DISA BINDJE TË SHI’ITËVE
Abdullah bin Muhammed  
  numrin e vizitave : 70111  
DISA BINDJE TË SHI’ITËVE
     DISA BINDJE TË SHI’ITËVE
     PËLQIMI I DIJETARIT TË NDERUAR, ABDULAZIZ BIN ABDULLAH BIN BAZ
     PARATHËNIE
     KUSH JANË RAFIDITËT? KUR ËSHTË PARAQITUR SEKTI I RAFIDITËVE?
     PSE JANË QUAJTUR SHI’ITËT ME EMRIN RAFIDITË?
     NË SA GRUPE NDAHEN RAFIDITËT?
     ÇFARË ËSHTË BESIMI “EL-BEDA” I RAFIDITËVE?
     BESIMI I I RAFIDITËVE ÇFARË ËSHTË BESIMI I RAFIDITËVE NË CILËSITË E ALLAHUT?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NDAJ KUR’ANIT, I CILI GJENDET NË DUART TONA, DHE PËR TË CILIN ALLAHU KA PREMTUAR SE DO TA RUAJË?
     ÇFARË ËSHTË BESIMI I RAFIDITËVE NË SAHABËT E TË TË DËRGUARIT (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!)?
     ÇFARË JANË PIKAT E PËRGJASIMIT NË MES TË ÇIFUTËVE DHE RAFIDITËVE?
     ÇFARË ËSHTË BESIMI I RAFIDITËVE NË IMAMË?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA “ER-REXH’A” NË TË CILËN BESOJNË RAFIDITËT?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA “ET-TUKJJETU” TEK RAFIDITËT?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA “ET TINETU”, NË TË CILËN BESOJNË RAFIDITËT?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NDAJ EHLU SUNETIT?
     ÇFARË ËSHTË BESIMI I RAFIDITËVE NË “MUT’AH” DHE ÇFARË VLERE KA TEK ATA?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NË NEXHEF DHE NË QERBELA DHE ÇFARË ËSHTË VLERA E VIZITËS SË TYRE (SIPAS TYRE)?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NDAJ DITËS SË ASHUREVE DHE ÇFARË VLERE KA TEK ATA?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NË “EL-BEJ’A” (BESËLIDHJE)?
     ÇFARË JANË PIKAT E DALLIMIT MES SHI’ITËVE RAFIDITË DHE EHLU SUNETIT?
     ÇFARË ËSHTË VENDIMI I AFRIMIT MES EHLU SUNETIT MONOTEISTË DHE RAFIDITËVE POLITEISTË?
     ÇFARË JANË MENDIMET E DIJETARËVE TË MËHERSHËM E TË MËVONSHËM NDAJ RAFIDITËVE?
     TRILLIMET E RAFIDITËVE NË TEKSTE SUREJA VILAJE E SHPIKUR
     PLLAKA (LEVH) E FATIMES E SHPIKUR
     DUAJA E DY IDHUJVE TË KUREJSHËVE
     PASTHËNIE
     BIBLIOGRAFIA
     WEB-FAQE TË RËNDËSISHME
 
ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NË NEXHEF DHE NË QERBELA DHE ÇFARË ËSHTË VLERA E VIZITËS SË TYRE (SIPAS TYRE)?

Shi’itët i marrin vendet e varrezave të imamëve të tyre, që ja­në të dyshimta apo edhe të vërteta, për Harem[1] (vend) të Shenj­­­të: Kufeja është harem, Qerbelaja është harem, Kumi ësh­të harem.

Transmetojnë nga es-Sadik se ka thënë: Për Allahun është një harem e ai është në Mekë, për Pejgamberin e Tij është një ha­­rem e ai është në Medinë, për emirul mu’mininë është një ha­­rem e ai është në Kufe, dhe për ne është në Kum.

Qerbelaja tek ata është më i vlefshëm se sa Qabeja, ka ar­dhur në “Kitab el-Bihar” nga Ebu Abdullahu se ai ka thënë: “Allahu i ka shpallur Qabesë e i ka thënë: Po të mos ishte To­ka e Qerbelasë nuk do të të kisha bërë ty të vlefshme. Po të mos ishte ai, të cilin e mban toka e Qerbelasë, nuk do të të kri­joja ty e as shtëpinë me të cilën jam mburrur. Andaj, prano dhe qëndro, bëhu modeste, e përulur dhe e nënshtruar, e mos u bë mohuese dhe mendjemadhe ndaj Tokës së Qerbelasë, se përndryshe hidhërohem në ty dhe të hedhi në zjarr të xhehenemit.”[2]

Rafiditët e konsiderojnë më të vlefshme vizitën ndaj varrit të Husejnit në Qerbela se sa kryerjen e kushtit të pestë të Isla­mit - haxhin në Qabe!!

El-Mexhlisij përmend në librin e tij “Bihar el-Envar” trans­me­timin nga Beshir ed-Duhan, i cili ka thënë: “I thashë Ebu Abdullahut alejhi selam: Nëse më kalon haxhi, a të vij te varri i Husejnit?

Ai tha: Të lumtë, o Beshir. Secili besimtar që vjen te varri i Husejnit duke njohur edhe vlerën e tij, jashtë ditës së festës së baj­ramit, do t’i shënohen atij njëzet haxhe, njëzet umre të vlef­shme e të pranuara, dhe njëzet beteja të bëra bashkë me ndonjë pejgamber të dërguar apo imam të drejtë. Kush vjen te varri në ditën e Arefatit duke njohur vlerën e tij, do t’i shë­no­hen një mijë haxhe, një mijë umre të vlefshme e të pranura, dhe një mijë beteja të bëra bashkë me ndonjë pejgamber të dër­guar apo imam të drejtë.”

Në të njëjtin burim përmendin se vizitorët e Husejnit në Qer­bela janë të pastër, ndërsa ata që qëndrojnë në Arefat janë bij të kurvës. Allahu na ruajtë!!

“Transmetohet nga Ali bin Esbat, i cili tre­gon nga Ebu Abdu­llah alejhi selam se ka thënë: Allahu i Lartësuar në mbrëm­jen e Arefatit do të fillojë së pari t’i shikojë vizitorët e va­rrit të Husejnit. Thotë: I thashë: Do t’i shikojë këta para aty­re që janë në Arefat? Tha: Po, ngase në mesin e atyre (të Arefatit) ka fëmijë të jashtëligjshëm, ndërsa tek këta, nuk ka të tillë.”[3]

Ali es-Sistanij në librin e tij “Minhaxh es-Salihin” më shu­më e vlerëson lutjen dhe namazin e bërë në këto vende se sa na­mazin në xhami!! Në meselen nr.562 thotë: preferohet na­mazi në vendet e imamëve alejhimu selam, madje thuhet se ësh­të më i vlefshëm se sa namazi në xhami. Transmetohet se na­ma­zi te Ali bin Ebu Talib alejhi selam është i vlefshëm sa dy­qind mijë namaze.[4]

Madje shejhu i tyre Abbas el-Kashani në librin e tij “Me­sa­bih el-Xhinan” ka tejkaluar kufijtë e çdo teprimi lidhur me Qerbelanë ku thotë: “S’ka dyshim se Qerbelaja është toka më e shenjtë në Islam. I është dhënë asaj, sipas argumenteve ekzis­­tuese, më shumë se çdo toke tjetër nga nderi dhe she­njtëria. Është tokë e shenjtë dhe e bekuar e Allahut, tokë e nën­shtruar dhe modeste. Tokë e zgjedhur, harem i sigurt dhe i begat­shëm, është harem i allahut dhe i të Dërguarit të Tij dhe kube e Isla­mit. Është prej vendeve që Allahu dëshiron që të adhurohet dhe luten njerëzit në të. Është tokë, ku dheu i saj është shë­rues. Pra të gjitha këto tipare që i ka Qerbelaja, nuk i ka asnjë vend tjetër në botë, madje as Qabeja.”[5]

Në librin “El-Mezar” të autorit Muhammed en-Nu’man, i quaj­tur Shejh el-Mufid, lidhur me vlerën e xhamisë së Kufes thuhet: Transmetohet nga Ebu Xhafer el-Bakir se ka thënë: “Po ta dinin njerëzit vlerën e xhamisë së Kufes do të udhë­to­nin drejt saj që nga vendet e largëta. Një namaz farz ka vle­rën e një haxhi, një namaz nafile ka vlerën e një umreje.”[6]

Po në të njëjtin burim, në kapitullin (El-Kaulu indel-Vukufi alel-Hadeth) thuhet se vizitori i Husejnit duhet t’ia bëjë me do­rë të djathtë dhe të thotë në duan e tij të gjatë, e që prej saj është: “Të kam ardhur për vizitë duke kërkuar forcimin e këm­bëve në rrugën e hixhretit deri tek ti, jam bindur se Allahu i Lavdëruar përmes jush e largon brengën, përmes jush e zbret mëshirën, përmes jush e mban tokën të rregullt, përmes jush Zoti i forcon kodrat në bazat e saj, i jam drejtuar Zotit tim për­mes teje o zotëriu im për kryerjen e nevojave të mia dhe për faljen e mëkateve të mia.”[7]

Vëlla lexues, shiko se si bien këta në shirk (idhujtari) duke kër­kuar dhe lutur tjetërkënd pos Allahut për kryerjen e nevo­jave të tyre, dhe kërkimin e faljes së mëkateve nga njerëzit e jo nga Allahu. E si mundet kjo kur Allahu i Lartësuar thotë:

“E kush i falë mëkatet përveç Allahut?”[8]

Kërkojmë mbrojtjen e Allahut prej shirkut!!!

 



[1] Harem ka kuptimin: Vend i Shenjtë. Sipas argumenteve islame ekzis­tojnë vetëm tre hareme (vende të shenjta): Haremi i Mekës-Qabeja, Ha­re­mi i Medinës-Xhamia e Pejgamberit alejhi selam, Haremi i Kudsit-Mes­xhidul Aksa. Të tjerat, përveç këtyre tre haremeve janë të trilluara dhe të pa­vërteta. (sh.p.)

[2] “Kitab el-Bihar”, 10/107.

[3] “Bihar el-Envar” – el-Mexhlisij, 85/98.

[4] “Minhaxh es-Salihin” – Es-Sistanij, 1/187.

[5] “Misbah el-Xhinan” – Abbas el-Kashani, fq.360.

[6] “Kitab el-Mezar” - Shejh el-Mufid, fq. 20.

[7] “Kitab el-Mezar” - Shejh el-Mufid, fq. 99.

[8] Ali Imran, 135.


 

 
Retour a la page principale
قسم الأخـبـار :: الدفاع عن السنة