DISA BINDJE TË SHI’ITËVE
Abdullah bin Muhammed  
  numrin e vizitave : 72620  
DISA BINDJE TË SHI’ITËVE
     DISA BINDJE TË SHI’ITËVE
     PËLQIMI I DIJETARIT TË NDERUAR, ABDULAZIZ BIN ABDULLAH BIN BAZ
     PARATHËNIE
     KUSH JANË RAFIDITËT? KUR ËSHTË PARAQITUR SEKTI I RAFIDITËVE?
     PSE JANË QUAJTUR SHI’ITËT ME EMRIN RAFIDITË?
     NË SA GRUPE NDAHEN RAFIDITËT?
     ÇFARË ËSHTË BESIMI “EL-BEDA” I RAFIDITËVE?
     BESIMI I I RAFIDITËVE ÇFARË ËSHTË BESIMI I RAFIDITËVE NË CILËSITË E ALLAHUT?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NDAJ KUR’ANIT, I CILI GJENDET NË DUART TONA, DHE PËR TË CILIN ALLAHU KA PREMTUAR SE DO TA RUAJË?
     ÇFARË ËSHTË BESIMI I RAFIDITËVE NË SAHABËT E TË TË DËRGUARIT (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!)?
     ÇFARË JANË PIKAT E PËRGJASIMIT NË MES TË ÇIFUTËVE DHE RAFIDITËVE?
     ÇFARË ËSHTË BESIMI I RAFIDITËVE NË IMAMË?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA “ER-REXH’A” NË TË CILËN BESOJNË RAFIDITËT?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA “ET-TUKJJETU” TEK RAFIDITËT?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA “ET TINETU”, NË TË CILËN BESOJNË RAFIDITËT?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NDAJ EHLU SUNETIT?
     ÇFARË ËSHTË BESIMI I RAFIDITËVE NË “MUT’AH” DHE ÇFARË VLERE KA TEK ATA?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NË NEXHEF DHE NË QERBELA DHE ÇFARË ËSHTË VLERA E VIZITËS SË TYRE (SIPAS TYRE)?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NDAJ DITËS SË ASHUREVE DHE ÇFARË VLERE KA TEK ATA?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NË “EL-BEJ’A” (BESËLIDHJE)?
     ÇFARË JANË PIKAT E DALLIMIT MES SHI’ITËVE RAFIDITË DHE EHLU SUNETIT?
     ÇFARË ËSHTË VENDIMI I AFRIMIT MES EHLU SUNETIT MONOTEISTË DHE RAFIDITËVE POLITEISTË?
     ÇFARË JANË MENDIMET E DIJETARËVE TË MËHERSHËM E TË MËVONSHËM NDAJ RAFIDITËVE?
     TRILLIMET E RAFIDITËVE NË TEKSTE SUREJA VILAJE E SHPIKUR
     PLLAKA (LEVH) E FATIMES E SHPIKUR
     DUAJA E DY IDHUJVE TË KUREJSHËVE
     PASTHËNIE
     BIBLIOGRAFIA
     WEB-FAQE TË RËNDËSISHME
 
ÇFARË ËSHTË BINDJA “ET TINETU”, NË TË CILËN BESOJNË RAFIDITËT?

Me fjalën “et-tinetu” rafiditët kanë për qëllim dheun e varrit të Husejnit (Allahu qoftë i kënaqur me të!).

Këtë e transmeton njëri prej tyre, i cili quhet Muhammed en-Nu’man el-Harithi, i njohur me ofiqin “Shejh Mufid”, në librin e tij të njohur “El-Mezar” nga Ebu Abdullahu, i cili ka thënë: “Dheu i varrit të Husejnit është ilaç dhe shërim për çdo sëmundje. Ai është ilaçi më i madh.”

Abdullahu ka thënë: Fërkojini dhëmbët e fëmijëve tuaj me dheun e varrit të Husejnit.

Ai gjithashtu ka thënë: “Janë sjellë te Ebu el-Hasen er-Rida disa rroba nga Horasani, e në të kishte dhé. I është thënë të deleguarit: ‘Ç’është kjo?’ Ai tha: ‘Ky është dheu i varrit të Hu­­sejnit.’ Nuk dërgonte asgjë nga rrobat e tij apo diçka tjetër, e të mos vendoste në të dhé. Thoshte se, kjo është mbrojtje me lejen e Allahut të Lartësuar.”

Thuhet se një njeri e ka pyetur es-Sadik për marrjen e dhe­ut nga varri Husejnit, ndërsa es-Sadik ka thënë: Kur ta ma­rrësh thuaj: O Zoti im, të lus Ty me të drejtën e melekut që ia ka marrë shpirtin, me të drejtën e pejgamberit që e mblodhi (deponoi) atë, dhe me të drejtën e të porositurit (me testament) që zuri vend në të, të dërgosh salavat mbi Muhammedin, e mbi familjen e Muhammedit dhe ta bësh atë shërim prej çdo sëmundjeje, siguri nga çdo frikë dhe mbrojtje nga çdo e keqe!

Është pyetur Ebu Abdullahu për përdorimin e dheut të va­rrit të Hamzës dhe varrit të Husejnit, dhe dallimin mes tyre, ai ka thënë: “Tespitë e bëra nga dheu i varrit të Husejnit bëjnë tespihë kur i mban në dorë edhe kur ti nuk bën tespihë me to.”[1]

Rafiditët, po ashtu, besojnë se shi’iti është krijuar prej një lloji special të dheut, ndërsa suniti[2] është krijuar prej një lloji tjetër. E më pastaj është bërë përzierja e tyre në një formë të cak­tuar, e që nga kjo rezulton se çdo e keqe dhe mëkat i shi’itit është nga ndikimi i dheut të sunitit, e në të njëjtën kohë çdo e mirë dhe besnikëri e sunitit është nga ndikimi i dheut të shi’itit. Për këtë, në Ditën e Gjykimit, të këqijat dhe mëkatet e shi’itit do t’i ngarkohen sunitit, kurse të mirat e sunitit do t’i jepen shi’itit.[3]

 



[1] “Kitab el-Mezar” i dijetarit të tyre të quajtur Shejh el-Mufid, fq. 125.

[2] Pjestar i Ehlu Sunetit (sh.p.).

[3] “Ilel esh-Sherai’”, fq. 490-491. “Bihar el-Envar”, 5/247-248.


 

 
Retour a la page principale
قسم الأخـبـار :: الدفاع عن السنة