DISA BINDJE TË SHI’ITËVE
Abdullah bin Muhammed  
  numrin e vizitave : 73556  
DISA BINDJE TË SHI’ITËVE
     DISA BINDJE TË SHI’ITËVE
     PËLQIMI I DIJETARIT TË NDERUAR, ABDULAZIZ BIN ABDULLAH BIN BAZ
     PARATHËNIE
     KUSH JANË RAFIDITËT? KUR ËSHTË PARAQITUR SEKTI I RAFIDITËVE?
     PSE JANË QUAJTUR SHI’ITËT ME EMRIN RAFIDITË?
     NË SA GRUPE NDAHEN RAFIDITËT?
     ÇFARË ËSHTË BESIMI “EL-BEDA” I RAFIDITËVE?
     BESIMI I I RAFIDITËVE ÇFARË ËSHTË BESIMI I RAFIDITËVE NË CILËSITË E ALLAHUT?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NDAJ KUR’ANIT, I CILI GJENDET NË DUART TONA, DHE PËR TË CILIN ALLAHU KA PREMTUAR SE DO TA RUAJË?
     ÇFARË ËSHTË BESIMI I RAFIDITËVE NË SAHABËT E TË TË DËRGUARIT (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!)?
     ÇFARË JANË PIKAT E PËRGJASIMIT NË MES TË ÇIFUTËVE DHE RAFIDITËVE?
     ÇFARË ËSHTË BESIMI I RAFIDITËVE NË IMAMË?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA “ER-REXH’A” NË TË CILËN BESOJNË RAFIDITËT?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA “ET-TUKJJETU” TEK RAFIDITËT?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA “ET TINETU”, NË TË CILËN BESOJNË RAFIDITËT?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NDAJ EHLU SUNETIT?
     ÇFARË ËSHTË BESIMI I RAFIDITËVE NË “MUT’AH” DHE ÇFARË VLERE KA TEK ATA?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NË NEXHEF DHE NË QERBELA DHE ÇFARË ËSHTË VLERA E VIZITËS SË TYRE (SIPAS TYRE)?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NDAJ DITËS SË ASHUREVE DHE ÇFARË VLERE KA TEK ATA?
     ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NË “EL-BEJ’A” (BESËLIDHJE)?
     ÇFARË JANË PIKAT E DALLIMIT MES SHI’ITËVE RAFIDITË DHE EHLU SUNETIT?
     ÇFARË ËSHTË VENDIMI I AFRIMIT MES EHLU SUNETIT MONOTEISTË DHE RAFIDITËVE POLITEISTË?
     ÇFARË JANË MENDIMET E DIJETARËVE TË MËHERSHËM E TË MËVONSHËM NDAJ RAFIDITËVE?
     TRILLIMET E RAFIDITËVE NË TEKSTE SUREJA VILAJE E SHPIKUR
     PLLAKA (LEVH) E FATIMES E SHPIKUR
     DUAJA E DY IDHUJVE TË KUREJSHËVE
     PASTHËNIE
     BIBLIOGRAFIA
     WEB-FAQE TË RËNDËSISHME
 
ÇFARË JANË PIKAT E PËRGJASIMIT NË MES TË ÇIFUTËVE DHE RAFIDITËVE?

Shejhul Islam Ibën Tejmije, (Allahu e mëshiroftë), thotë: “Argument për këtë është se sprova (belaja) e rafiditëve është si sprova (belaja) e çifutëve.

Çifutët thonë: Nuk bën të bëhet mbret askush, përveç se nga familja Al Davud.[1]

Po ashtu edhe rafiditët thonë: Nuk bën të bëhet imam as­kush, përveç se nga pasardhësit e Aliut.

Çifutët thonë: Nuk ka xhihad në rrugën e Allahut derisa të paraqitet Dexhalli dhe të zbresë shpata.

Rafiditët thonë: Nuk ka xhihad në rrugën e Allahut derisa të paraqitet Mehdiu dhe të thërras një thirrës nga qielli.

Çifutët e vonojnë lutjen (faljen e tyre) derisa të paraqiten e përzihen yjet.

Po ashtu edhe rafiditët e vonojnë namazin e akshamit (mbrëm­jes) derisa të paraqiten e përzihen yjet, e hadithi thotë:

“Umeti im do të vazhdojë në natyrshmëri derisa nuk e vonojnë namazin e akshamit (mbrëmjes) deri në para­qitjen e yjeve.”[2]

Çifutët e ndryshuan Tevratin, edhe rafiditët e ndryshuan Kur’anin.

Çifutët nuk e shohin dhënien mes’h të mesteve, po ashtu edhe rafiditët kanë të njëjtin mendim.

Çifutët e urrejnë Xhibrilin e thonë se ai është armiku ynë prej melekëve, edhe rafiditët thonë se Xhibrili ka gabuar me shpalljen e ia ka dërguar Muhammedit.[3]

Rafiditët pajtohen edhe me të krishterët në disa sjellje të tyre, ku tek të krishterët nuk ka mehër[4] për gratë e tyre, por vetëm se i martojnë ashtu dhe kënaqen me to. Kështu edhe rafiditët martohen me nikah mut’ah[5] dhe i bëjnë hallall gratë me këtë veprim.

Çifutët dhe të krishterët janë më të mirë dhe dallojnë nga rafiditët në dy cilësi:

Janë pyetur çifutët: Kush janë më të mirët në popullin tuaj? Ata thanë: Shokët e Musës.

Janë pyetur të krishterët: Kush janë më të mirët e popullit tuaj? Ata thanë: Havarijunët - shokët e Isës.

E janë pyetur rafiditët: Kush janë më të këqinjtë e popullit tuaj? Ata thanë: Sahabët - shokët e Muhammedit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!).[6]

Shejhu Abdullah el-Xhemili në librin e tij “Bedhl el-Mexh­hud fi Mushabeheti er-Rafidati li el-Jehud” përmend aspektet e përgjasimit të rafiditëve me çifutët. Çifutët dhe rafiditët i bëjnë jobesimtarë të gjithë të tjerët dhe lejojnë derdhjen e gja­kut të tyre si dhe uzurpimin e pasurive të tyre.

Andaj dhe ky dijetar thotë: Çifutët i ndajnë njerëzit në dy grupe: Çifutët dhe popujt. Popujt janë të gjithë ata që nuk janë çi­futë. Ata pretendojnë se vetëm ata janë besimtarë, ndërsa po­pujt tjerë, sipas tyre, janë jobesimtarë e idhujtarë që nuk e njohin Allahun e Lartësuar. Në Telmud[7] ceket: Të gjithë po­pujt, me përjashtim të çifutëve, janë idhujtarë, dhe të gjitha urdhrat e mësimet hebraike janë të kësaj natyre.

Edhe vetë Isa (alejhi selam) nuk shpëtoi nga sulmi e eti­ke­ti­mi i tyre, ku në Telmud përmendet duke e cilësuar si “Jobe­sim­tar që nuk e njeh Allahun.”

Po ashtu edhe rafiditët pretendojnë se vetëm ata janë be­sim­tarë, ndërsa muslimanët tjerë janë jobesimtarë dhe rene­ga­të që nuk kanë hise në Islam.

Shkak i kësaj është se muslimanët nuk i nënshtrohen auto­ritetit të Aliut (i quajtur el-vilajetu), për të cilën gjë rafi­di­tët mendojnë se është kusht i Islamit. Andaj dhe secili që nuk i nën­shtrohet këtij autoriteti ai është kafir (jobesimtar) sipas ra­fi­ditëve, njësoj si ai që nuk shqipton shehadetin, apo mohon ndo­një prej pesë kushteve të Islamit.

Madje, el-vilajetu, sipas rafiditëve, është më primare se kush­tet tjera të Islamit. El-Berki transmeton nga Ebu Abdullahu alejhi selam, i cili ka thënë: “Nuk ka asnjë që vazhdon në rru­gën e Ibrahimit përveç nesh dhe përkrahësit tanë. Ndërsa nje­rë­zit tjerë janë shumë larg.” Ndërsa në tefsirin e el-Kumi tran­s­metohet nga Ebu Abdullahu, i cili ka thënë: “Në rrugën e Islamit nuk është askush tjetër përveç nesh dhe të tjerët deri në Ditën e Kijametit.”[8]

 



[1] Familja dhe pasardhësit e Davudit (sh.p.).

[2] Shënon Ahmedi 4/147, 5/417, 422. Ebu Davudi 418. Ibën Maxhe 689. Në “Ez-Zevaid” isnadi i tij (zinxhiri i transmetuesve) është hasen, (i mirë).

[3] Ekziston një grup, garaibitët, të cilët thonë se Xhibrili alejhi selam është melek tradhtar, ngase ia zbriti shpalljen Muhammedit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!), kurse Ali bin Ebu Talibi kishte përparësi dhe ishte më i merituar për shpalljen, dhe për këtë thonë: Tradhtoi Besniku dhe e pengoi atë (shpalljen) nga i zgjedhuri.

Shiko vëlla musliman, si shpifin dhe e sulmojnë Xhibrilin alejhi selam, me tradhti, kurse Allahu subhanehu ve teala e përshkruan atë me besnikëri, sikur që thotë: “Atë e solli shpirti besnik (Xhibrili).” (Shuara’, 193), dhe në ajetin tjetër: “Që është i respektuar atje (në mesin e engjëjve) dhe bes­nik.” (Tekuir, 21). Çfarë thua o vëlla musliman për këtë besim, në të cilin besojnë rafiditët?

[4] Mehër është pasuri e caktuar nga Allahu dedikuar gruas. Pasuri, të cilën bu­rri obligohet t’ia paguajë gruas me rastin e lidhjes së kurorës. Mehri ësh­të kusht i kurorëzimit, pa të cilin kurora është jolegjitime, për këtë ai duhet të përcaktohet në ceremoninë e kurorëzimit. Caktimi i shumës së meh­rit kthehet tek dy bashkëshortët, apo tek tradita e popullit, pagesa bë­het menjëherë (muaxh-xhel) apo më vonë (muexh-xhel), sipas marrë­veshjes së tyre. Gruaja ka të drejtë të tërhiqet nga marrja e mehrit, apo të një pjese të tij, e t’ia falë burrit, por patjetër duhet të theksohet me rastin e kurorëzimit (sh.p.).

[5] Nikah mut’ah sipas rafiditëve është kurorëzim, i cili realizohet përmes marrëveshjes së femrës dhe mashkullit që të kalojnë së bashku d.m.th. si burrë e grua me kontratë dhe pagesë, e me skadimin e afatit të kontratës pri­shet edhe kurora e tyre (sh.p.).

[6] “Minhaxh es-Sunneh” - Shejhul Islam Ibën Tejmije, 1/24.

[7] Libri më i rëndësishëm çifut (sh.p.).

[8] “Bedhl el-Mexhhud fi Mushabeheti er-Rafidati li el-Jehud” - Abdullah el-Xhemili, 2/559-567. Për më tepër mund të lexoni edhe në librin tim “Esh-Shiatu el-Ithna asherijjetu ue Tekfiruhum li Umum el-Muslimine.”


 

 
Retour a la page principale
قسم الأخـبـار :: الدفاع عن السنة