DISA BINDJE TË SHI’ITËVE
Abdullah bin Muhammed  
  numrin e vizitave : 71623  
DISA BINDJE TË SHI’ITËVE
     DISA BINDJE TË SHI’ITËVE
     PËLQIMI I DIJETARIT TË NDERUAR, ABDULAZIZ BIN ABDULLAH BIN BAZ
     PARATHËNIE
     KUSH JANË RAFIDITËT? KUR ËSHTË PARAQITUR SEKTI I RAFIDITËVE?
     PSE JANË QUAJTUR SHI’ITËT ME EMRIN RAFIDITË?
     NË SA GRUPE NDAHEN RAFIDITËT?
     ÇFARË ËSHTË BESIMI “EL-BEDA” I RAFIDITËVE?
     BESIMI I I RAFIDITËVE ÇFARË ËSHTË BESIMI I RAFIDITËVE NË CILËSITË E ALLAHUT?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NDAJ KUR’ANIT, I CILI GJENDET NË DUART TONA, DHE PËR TË CILIN ALLAHU KA PREMTUAR SE DO TA RUAJË?
     ÇFARË ËSHTË BESIMI I RAFIDITËVE NË SAHABËT E TË TË DËRGUARIT (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!)?
     ÇFARË JANË PIKAT E PËRGJASIMIT NË MES TË ÇIFUTËVE DHE RAFIDITËVE?
     ÇFARË ËSHTË BESIMI I RAFIDITËVE NË IMAMË?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA “ER-REXH’A” NË TË CILËN BESOJNË RAFIDITËT?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA “ET-TUKJJETU” TEK RAFIDITËT?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA “ET TINETU”, NË TË CILËN BESOJNË RAFIDITËT?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NDAJ EHLU SUNETIT?
     ÇFARË ËSHTË BESIMI I RAFIDITËVE NË “MUT’AH” DHE ÇFARË VLERE KA TEK ATA?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NË NEXHEF DHE NË QERBELA DHE ÇFARË ËSHTË VLERA E VIZITËS SË TYRE (SIPAS TYRE)?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NDAJ DITËS SË ASHUREVE DHE ÇFARË VLERE KA TEK ATA?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NË “EL-BEJ’A” (BESËLIDHJE)?
     ÇFARË JANË PIKAT E DALLIMIT MES SHI’ITËVE RAFIDITË DHE EHLU SUNETIT?
     ÇFARË ËSHTË VENDIMI I AFRIMIT MES EHLU SUNETIT MONOTEISTË DHE RAFIDITËVE POLITEISTË?
     ÇFARË JANË MENDIMET E DIJETARËVE TË MËHERSHËM E TË MËVONSHËM NDAJ RAFIDITËVE?
     TRILLIMET E RAFIDITËVE NË TEKSTE SUREJA VILAJE E SHPIKUR
     PLLAKA (LEVH) E FATIMES E SHPIKUR
     DUAJA E DY IDHUJVE TË KUREJSHËVE
     PASTHËNIE
     BIBLIOGRAFIA
     WEB-FAQE TË RËNDËSISHME
 
ÇFARË ËSHTË BESIMI I RAFIDITËVE NË IMAMË?

Rafiditët pretendojnë se imamët janë të mbrojtur nga gabimet dhe se ata e dinë të fshehtën.

El-Kulejni citon në “Usul el-Kafi”: “Ka thënë Imami Xha­fer es-Sadik: Ne jemi depo e dijes së Allahut, ne jemi inter­pre­­tues të çështjes - urdhërit të Allahut. Ne jemi të ruajtur, ësh­­të dhënë urdhër që të na pasoni, dhe është ndaluar të na kun­­dërshtoni. Ne jemi argument i qartë i Allahut për të gjithë ata që janë në tokë e deri në qiell.”[1]

El-Kulejni transmeton në “El-Kafi” në kapitullin “Imamët kur duan të dinë, e dinë”, nga Xhaferi se ai ka thënë: “Imami nëse do të dijë për diçka, e di, dhe se imamët e dinë edhe ko­hën kur do të vdesin, madje ata nuk vdesin përveç se me dë­shirën dhe zgjedhjen e tyre.”[2]

Homeini i humbur përmend në librin e tij “Tahrir el-Ues­i­leti” dhe thotë: “Imami ka një vend të lavdëruar dhe një pozitë të lartë, ka një strukturë udhëheqëse që i nënshtrohet sun­dimit të tij çdo grimcë e gjithësisë.” Po ashtu thotë: “Ne me Allahun kemi ndërmjetësues – d.m.th. 12 imamët ithna ashe­ritë – dhe nuk e arrin pozitën e tyre asnjë melek, e as ndonjë pejgamber i dërguar.”[3]

Gjendja në teprimin e rafiditëve në ngritjen dhe lavdërimin e imamëve të tyre vazhdon edhe më tej duke i llogaritur ata më të vlefshëm sesa të gjithë pejgamberët, me përjashtim të Mu­ham­medit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!).

El-Mexhlisij përmend në librin e tij “Mir’atu el-Ukul” dhe thotë: “Ata janë më të vlefshëm dhe më të respektuar se të gji­thë pejgamberët, me përjashtim të Pejgamberit tonë, Muham­me­dit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!).”[4]

Teprimi i rafiditëve nuk ndalet vetëm me kaq, por thonë se imamët kanë sundimin strukturor. El-Hav’ij përmend në librin e tij “Misbah el-Fekaheti” dhe thotë: Është e qartë dhe nuk ka dyshim në pushtetin e tyre ndaj të gjitha krijesave, sikur që kup­tohet nga argumentet, për shkak se ata janë ndërmjetësues në krijimin dhe ekzistimin e tyre. Ata janë shkak i krijimit, po të mos ishin ata, nuk do të krijoheshin tërë këta njerëz, mirëpo u krijuan për shkakun e tyre dhe për ata ekzistojnë. Ata janë shkak i shtimit, madje atyre u takon pushteti strukturor te Kri­juesi. Ky pushtet është karshi pushtetit të Allahut të Lartësuar ndaj krijesave.”[5]

Kërkojmë mbrojtjen e Allahut që të na ruajë nga ky teprim dhe devijim!! Si mund të jenë imamët ndërmjetësues në kri­jim? Si mund të jenë imamët shkak i ekzistimit? Si mund të je­në imamët shkak i krijimit të njerëzve? Si krijohen njerëzit për hir të imamëve, ndërsa Allahu i Lartësuar thotë:

“Unë nuk krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë.” [6]

Kërkojmë mbrojtjen e Allahut që të na ruajë nga këto bin­dje të devijuara që janë larg Kur’anit dhe Sunetit të pastër.

Shejhul Islam Ibën Tejmije thotë: “Rafiditët besojnë se feja ësh­të lënë në duart e parisë fetare, hallall është çka e shohin hallall ata, e haram është çka e shohin haram ata, dhe se fe ësh­të tërë ajo çka ata thonë.”[7]

Vëlla lexues, nëse don ta shohësh kufrin, shirkun dhe tepri­min e tyre, Allahu na ruajtë prej tyre, lexoji këta rreshta të poezisë së njërit prej dijetarëve të tyre bashkëkohor Ibrahim el-Alimi, të cilat ia kushtoi Ali bin Ebu Talibit (Allahu qoftë i kënaqur me të!):

O Ebu Hasan ti je syri i Allahut

Dhe shenjë e fuqisë së tij të lartë

Ti je i cilësuar me dijen e të fshehtave

A të fshehet ty ndonjë e fshehtë

Kur ti je udhëheqës i orbitës

Detërat e saj të mëdhenj janë për ty

Urdhri është i yti, e nëse do i ngjall nesër

E nëse do e kap për flokësh mbi ballin.

Thotë një tjetër, i cili quhet Ali bin Sulejman el-Mezidi du­ke e lavdëruar Ali bin Ebu Talibin (Allahu qoftë i kënaqur me të!):

O Ebu Hasan ti je bashkëshort i të përkushtuarave

Pranë Allahut dhe shpirt i të të dërguarit

Dritë e përsosmërisë dhe diell i mendjeve

Rob i Zotit e ti je mbret

Të ka thirrur Pejgamberi në ditën e ngrystë

Ka porositur me tekst për ty në çështjen e veçantë-gadirë

Se ti për besimtarët je udhëheqës (emir)

Pas pushtetit të tij të bëri ty pasues

Tek ti kthehen të gjitha çështjet

Ti je i dijshëm se çfarë përmbajnë gjoksat

Ti i nxjerr çka ka në varreza

Vendimi i kijametit me argument të takon ty

Ti je dëgjuesi ti je shikuesi

Ti je i plotfuqishëm mbi çdo gjë

Po të mos ishe ti nuk do të lëvizte yll

As gjithësia nuk do të sillej pa urdhrin tënd

Ti për çdo krijesë je i dijshëm

Ti je folës i të përkushtuarve

Po të mos ishe ti nuk do të ishte Musa folës

Folës i drejtpërdrejtë, i Lartë është ai që të krijoi

Do ta shohësh sekretin e emrit tënd në botëra

Dashuria jote është sikur dielli mbi balle

Ndërsa, urrejtja jote është ndaj atyre që urrejnë

Si katrani i zi, e nuk shpëton ai që të urren ty

Kush ishte ai dhe kush do të jetë ai

Nuk ka pejgamber e as të dërguar

As lapsi e pllaka, e botërat

Të gjithë janë robër të nënshtruar vetëm ty

Ebu Hasan, o drejtues i ekzistencës

Shpellë e të të përndjekurve dhe strehimore e grupeve.

Shuajtës i etjes së të dashurve tu në ditën kur do të vijnë të gjithë

Ai që të refuzon ty e ka refuzuar ringjalljen

O Ebu Hasan, o lartësia e krenarisë

Zotërimi yt është ndriçues për mua në tyrben time

Emri yt është ndjenjë e lartë për mua në vështirësi

Dashuria jote më fut mua në xhenetin tënd

Me ty më shtohet përjetimi i thellë

 Kur vjen urdhri i Zotit të Lartë

Thirrësi thërret nisuni, nisuni

 Larg qoftë të lihet kush mbrohet me ty.

 

A thua një musliman, i cili i përmbahet Islamit, i thotë këto fjalë. Për Zotin as njerëzit e injorancës (para Islamit) nuk ishin në këtë shkallë të shirkut, kufrit e teprimit, në të cilin ka rënë ky rafidit i humbur!

 



[1] “Usul el-Kafi” – El-Kulejni, 1/165.

[2] “Usul el-Kafi” – El-Kulejni, 1/258.

[3] “Tahrir el-Uesileti” – Homeini, fq. 52 dhe fq. 94.

[4] “Mir’atu el-Ukul fi Sherh Ahbar al er-Resul” – el-Mexhlisij, 2/290.

[5] “Misbah el-Fekaheti” – Ebu el-Kasim el-Hav’ij, 5/33.

[6] Dharijat, 56.

[7] “Minhaxh es-Sunneh” - Shejhul Islam Ibën Tejmije, 1/482.


 

 
Retour a la page principale
قسم الأخـبـار :: الدفاع عن السنة