DISA BINDJE TË SHI’ITËVE
Abdullah bin Muhammed  
  numrin e vizitave : 73243  
DISA BINDJE TË SHI’ITËVE
     DISA BINDJE TË SHI’ITËVE
     PËLQIMI I DIJETARIT TË NDERUAR, ABDULAZIZ BIN ABDULLAH BIN BAZ
     PARATHËNIE
     KUSH JANË RAFIDITËT? KUR ËSHTË PARAQITUR SEKTI I RAFIDITËVE?
     PSE JANË QUAJTUR SHI’ITËT ME EMRIN RAFIDITË?
     NË SA GRUPE NDAHEN RAFIDITËT?
     ÇFARË ËSHTË BESIMI “EL-BEDA” I RAFIDITËVE?
     BESIMI I I RAFIDITËVE ÇFARË ËSHTË BESIMI I RAFIDITËVE NË CILËSITË E ALLAHUT?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NDAJ KUR’ANIT, I CILI GJENDET NË DUART TONA, DHE PËR TË CILIN ALLAHU KA PREMTUAR SE DO TA RUAJË?
     ÇFARË ËSHTË BESIMI I RAFIDITËVE NË SAHABËT E TË TË DËRGUARIT (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!)?
     ÇFARË JANË PIKAT E PËRGJASIMIT NË MES TË ÇIFUTËVE DHE RAFIDITËVE?
     ÇFARË ËSHTË BESIMI I RAFIDITËVE NË IMAMË?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA “ER-REXH’A” NË TË CILËN BESOJNË RAFIDITËT?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA “ET-TUKJJETU” TEK RAFIDITËT?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA “ET TINETU”, NË TË CILËN BESOJNË RAFIDITËT?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NDAJ EHLU SUNETIT?
     ÇFARË ËSHTË BESIMI I RAFIDITËVE NË “MUT’AH” DHE ÇFARË VLERE KA TEK ATA?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NË NEXHEF DHE NË QERBELA DHE ÇFARË ËSHTË VLERA E VIZITËS SË TYRE (SIPAS TYRE)?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NDAJ DITËS SË ASHUREVE DHE ÇFARË VLERE KA TEK ATA?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NË “EL-BEJ’A” (BESËLIDHJE)?
     ÇFARË JANË PIKAT E DALLIMIT MES SHI’ITËVE RAFIDITË DHE EHLU SUNETIT?
     ÇFARË ËSHTË VENDIMI I AFRIMIT MES EHLU SUNETIT MONOTEISTË DHE RAFIDITËVE POLITEISTË?
     ÇFARË JANË MENDIMET E DIJETARËVE TË MËHERSHËM E TË MËVONSHËM NDAJ RAFIDITËVE?
     TRILLIMET E RAFIDITËVE NË TEKSTE SUREJA VILAJE E SHPIKUR
     PLLAKA (LEVH) E FATIMES E SHPIKUR
     DUAJA E DY IDHUJVE TË KUREJSHËVE
     PASTHËNIE
     BIBLIOGRAFIA
     WEB-FAQE TË RËNDËSISHME
 
ÇFARË ËSHTË BINDJA “ER-REXH’A” NË TË CILËN BESOJNË RAFIDITËT?

Rafiditët e shpikën idenë e “kthimit.”

El-Mufidi[1] thotë: “Imamitët janë të pajtimit në doemos­dosh­­mërinë e kthimit të shumë të të vdekurve.”[2]

E kjo bindje është se, do të ngritet imami i tyre i fundit, i cili quhet “I ngrituri” (el-kaim), në kohën e fundit, do të dalë nga nëntoka (ndërtesë nën tokë, e cila zakonisht bëhet për stre­­him në të) e do t’i therë të gjithë armiqtë e tij dhe do t’ia kthejë shi’itëve të drejtat e tyre, të cilat ua kanë marrë me dhu­në grupet tjera gjatë shekujve.[3]

Es-Sejjid el-Murteda[4] thotë në librin e tij të quajtur “El-Mesail en-Nasirije” se Ebu Bekri dhe Umeri do të kryqëzohen në atë kohë, në një dru, në kohën e Mehdiut (imami i tyre i dy­­mbëdhjetë), të cilin e quajnë I ngrituri nga Al Muhammed.[5]

Ai dru është i njomë para kryqëzimit, e do të bëhet i thatë pas kryqëzimit.[6]

El-Mexhlisij[7] në librin e tij të titulluar “Hakk el-Jekin” tre­­­gon nga Muhammed el-Bakir: “Kur të paraqitet Mehdiu, ai do ta ngjallë Aishen, nënën e besimtarëve, dhe do ta ekze­ku­tojë e do t’i japë dënimin e moralit me gurëzim.”[8]

Më vonë, ata e zgjeruan botëkuptimin e “kthimit”, duke thënë se do të kthehen të gjithë shi’itët së bashku me imamët e tyre, me armiqtë e tyre dhe po ashtu me prijësit e tyre.

Ky besim i shtrembër zbulon zilinë dhe smirën e fshehur në shpirtrat e tyre, të cilin e shprehin me këta rreshta dhe ngja­shëm me ta. Seb’itët e morën këtë besim si mjet të mohimit të Ditës së Gjykimit.

Synimi i “kthimit” është hakmarrja ndaj armiqve të shi’itë­ve. Por, kush janë armiqtë e shi’itëve?!

Ky transmetim, i nderuari vëlla musliman, ta shpjegon zili­në dhe smirën e rafiditëve ndaj Ehlu Sunetit, si dhe miqësinë dhe lojalitetin e tyre që kanë ndaj çifutëve dhe të krishterëve:

El-Mexhlisij përmend në librin e tij “Bihar el-Envar” tran­s­me­timin nga Ebu Busajr, e ky nga Ebu Abdullahu alejhi se­lam, i cili ka thënë: Më ka thënë mua: O Ebu Muhammed, unë sikur po e shoh zbritjen e el-kaim (të ngriturit) në xhaminë Seh­­le me anëtarët dhe familjen e tij... deri te fjalët... I thashë: Çfarë do të bëhet me ehlu dhimmeh[9] në kohën e tij? Tha: Do të lidh marrëveshje paqeje me ta, sikur që ka vepruar edhe i Dërguari (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!), do të pa­guaj­në xhizjen[10] duke qenë të nënçmuar.

I thashë: Çka ndaj atyre që ju shpallin armiqësi? Ai tha: Jo, o Ebu Muhammed, ata që na kundërshtojnë nuk do të kenë fat e as hise në shtetin tonë, Allahu na e ka lejuar derdhjen e gja­kut të tyre me rastin e shfaqjes së el-kaim (të ngriturit). Për sot, kjo është e ndaluar për ne dhe për ju, dhe mos të të mash­trojë askush. Kur të ngritet el-kaim (i ngrituri) ynë, do të hak­merret për Allahun, të Dërguarin e tij dhe për të gjithë ne.[11]

Shiko vëlla musliman se si Mehdiu shi’it do të bëjë paqe me çifutët dhe të krishterët, e në anën tjetër do t’i luftojë të gji­thë kundërshtarët e tij nga Ehlu Suneti.

Mund të thotë dikush: Ky kërcënim iu dedikohet atyre që shfa­qin armiqësi ndaj Ehlu Bejtit, ndërsa Ehlu Suneti nuk shfa­­qin armiqësi ndaj Ehlu Bejtit, andaj dhe nuk i përfshin ky kër­cënim, që lejon derdhjen e gjakut Mehdiut rafidit.

Ne i themi: Është vërtetuar me transmetime të shumta tek rafiditët se me këtë armiqësi synohen vetë Ehlu Suneti.

Për të ditur më shumë rreth kësaj teme shiko librin “El-Me­hasin en-Nefsanijjeti” të autorit Husejn El Usfur ed-Drazij el-Bahranij si dhe librin “Esh-Shihab eth-Thakib fi Bejan Ma’na en-Nasib” të autorit Jusuf el-Bahranij.

 



[1] Dijetar i shi’itëve (sh.p.).

[2] “Evail el-Mekalat” – el-Mufid, fq. 51.

[3] “El-Hutut el-Aridah” - Muhibbuddin el-Hatib, fq. 80.

[4] Dijetar i shi’itëve (sh.p.).

[5] Familja e Muhammedit dhe pasardhësit e tij (sh.p.).

[6] “Evail el-Mekalat” i dijetarit të tyre të ashtuquajtur el-Mufid, fq. 95.

[7] Dijetar i shi’itëve (sh.p.).

[8] “Hakk el-Jekin” - Muhammed el-Bakir el-Mexhlisij, fq. 347.

[9] Jomusliamnët në shtetin islam (sh.p.).

[10] Taksë vjetore që jomuslimanët që jetojnë në shtetin islam paguajnë ndaj shtetit islam për siguri dhe jetesë.

[11] “Bihar el-Envar” - el-Mexhlisij, 52/376.


 

 
Retour a la page principale
قسم الأخـبـار :: الدفاع عن السنة