DISA BINDJE TË SHI’ITËVE
Abdullah bin Muhammed  
  numrin e vizitave : 69238  
DISA BINDJE TË SHI’ITËVE
     DISA BINDJE TË SHI’ITËVE
     PËLQIMI I DIJETARIT TË NDERUAR, ABDULAZIZ BIN ABDULLAH BIN BAZ
     PARATHËNIE
     KUSH JANË RAFIDITËT? KUR ËSHTË PARAQITUR SEKTI I RAFIDITËVE?
     PSE JANË QUAJTUR SHI’ITËT ME EMRIN RAFIDITË?
     NË SA GRUPE NDAHEN RAFIDITËT?
     ÇFARË ËSHTË BESIMI “EL-BEDA” I RAFIDITËVE?
     BESIMI I I RAFIDITËVE ÇFARË ËSHTË BESIMI I RAFIDITËVE NË CILËSITË E ALLAHUT?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NDAJ KUR’ANIT, I CILI GJENDET NË DUART TONA, DHE PËR TË CILIN ALLAHU KA PREMTUAR SE DO TA RUAJË?
     ÇFARË ËSHTË BESIMI I RAFIDITËVE NË SAHABËT E TË TË DËRGUARIT (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!)?
     ÇFARË JANË PIKAT E PËRGJASIMIT NË MES TË ÇIFUTËVE DHE RAFIDITËVE?
     ÇFARË ËSHTË BESIMI I RAFIDITËVE NË IMAMË?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA “ER-REXH’A” NË TË CILËN BESOJNË RAFIDITËT?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA “ET-TUKJJETU” TEK RAFIDITËT?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA “ET TINETU”, NË TË CILËN BESOJNË RAFIDITËT?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NDAJ EHLU SUNETIT?
     ÇFARË ËSHTË BESIMI I RAFIDITËVE NË “MUT’AH” DHE ÇFARË VLERE KA TEK ATA?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NË NEXHEF DHE NË QERBELA DHE ÇFARË ËSHTË VLERA E VIZITËS SË TYRE (SIPAS TYRE)?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NDAJ DITËS SË ASHUREVE DHE ÇFARË VLERE KA TEK ATA?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NË “EL-BEJ’A” (BESËLIDHJE)?
     ÇFARË JANË PIKAT E DALLIMIT MES SHI’ITËVE RAFIDITË DHE EHLU SUNETIT?
     ÇFARË ËSHTË VENDIMI I AFRIMIT MES EHLU SUNETIT MONOTEISTË DHE RAFIDITËVE POLITEISTË?
     ÇFARË JANË MENDIMET E DIJETARËVE TË MËHERSHËM E TË MËVONSHËM NDAJ RAFIDITËVE?
     TRILLIMET E RAFIDITËVE NË TEKSTE SUREJA VILAJE E SHPIKUR
     PLLAKA (LEVH) E FATIMES E SHPIKUR
     DUAJA E DY IDHUJVE TË KUREJSHËVE
     PASTHËNIE
     BIBLIOGRAFIA
     WEB-FAQE TË RËNDËSISHME
 
ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NDAJ EHLU SUNETIT?

Besimi i rafiditëve bazohet në lejimin e marrjes së pasurisë dhe derdhjes së gjakut të Ehlu Sunetit. Transmeton es-Saduk në “El-Ilel” bartur nga Davud bin Furkad, i cili thotë: “I kam thë­në Ebu Abdullahut: Çfarë thua për nasibiun (shiko më posh­të kuptimin e tij)? Ai tha: Gjaku i tij është hallall, për të të ruaj­tur ty, nëse mundesh rrëzoje murin mbi të, apo ta zhytësh në det e të mos dëshmojë kundër teje, bëje atë. Pastaj i thashë: Çfarë mendon për pasurinë e tij? Ai tha: Po që se ke mundësi, merrja atë.”[1]

Rafiditët mendojnë se vetëm fëmijët e tyre janë të pastër. Hashim el-Bahranij përmend në tefsirin e tij “El-Burhan”, nga Mejthem bin Jahja, nga Xhafer bin Muhammed, i cili ka thë­në: “Sa herë që lind ndonjë fëmijë, pranë tij qëndron një shej­tan. Nëse merret vesh që ai fëmijë është nga shi’itët tanë, lar­go­het ai shejtan. E nëse nuk është nga shi’itët tanë, atëherë shejtani ia fut gishtin tregues në prapanicë, nëse fëmija është mash­kull, dhe ai do të bëhet homoseksual. Ndërsa, në rast se është femër, ia vendos gishtin në organin gjenital dhe ajo do të bëhet lavire. Për këtë arsye fëmija qanë tmerrshëm me ras­tin e daljes nga barku i nënës.”[2]

Rafiditët i llogaritin të gjithë njerëzit si fëmijë jashtë­mar­te­sorë, me përjashtim të shi’itëve!! El-Kulejni përmend në librin e tij “Err-rrevdatu min el-Kafi”, ku transmeton nga Ebu Ham­zete, nga Ebu Xhafri alejhi selam, i cili ka thënë: “I thashë atij: Disa nga njerëzit tanë shpifin dhe ofendojnë kundër­shta­rët e tyre. Ai më tha mua le të shmangen nga më e bukura. Pas­taj tha: Për Zotin, o Ebu Hamza, të gjithë njerëzit janë fë­mijë jashtëmartesorë, përveç shi’itëve tanë.”[3]

Madje, shi’itët mendojnë se kufri i Ehlu Sunetit është më i rëndë se kufri i çifutëve dhe i të krishterëve, ngase ata (çifutët dhe të krishterët) janë kafirë që nga fillimi, kurse këta (Ehlu Suneti) janë kafirë dezertorë e renegatë,[4] e që ky kufër është më i rëndë, siç janë të pajtimit të gjithë. Për këtë shi’itët bash­kë­punojnë çdoherë me kafirët kundër muslimanëve, sikur e dëshmon çdoherë historia.[5]

Përmendet në librin “Uesail esh-shiati” se el-Fudajl bin Je­sar ka thënë: E kam pyetur Ebu Xhaferin për femrën e rafiditëve: ‘A e martoj për nasibiun?’ Ai tha: ‘Jo, sepse ai është kafir.’[6]

Sipas Ehlu Sunetit, nasibi është ai, i cili e urren Aliun (Alla­hu qoftë i kënaqur me të!), mirëpo rafiditët i quajnë sunitët me këtë emër, ngase ata (sunitët) thonë se imamati së pari i takon Ebu Bekrit, pastaj Umerit, pastaj Uthmanit e më pastaj Aliut, edhe pse renditja e Ebu Bekrit dhe Umerit para Aliut ka qenë në kohën e të të Dërguarit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!).

Argument për këtë është fjala e Ibën Umerit: “I zgjidhnim më të mirët në mesin e njerëzve në kohën e të të Dërguarit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!), dhe e renditnim Ebu Bekrin, e pastaj Umerin, e pastaj Uthmanin.” Shënon Buhariu.

Et-Taberani[7] lidhur me këtë shton në “El-Kebir”: “Pej­gam­­beri (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!) e dinte këtë dhe nuk e mohonte.”

Edhe te Ibën Asakir po ashtu shënohet: “I dallonim dhe i ren­ditnim Ebu Bekrin, pastaj Umerin, pastaj Uthmanin, e pas­taj Aliun.”

Ahmedi[8] dhe të tjerët transmetojnë nga Aliu (Allahu qoftë i kë­naqur me të!), i cili ka thënë: “Më i miri i këtij Umeti pas Pej­gam­berit është Ebu Bekri, pastaj Umeri, dhe po të doja, do t’ua tregoja edhe të tretin.”

Dhehebiu thotë: Ky transmetim është mutevatir[9].[10]

 



[1] “El-Mehasin en-Nefsanijeh”, fq. 166.

[2] “Tefsir el-Burhan” – Hashim el-Bahranij, 2/300.

[3] “Er-Reudatu min el-Kafi” – el-Kulejni, 8/285.

[4] D.m.th. dalja e njeriut nga Islami e të bëhet kafir pasi që ishte musli­man, madje të punojë e luftojë kundër Islamit (sh.p.).

[5] Shejhul Islam Ibën Tejmije thotë: Rafiditët bashkëpunuan me tatarët kundër muslimanëve kur ata sulmuan vendet islame, shiko: “El-fetava”, 35/151. Po ashtu shiko edhe librin: “Kejfe Dehale et-Teter bilad el-musli­min” (Si hynë tatarët në vendet islame) të autorit Sulejman Hamed el-Av­deh. Vëlla musliman, shiko se si u bashkuan shi’itët e Irakut me oku­pa­to­rët, dhe elita shi’ite përkrahu masakrën e bërë ndaj Ehlu Sunetit në Fa­lluxha dhe në rajonet tjera të banuara me sunitë.

[6] “Uesail esh-Shiati” – El-Hurr el-Amili, 7/431. “Et-Tehdhib”, 7/303.

[7] Dijetar islam (sh.p.).

[8] Dijetar islam (sh.p.).

[9] “Et-Ta’likatu ala Metni lum’at el-I’tikad” i dijetarit tonë të mirënjohur Abdullah el-Xhibrin, fq. 91.

[10] Mutevatir është hadithi, i cili arrin te ne përmes shumë rrugëve të tran­s­metimit. Ky lloj i haditheve pranohet nga të gjithë pa asnjë dyshim (sh.p.).


 

 
Retour a la page principale
قسم الأخـبـار :: الدفاع عن السنة