tij besimtarë dhe vepron në për­mbushjen e kërkesave të tyre, e kjo gjë do të jetë shlyerje më­katesh për të. Lidhur me këtë flasin disa tran­s­me­time që kush­tëzojnë bamirësinë ndaj besimtarëve dhe ndih­mën ndaj tyre, një nga një. Nganjëherë hyrja bëhet doemos­doshmërisht për nevoja urgjente si ngrënia dhe pirja. Dispo­zi­ta e kësaj ka­te­goria është lejimi pa qortim.”[7]

Vëllezër të dashur, a po e vëreni se si gjykojnë këta ndaj Ehlu Sunetit duke i cilësuar si njerëz të dhunës e padrejtë­si­së! Shikoni se si e lejojnë punën me sundimtarët e Ehlu Sunetit ve­tëm me kushte, e kushti më i madh është dobia në favor të shi’itëve për të qenë ajo punë e lejuar.

Ky qëndrim është prezent te të gjithë dhe rafiditët i nënshtro­hen vetëm sundimtarëve e pushteteve rafidite. Ata edhe kur pu­nojnë në ndonjë vend mundohen t’u bëjnë vend njerëzve të tyre dhe t’i largojnë, sa të munden, ithtarët e Ehlu Sunetit nga ato vende të punës, derisa të dominojnë mbi gjithçka!!

Allahu i mbrojtë muslimanët nga sherri i tyre!



[1] Tagut është çdo send që adhurohet përveç Allahut me dëshirën e tyre, apo janë djajtë, apo është njeri tiran, mizor dhe i pa drejtë (sh.p.).

[2] “El-Kafi bi Sherh el-Mazenderani”, 12/371, po ashtu shiko edhe “Kitab el-bihar”, 25/113.

[3] “Kitab el-Bihar”, el-Mexhlisij, 4/385.

[4] “El-Kafi”, el-Kulejni, 1/67. “Et-Tehdhib”, 6/301. “Men la Jahduruhu el-Fekih”, 3/5.

[5] “El Hukumat el-Islamijjeh”, fq. 74.

[6] Me fjalën “besimtarët” synon shi’itët. Rafiditët e quajnë veten besimtarë.

[7] Libri “Et-Tukjetu fi Fikh Ehl el-Bejt Takrir li Ebhath Semahati Ajatullah el-Haxhxh esh-Shejh Muslim ed-Davurij”, 2/153.


 

 
Retour a la page principale
قسم الأخـبـار :: الدفاع عن السنة