DISA BINDJE TË SHI’ITËVE
Abdullah bin Muhammed  
  numrin e vizitave : 69667  
DISA BINDJE TË SHI’ITËVE
     DISA BINDJE TË SHI’ITËVE
     PËLQIMI I DIJETARIT TË NDERUAR, ABDULAZIZ BIN ABDULLAH BIN BAZ
     PARATHËNIE
     KUSH JANË RAFIDITËT? KUR ËSHTË PARAQITUR SEKTI I RAFIDITËVE?
     PSE JANË QUAJTUR SHI’ITËT ME EMRIN RAFIDITË?
     NË SA GRUPE NDAHEN RAFIDITËT?
     ÇFARË ËSHTË BESIMI “EL-BEDA” I RAFIDITËVE?
     BESIMI I I RAFIDITËVE ÇFARË ËSHTË BESIMI I RAFIDITËVE NË CILËSITË E ALLAHUT?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NDAJ KUR’ANIT, I CILI GJENDET NË DUART TONA, DHE PËR TË CILIN ALLAHU KA PREMTUAR SE DO TA RUAJË?
     ÇFARË ËSHTË BESIMI I RAFIDITËVE NË SAHABËT E TË TË DËRGUARIT (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!)?
     ÇFARË JANË PIKAT E PËRGJASIMIT NË MES TË ÇIFUTËVE DHE RAFIDITËVE?
     ÇFARË ËSHTË BESIMI I RAFIDITËVE NË IMAMË?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA “ER-REXH’A” NË TË CILËN BESOJNË RAFIDITËT?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA “ET-TUKJJETU” TEK RAFIDITËT?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA “ET TINETU”, NË TË CILËN BESOJNË RAFIDITËT?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NDAJ EHLU SUNETIT?
     ÇFARË ËSHTË BESIMI I RAFIDITËVE NË “MUT’AH” DHE ÇFARË VLERE KA TEK ATA?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NË NEXHEF DHE NË QERBELA DHE ÇFARË ËSHTË VLERA E VIZITËS SË TYRE (SIPAS TYRE)?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NDAJ DITËS SË ASHUREVE DHE ÇFARË VLERE KA TEK ATA?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NË “EL-BEJ’A” (BESËLIDHJE)?
     ÇFARË JANË PIKAT E DALLIMIT MES SHI’ITËVE RAFIDITË DHE EHLU SUNETIT?
     ÇFARË ËSHTË VENDIMI I AFRIMIT MES EHLU SUNETIT MONOTEISTË DHE RAFIDITËVE POLITEISTË?
     ÇFARË JANË MENDIMET E DIJETARËVE TË MËHERSHËM E TË MËVONSHËM NDAJ RAFIDITËVE?
     TRILLIMET E RAFIDITËVE NË TEKSTE SUREJA VILAJE E SHPIKUR
     PLLAKA (LEVH) E FATIMES E SHPIKUR
     DUAJA E DY IDHUJVE TË KUREJSHËVE
     PASTHËNIE
     BIBLIOGRAFIA
     WEB-FAQE TË RËNDËSISHME
 
ÇFARË ËSHTË BESIMI I RAFIDITËVE NË “MUT’AH” DHE ÇFARË VLERE KA TEK ATA?

Mut’ah ka një vlerë të veçantë tek rafiditët. Allahu na ruajtë!

Ceket në librin “Menhexh es-Sadikin” të autorit Fet’hullah el-Kashani,[1] transmetuar nga es-Sadik se ai ka thënë: “Mut’­ah është prej fesë sime dhe fesë së stërgjyshërve të mi. Ai, i cili punon me të, punon me fenë tonë, e ai, i cili e mohon atë, e mohon fenë tonë, madje i takon ndonjë feje tjetër. Fëmija i mut’as është më i mirë dhe më i dobishëm se fëmija që rezul­ton nga jeta bashkëshortore e përhershme. Mohuesi i mut’as është kafir dezertor.”[2]

El-Kumi në librin “Men la Jahduruhu el-Fekih” përmend nga Abdullah bin Sinan, e ky nga Ebu Abdullahu, i cili ka thënë: “Allahu i Lartësuar ua ka ndaluar shi’itëve tanë çdo pije dehëse, e ua ka zëvendësuar këtë me mut’ah.”[3]

Në tefsirin “Menhexh es-Sadikin” të Mula Fet’hullah el-Ka­shani ceket: “Ka thënë i Dërguari (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qof­shin mbi të!): Kush një herë kënaqet me mut’ah, shpëton një e treta e tij nga zjarri i xhehenemit. Kush kënaqet dy herë, shpë­tojnë dy të tretat e tij nga zjarri i xhehenemit. E kush kënaqet tre herë, shpëton i tëri nga zjarri i xhehenemit.”

Në të njëjtin burim thuhet: “I Dërguari (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: Kush kënaqet një herë me mut’­ah, është i mbrojtur nga hidhërimi i të Plotfuqishmit. Kush kë­naqet dy herë, do të ringjallet me më të mirët. E kush kënaqet tre herë, do të jetë bashkë me mua në xhenet.”

Po ashtu në të njëjtin burim thuhet: “I Dërguari (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: Kush kënaqet një herë, do të jetë në gradën e Husejnit. Kush kënaqet dy herë, do të jetë në gradën e Hasanit. Kush kënaqet tre herë, do të jetë në gra­dën e Ali bin Ebu Talibit. E kush kënaqet katër herë, do të je­të në gradën time.”[4]

Rafiditët nuk kushtëzojnë numër të caktuar në mut’ah, ka ardhur në “Furu’ el-Kafi”, dhe në “Et-Tehdhib”, dhe në “El-Is­ti­b­­sar” nga Zurare, e ky nga Ebu Abdullahu, i cili ka thënë: “Ia përmenda atij mut’an, e i thashë a është deri në katër? Ai tha: Martohu prej tyre me 1000, sepse ato janë me pagesë. Tran­s­metohet nga Muhammed bin Muslim, e ky nga Ebu Xha­­­feri se ai ka thënë për mut’an: Nuk është deri në katër, nga­se ajo nuk shkurorëzohet e as nuk trashëgon, por ajo është me pagesë.”[5]

Si mundet kjo kur Allahu në Kur’an thotë:

“Dhe ata, të cilët e ruajnë nderin e vet (sa i përket jetës in­time), me përjashtim ndaj grave të veta (me kurorë) dhe ndaj atyre (robëreshave) që i kanë në pronësinë e vet, për të cilat nuk janë të qortuar, e kush kërkon prej tyre (dëfrim nga të ndaluarat), të tillët janë ata që kanë shkelë normat e caktuara.”[6]

Nga ajeti bëhet e qartë se femrat nuk lejohen (nuk janë ha­llall) përveç se me kurorë bashkëshortore apo me pronësi (robë­reshat).

Femra e martuar me aktin e mut’as nuk është bashkëshorte, nuk trashëgon e as nuk shkurorëzohet - ajo është prostitutë. Allahu na ruajtë!

Dijetari Abdullah bin Xhibrin thotë: Rafiditët argument­toj­në për lejimin e mut’as me ajetin e sures Nisaë, ku i Lartësuari thotë:

“(Nuk u lejohet të martoheni) Edhe me gra të martuara (që kanë burrat e nuk janë të lëshuara), përveç atyre që i keni futur në pushtetin tuaj (robëreshat e luftës). (Ky është) Obligim mbi ju nga Allahu. U janë lejuar, pos kë­tyre (që u përmendën), të tjerat që t’i merrni me pa­surinë tuaj, duke pasur për qëllim bashkëshortësi e jo prostitucion (kurvëri). E për atë që përjetuat nga ato, jepnu shpërblimin e tyre të caktuar se është obligim. E nuk ka pengesë për ju, pas përcaktimit, në atë që ju pëlqeni mes vete.”[7]

Përgjigjja në këtë[8]:

Se të gjitha ajetet kanë të bëjnë me kurorën (nikahun), duke fi­­lluar nga ajeti: “nuk është e lejuar për ju të trashëgoni gra­të...”[9] deri te ajeti: “Në qoftë se dëshironi të ndërroni (ta merr­­­ni) një grua në vend të një gruaje...”[10], e deri te ajeti: “Mos u martoni me ato gra, me të cilat qenë martuar prin­dërit tuaj...”,[11] dhe deri te ajeti: “U janë ndaluar juve (të martoheni me): nënat tuaja....”[12]

Pasi që i përmend të ndaluarat me afërsi gjaku dhe ato me shkak (sebeb), thotë: “U janë lejuar, pos këtyre (që u përmen­dën), të tjerat....”[13]

Që do me thënë se u lejohet kurorëzimi i grave të tjera, pos atyre që u përmendën në ndalim, e kur t’i kurorëzoni ato dhe për kënaqësinë, të cilën e përjetoni me to, e që është marrë­dhë­­nia intime hallall, ua jepni grave mehrin e tyre që e keni cak­tuar për to.

E nëse ato heqin dorë nga mehri, apo diçka nga ai, e ua kthej­në juve me dëshirën e tyre, nuk keni mëkat në këtë.

Kështu e komentojnë këtë ajet sahabët dhe të tjerët pas tyre.[14]

Ja edhe shejh et-Tusi në librin e tij “Tehdhib el-Ahkam” e dë­­­non nikahun mut’ah dhe e kritikon atë, thotë: “Nëse femra ësh­të nga një shtëpi fisnike, nuk lejohet të bëhet mut’ah (kë­naq­je) me të, ngase familja e saj etiketohet me turp, dhe ajo (fem­ra) pëson nënçmim e përdhosje.”[15]

Gjendja e rafiditëve ka shkuar edhe më larg duke lejuar që gruas t’i bëhet marrëdhënie nga prapa.

Ceket në librin “El-Istibsar” nga Ali bin el-Hakem,[16] i cili ka thënë: “E kam dëgjuar Safvanin duke thënë: I thashë Ri­da­së: Një njeri prej pasuesve tuaj më urdhëroi që t’ju pyes për një çështje, për të cilën i erdhi turp të të pyes ty. Ai tha: Çfarë është ajo çështje? Tha: A i lejohet burrit që t’i bëjë gruas ma­rrë­dhënie nga prapa (në prapanicë)? Ai tha: Po, i lejohet.[17]



[1] Dijetar i shi’itëve (sh.p.).

[2] “Menhexh es-Sadikin” - Mula Fet’hullah el-Kashani, 2/495.

[3] “Men la Jahduruhu el-Fekih” – Ibën Babevejh el-Kumi, fq. 330.

[4] Tefsiri “Menhexh es-Sadikin” - Mula Fet’hullah el-Kashani, 2/492-493.

[5] “El Furu’ min el-Kafi” – el-Kulejni, 5/451. “Et-Tehdhib”, 2/188.

[6] Mu’minunë, 5-7.

[7] Nisaë, 24.

[8] Largimi i kësaj dileme (sh.p.).

[9] Nisaë, 19.

[10] Nisaë, 20.

[11] Nisaë, 22.

[12] Nisaë, 23.

[13] Nisaë, 24.

[14] Këto ishin fjalët e dijetarit Shejh Ibën Xhibrin, ndërsa argumenti për nda­limin e mut’as nga Suneti është hadithi i Rebi’ bin Seburete el-Xhu­heni se babai i tij i ka treguar se ishin duke ndenjur me të Dërguarin (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe tha: “O ju njerëz, ua pata lejuar përjetimin e kënaqësisë me gratë (mut’an), por Allahu tani e ka ndaluar këtë deri në Ditën e Kijametit. Kush gjendet në këtë le të lar­gohet prej tyre sa më shpejt, dhe mos ua merrni atë që ua keni dhënë.” E shënon Muslimi në numrin 1406.

[15] “Tehdhib el-Ahkam” – et-Tusi, 7/227.

[16] Dijetar i shi’itëve (sh.p.).

[17] “El-Istibsar” – et-Tusi, 3/243.


 

 
Retour a la page principale
قسم الأخـبـار :: الدفاع عن السنة